STAFI

Erida Skëndaj

Drejtoreshe Ekzekutive

Autore dhe bashkautore në përgatitjen e një sërë publikimesh, studimesh kërkimore, raportesh dhe shkrimesh në revista juridike në fushën e të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe organeve të gjyqësorit, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë së tij, lidhur me imunitetin dhe referendumet, etj.

Niazi Jaho

Këshilltar Ligjor

Ka publikuar disa ese për çështje të ndryshme të tilla si probleme kushtetuese, çështjet e burimeve njerëzore dhe të tjera që kanë të bëjnë në lidhje me zbatimin e duhur dhe aplikimin e koncepteve të legjislacionit si nje legjislacion i ri Demokratik ne gazetat e përditshme

Katerina Sherko

Manaxhere Finance

Është emëruar në pozicionin e “Menaxhere Finanace” pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit në Janar të vitit 2003. Ka përfunduar studimet në vitin 1975 në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës , dega Kontabilitet –Financë dhe është specializuar për “Ekonomiste Tregëtie” në vitin 1986.

Klejda Ngjela

Menaxhere Projektesh

Me një përvojë pune 10 vjeçare pranë KShH-së, është angazhuar në kauza të ndryshme të të drejtave të njeriut, veçanërisht në mbrojtje të të drejtave të njeriut, të personave të privuar nga liria në institucionet e mbyllura (paraburgim/burgje, komisariate të policisë, spitale psikiatrike, etj) në mbrojtje të të drejtave të grupeve në pozita të dobëta në shoqëri, të çështjeve që lidhen me mirëfunksionimin e pushtetit vendor, respektimin e të drejtave të emigrantëve dhe azilkërkuesve, respektimin e të drejtave të miturve, etj. KLIKO PER ME TEPER

Andi Muratej

Avokat

Valmira Kallushi

Manaxhere Projektesh

Përvoja e gjatë në sektorin e shoqërisë civile i ka dhënë mundësinë të specializohet në fusha të ndryshme, si koordinim, asistim, menaxhim projektesh, menaxhim financiar, buxhetim, menaxhim i kohës dhe i konflikteve, gjithashtu e ka zhvilluar dhe në komunikim, punë në grup, në marrëdhëniet me publikun. KLIKO PER ME TEPER

Iva Bregasi

Asistente Projektesh

Është angazhuar duke bashkëpunuar me aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile, më ekspertë të tjerë në përpilimin e raporteve të ndryshme në fushën e respektimit të të drejtave të personave të privuar nga liria, të sëmurëve mendor, korrupsioni, etj, si dhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare KLIKO PER ME TEPER

Irismilda Gjonaj

Asistente Projektesh

Angazhimin pranë KSHH-së e ka filluar si vullnetare, në vëzhgimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe organet e qeverisjes vendore, sistemit të burgjeve si dhe duke kontribuar në aktivitete të ndryshme si asistente, lehtësuese, etj. KLIKO PER ME TEPER

Valentina Kabili

Asistente Projektesh

Emërohet në pozicionin e “Asistentes së Projekteve” pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit në Shtator të vitit 2016. KLIKO PER ME TEPER

Postime

eventet

< 2017 >
August
MoTuWeThFrSaSu
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031   
TOP