KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

MISIONI I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...


   
Projekti: Ngritja dhe funksionimi i rrjetit tė korrespondentėve tė KSHH-sė nė disa rrethe tė vendit
Periudha e zbatimit: Dhjetor 2001- qershor 2003
Donator: Fondacioni “SOROS”

 

 

Duke filluar nga muaji janar 2002, KSHH-ja ka ngritur rrjetin e korrespondentėve tė tij nė disa rrethe tė vendit, si: Kukės, Gjirokastėr, Fier, Vlorė, Korēė, Elbasan, Shkodėr.

 

 Qėllimi i ngritjes dhe i funksionimit tė kėtij rrjeti

Rrjeti i korrespondentėve tė KSHH-sė nė disa rrethe tė vendit u ngrit pėr tė pėrmirėsuar gjendjen e tė drejtave tė njeriut nė rrethet pėrkatėse dhe pėr tė forcuar nismat lokale nė fushėn e ndėrgjegjėsimit, tė edukimit, tė mbrojtjes dhe tė respektimit tė tė drejtave tė njeriut nėpėrmjet rritjes sė pjesėmarrjes sė Komitetit Shqiptar tė Helsinkit.

 

 Objektivat e rrjetit tė korrespondentėve kanė qenė:

a)      Ndihmesa nė pėrmirėsimin e gjendjes sė tė drejtave tė njeriut nė rrethet e tyre.

b)      Nxitja dhe mbėshtetja e burimeve njerėzore dhe inciativat lokale nė fushėn e mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut.

c)      Zgjerimi i veprimtarisė ndėrgjegjėsuese nė kuadėr tė tė drejtave tė njeriut  nė kėto rrethe tė vendit.

d)      Rritja e efektivitetit tė veprimtarive vėzhguese tė KSHH-sė nė njė hapėsirė mė tė madhe gjeografike.

 

 Veprimtari tė zhvilluara nė kuadėr tė kėtij projekti:

-         Identifikimi i kandidaturave pėr korrespondentė, seleksionimi, intervistimi dhe pėrcaktimi i tyre. ( Janar –mars 2002)

-         Trajnimi i korrespondentėve pėr tė drejtat e njeriut, metodologjinė e vėzhgimit nė fushat e ndryshme tė tė drejtave tė njeriut, raportimin dhe sensibilizimin e publikut dhe tė institucioneve shtetėrore. (28-29 mars 2002)

-         Marrja e letrave dhe e ankesave dhe verifikimi i rasteve.

-         Vėzhgimi i respektimit tė tė drejtave tė shtetasve nga ana e policisė, nga institucionet e shėrbimit shėndetėsor parėsor dhe e atij dytėsor; respektimi i sė drejtės sė informimit tė publikut nga organet e qeverisjes vendore; raporti i organeve tė qeverisjes vendore me shtetasit; transparenca nė marrjen e vendimeve nga ana e kėtyre organeve dhe respektimi i tė drejtave tė punonjėsve nė marrėdhėnie pune.

-         Organizimi i emisioneve nė TV dhe nė radiot lokale nė tė gjitha rrethet ku ėshtė shtrirė rrjeti i korrespondentėve.

-         Botimet informuese dhe sensibilizuese tė publikut pėr misionin e KSHH-sė dhe rrjetit tė korrespondentėve, mėnyra e kontaktimit tė qytetarėve me pėrfaqėsuesit e rrjetit.

-         Botime periodike tė cilat pasqyrojnė probleme tė ndryshme nė fushėn e tė drejtave tė njeriut.

-         Reagime publike tė KSHH-sė pas verifikimeve tė bėra nga korrespondentėt tanė nė rast tė shkeljeve tė tė drejtave tė shtetasve shqiptarė.

-         Letra tė hapura drejtuar institucioneve shtetėrore pėrgjegjėse pėr tė drejtat e shkelura tė shtetasve shqiptarė, tė cilat janė verifikuar si tė tilla.

-         Organizimi i njė takimi vlerėsues dhe trajnues tė korrespondentėve (12 tetor 2002)

-         Tryeza e rrumbullakėt pėr vlerėsimin e gjendjes sė tė drejtave tė njeriut nė disa rrethe tė vendit (13 dhjetor 2002, Tiranė). 

 

Pėrfituesit e rrjetit tė korrespondentėve

a)                  Veprimtaria e korrespondentėve tė KSHH-sė nė rrethe u ka krijuar shtetasve mundėsi mė tė mėdha dhe mė tė shpejta pėr tė paraqitur ankesat dhe pėr tė zgjidhur shqetėsimet e tyre nė fushėn e tė drejtave tė njeriut. 

b)                  Nėpėrmjet kėtij rrjeti ėshtė arritur njė sensibilizim mė i mirė i qytetarėve pėr tė drejtat dhe rrugėt e mbrojtjes sė tyre.

c)                  Nga ana tjetėr, Komiteti ka siguruar njė informacion mė tė shpejtė pėr shkeljet e tė drejtave tė shtetasve nė njė zonė tė caktuar, ka verifikuar dhe ka rritur efektivitetin e veprimtarisė sė tij vėzhguese.

d)                  Nga funksionimi i rrjetit tė korrespondentėve kanė pėrfituar publiku nė tėrėsi dhe, nė veēanti, ai i rretheve ku kanė ushtruar aktivitetin e tyre korrespondentėt si edhe organet e administratės publike nė kėto rrethe tė cilat, krahas kontrollit tė brendshėm, kanė pasur edhe njė vėzhgues tė jashtėm.

e)                  Pėr herė tė parė Komiteti Shqiptar i Helsinkit pati mundėsinė tė shtrinte praninė e tij nė rrethe tė tjera, pėrveē Tiranės.

 

 

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007