ASAMBLEJA E PERGJITHSHME DHE BORDI

BORDI VENDIMMARRES

1. Vjollca Meçaj, Kryetare e Bordit dhe Presidente e Ansamblesë, ka lindur ne 20 Janar 1951, në Durrës, Shqipëri.

Ajo u diplomua në fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1973.

Kariera e gjate profesionale I ka mundesuar fitimin e disa shprehive te mira ne drejtim te shkrimit dhe arsyetimit te vendimeve gjyqesore por jo vetem, aftesi per te pergatitje e materialeve te tilla si: raporte, relacione, pergjithesime, studime. Shkrim e arsyetim ligjor eshte nje tjeter aftesi e kultivuar gjate viteve te punes prane Kuvendit te Shqiperise, si Gjyqtare Kushtetuese, gjyqtare fakti dhe punonjëse në Ministrine e Arsimit dhe Kultures dhe si Drejtore Ekzekutive, ndersa mesimdhenia ne universitet me ka zhvilluar aftesite per pergatitjen e moduleve, te programeve, aftesite per monitorim debati dhe nxjerrjen e konkluzioneve.

  • Që nga viti 2004 është anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
  • Gjatë periudhës 2009 - mars 2016 ka punuar si Drejtore Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
  • Është lektore në Shkollën e Magjistraturës, Tiranë, dhe ka punuar edhe në disa universitete private si pedagoge e jashtme.
  • Ajo u shqua për një veprimtari të gjerë në fushën e të drejtave të njeriut, sidomos në aspektin e mbrojtjes së të drejtave të grave dhe luftën kundër korrupsionit. Ajo ka marrë pjesë në disa grupe pune për të zhvilluar një sërë projektligjesh.
  • Në vitin 2001 ajo u zgjodh Drejtoreshe Ekzekutive e “Qendrës Avokatore të Gruas” me seli në Tiranë.
  • Përgjtë viteve 1992-1997 ushtroi profesionin e lire si avokate dhe per periudhen 1997 – 2001 profesionin e noteres.
  • Ka punuar si Gjyqtare dhe zv. Kryetare e gjykatës në Gjykatën e rrethit Berat ne periudhën 1977 – 1984 dhe më pas ka punuar si juriste ne Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës në Tiranë.

2. Prof. Dr. Sokol Sadushi, Anëtar I Bordit Vendimmarrës dhe i Asamblesë, ka lindur në 27 Korrik 1963, ne Vlorë.

Është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1986 si dhe ka përfunduar studimet Master po në këtë fakultet në vitin 2003. Në vitin 2006 ka marrë gradën “Doktor i shkencave” dhe në vitin 2013 ka marrë gradën shkencore “Profesor i Asociuar”. Ka punuar si prokuror në Sektorin e Kontrollit të Përgjithshëm në Rrethin e Vlorës (1986-1991). Ka qenë pedagog i lëndëve si “ E drejtë administrative”, “ E drejtë kushtetuese e krahasuar”, “Kontrolli kushtetues” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (1992-2010). Ka ushtruar profesionin e avokatit për periudhën 1993-1998. Ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese në periudhën 1998 – 2011. Nga viti 1997 ai është pedagog i lëndës “ E Drejtë Administrative” në Shkollën e Magjistraturës dhe nga viti 2014 është Drejtor i kësaj Shkolle. Ai është autor i disa librave si : “Gjykata Kushtetuese dhe Kontrolli Ligjor për Administratën”, “ Drejtësia Kushtetuese në zhvillim”, E drejta administrative”, “ E drejta administrative 2”, “Kontrolli Kushtetues”. Ai është gjithashtu autor i disa artikujve dhe teksteve shkencorë në fushën e së drejtës kushtetuese dhe administrative. Ai është anëtar i disa organeve të disa organizatav jofitimprurësee si Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut dhe Fondacioni Soros.

3. Vend vakant

4. Vend vakant

5. Vend vakant

ASAMBLEJA E PERGJITHSHME

  • Av. Vjollca Meçaj - Presidente e Asamblesë
  • Prof. Dr. Shaban Sinani
  • Prof. Dr. Aurela Anastasi
  • Z. Kujtim Çashku
  • Z. Niazi Jaho
  • Av. Flamur Çato
  • Av. Fatmir Braka
  • Z. Elvis Koçi
  • Prof. As. Sokol Sadushi
  • Prof. Dr. Artan Hoxha

Postime

eventet

< 2018 >
November
MoTuWeThFrSaSu
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  
TOP