Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė
drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e
tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė
drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit
dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe
rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe
gjatė zbatimit tė tyre.
Studimi i
legjislacionit dhe
praktikės sė
ekzekutimit tė
vendimeve penale
Periudha e zbatimit:
majdhjetor 2003
Donator:
USAID
Gjatė
periudhės majdhjetor 2003, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka
zbatuar projektin "Ekzekutimi i vendimeve penale dhe nxitja e
frymės sė bashkėpunimit ndėrmjet organeve pėrgjegjėse nė kėtė
fushė-elementė tė rėndėsishėm pėr pėrmirėsimin e
respektimin e tė drejtave tė njeriut". Nė kuadėr tė
projektit u krye studimi i legjislacionit pėr ekzekutimin e
vendimeve penale dhe i praktikės sė ekzekutimit tė vendimeve
penale pėr vitin 2002 nė rrethet Durrės dhe Tiranė. Qėllimi i kėtij
projekti ishte njohja e problemeve tė ligjit dhe tė praktikės tė
cilat favorizojnė shkeljet e tė drejtave tė njeriut dhe veprimet
abuzive tė institucioneve tė ngarkuara me ligj pėr ekzekutimin e
vendimeve penale.
Nė
zbatim tė kėtij projekti KSHH-ja iu pėrmbajt misionit tė tij dhe
planit tė veprimit, pjesės Reforma nė drejtėsi tė hartuar
nga koalicioni shqiptar kundėr korrupsionit (ACAC) mbėshtetur nga
MSI dhe me financimin e USAID-it.
Objekt
vėzhgimi ishte kryesisht ekzekutimi i vendimeve penale tė formės
sė prerė me burgim dhe dėnim me gjobė. Vėzhgimi pėrfshiu
gjykatat e shkallės sė parė tė rretheve gjyqėsore Tiranė dhe
Durrės, prokuroritė pranė gjykatave tė shkallės sė parė nė kėto
rrethe, zyrat e pėrmbarimit, institucionin e redukimit nr.313 (i
cili administron vendet e paraburgimit) dhe komisariatin e policisė
Durrės.
Pėr
tė paraqitur pėrfundimet dhe rekomandimet qė ka nxjerrė nga ky
studim i legjislacionit dhe i praktikės sė ekzekutimit tė
vendimeve penale, KSHH organizoi mė 19 shkurt 2004, njė tryezė tė
rrumbullakėt nė tė cilėn ishin tė ftuar ekspertė tė
fushės sė ekzekutimit tė vendimeve penale. Nė kėtė tryezė
ishin tė pranishėm pėrfaqėsues tė lartė tė gjykatės sė
rrethit gjyqėsor Tiranė, zyrat e pėrmbarimit pranė rretheve gjyqėsore
Tiranė dhe Durrės, Avokati i Popullit, Drejtoria e Pėrgjithshme e
Burgjeve, Institucioni i Riedukimit 313, Ministria e Rendit Publik,
shoqėria civile, etj. Kjo tryezė shfaqi interes sidomos pėr ato
institucione tė cilat janė tė pėrfshira nė zinxhrin e
ekzekutimit tė vendimeve penale.
Disa
nga pėrfundimet dhe rekomandimet kryesore tė paraqitura nė kėtė
tryezė ishin:
Legjislacioni
dhe praktika e ekzekutimit tė vendimeve penale
Legjislacioni
shqiptar nė kėtė fushė ka ende nevojė pėr pėrmirėsime dhe pėr
hartimin e disa akteve normative tė munguara, me qėllim qė tė
respektohen mė mirė tė drejtat e shtetasve dhe tė parandalohen
shfaqjet abuzive dhe korruptive nė kėtė sistem.
Praktika e ekzekutimit tė vendimeve penale tė formės sė prerė
tregon se ka raste kur ligjet nuk njihen ose/dhe nuk kuptohen sa dhe
si duhet; nuk vlerėsohet rėndėsia e kėsaj faze tė procedimit,
nuk ushtrohen funksionet e caktuara me ligj. Mbikqyrja e ekzekutimit
dhe e vuajtjes sė dėnimit lė shumė pėr tė dėshiruar.
Nė mjaft raste shkelen afatet e ekzekutimit tė vendimeve penale
duke shkelur nė kėtė mėnyrė tė drejtat e personave dhe duke
nxitur veprimet korruptive.
Trajtimi i personave tė dėnuar gjatė ekzekutimit tė vendimeve
penale
Nga
vėzhgimet, takimet e drejtėpėrdrejta me tė dėnuar,
sinjalizimet, letrat dhe ankesat e tyre rezulton se prokuroria dhe
gjykatat nuk kontrollojnė/mbikqyrin, nė nivelin e kėrkesave tė kėrkuara
nga ligji, ekzekutimin e vendimeve penale me burgim.
Praktika gjyqėsore ka treguar se gjykata, jo nė pak raste, nuk pėrmbush
detyrimin ligjor pėr dėrgimin e vendimit gjyqėsor tė formės sė
prerė nė prokurori brenda afateve tė pėrcaktuara me ligj.
Gjithashtu, nuk ushtron funksionin mbikėqyrės/ kontrollues tė
drejtpėrdrejtė lidhur me vuajtjen e dėnimit me burgim nė
institucionet pėrkatėse. Njė ndėr arsyet, sipas mendimit tonė,
ėshtė se gjykatat nuk kanė njė ndarje/seksion qė tė mbulojė kėtė
natyrė ēėshtjesh.
Duhen pėrmirėsuar kushtet e punės nė procesin e vlerėsimit tė
tė dėnuarit, ambjentet e pranimit tė tyre dhe ekipet e vlerėsimit,
nė institucionet e vuajtjes sė dėnimit.
Cilėsia
e ushqimit ėshtė e dobėt. Tė dėnuarit qė nuk vizitohen nga
familjarėt e tyre nuk marrin kaloritė e nevojshme tė parashikuara
nga ligji.
Trajtimi
i tė miturve lė shumė pėr tė dėshiruar. Masat edukative nuk
mund tė zbatohen pasi nuk ėshtė ngritur ende njė institucion
edukativ pėr tė miturit qė kryejnė vepra penale dhe dėnohen me
masa edukuese. Nė vendet e paraburgimit dhe nė burgje duhet tė
krijohen kushte dhe hapėsira mė tė pėrshtatshme pėr trajtimin e
tė miturve.
Nė disa institucione nuk garantohet gjithnjė e drejta pėr kujdes
shėndetėsor pėr shkaqe tė ndryshme. Kryesisht, mungojnė mjekėt
specialistė, mungojnė ambjentet e pėrshtatshme pėr trajtim shėndetėsor,
mungojnė paisjet dhe aparaturat e nevojshme, etj.
Praktika tregon se tė sėmurėt mbahen nė Seksionin e Psikiatrisė
nė Spitalin e Burgut. Ministria e Shėndetėsisė dhe Ministria e
Drejtėsisė nuk kanė pėrmbushur detyrimin ligjor pėr hartimin
dhe miratimin e njė rregulloreje tė pėrbashkėt pėr masat e
sigurimit qė duhet tė merren nga organet e ngarkuara pėr ruajtjen
e personave me masa mjekėsore dhe nuk kanė pėrcaktuar njė
institut tė veēantė pėr personat e papėrgjegjshėm.
Tė dėnuarit ushtrojnė shumė pak tė drejtėn e ankimit. Lidhur
me rivendosjen e tė drejtave tė tyre tė shkelura nga burgimi i
padrejtė kanė kaluar tetė vjet dhe akoma ligjėvėnėsi nuk ka
hartuar dhe miratuar ligjin Pėr kompensimin pėr burgim tė
padrejtė, si njė ligj i posaēėm.
Politika penale qė zbatojnė gjykatat shqiptare
Politika
penale e gjykatave shqiptare ėshtė pothuajse e drejtuar drejt dėnimit
me burgim.
Dėnimet alternative tė dėnimit me burgim dhe masa edukuese pėr tė
miturit zbatohet rrallė. Nė kėtė drejtim mungojnė masat nėnligjore.
Deri mė sot nuk ka njė bashkėpunim tė mirė tė gjykatės me
bashkitė nė lidhje me dėnimet plotėsuese tė vendimeve tė formės
sė prerė, ku gjykata ėshtė shprehur pėr punė nė interes si
dhe ndėrmjet Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Burgjeve dhe
organeve tė qeverisjes vendore lidhur mė pėrgatitjen e lirimit tė
tė dėnuarve.
Lidhur me dėnimin me gjobė praktika tregon zyrat e pėrmbarimit jo
nė pak raste nuk bėjnė pėrpjekjet e duhura ligjore pėr
ekzekutimin e detyrueshėm tė dėnimit me gjobė, tė shpenzimeve
procedurale, etj, pasi ato nuk kryejnė verifikime tė tė ardhurave
financiare, ekonomike tė personit.
Pėr tė forcuar angazhimin e gjykatės nė ekzekutimin e vendimeve
penale rekomandojmė, qė nė gjykatat e rretheve gjyqėsore tė mėdha
ku ka edhe institucione tė vuajtjes sė dėnimit me burgim, tė
caktohet njė seksion ose njė gjyqtar i specializuar pėr tė
mbuluar rastet e gjykimeve nė fazėn e ekzekutimit tė dėnimeve
penale dhe pėr tė mbikėqyrur ekzekutimin e dėnimeve me burgim.
Nevojitet pėrmirėsimi i mėtejshėm i mėnyrės sė mbajtjes sė
dokumentacionit lidhur me menaxhimin e vendimeve penale tė formės
sė prerė nė Gjykatė, Prokurori, nė Zyrėn e Pėrmbarimit dhe nė
Polici ka krijuar probleme.
Krahas bashkėpunimit ndėrmjet institucioneve, ka rėndėsi bashkėpunimi
me organizatat jofitimprurėse qė kanė luajtur dhe luajnė njė
rol aktiv vėzhgimi dhe nė pėrmirėsimin e legjislacionit nė kėtė
fushė.
Njė
informacion mė tė zgjeruar dhe tė hollėsishėm ju do tė mund ta
gjeni nė publikimin e kėtij studimi, qė pritet tė dalė sė
shpejti nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.