ERIDA SKËNDAJ

Drejtoreshe Ekzekutive

Emërohet në pozicionin e “Drejtores Ekzekutive” nga Asambleja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit në Shkurt të vitit 2016. Është diplomuar në vitin 2006 me titullin “Jurist” dhe në vitin 2011 me titullin “Master Shkencor në Shkenca Penale” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Pas kryerjes të studimeve të larta, angazhimi në fushën e të drejtave të njeriut filloi me praktikë profesionale një vjeçare në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në Zyrën e Përfaqësuesit ligjor të Shqipërisë pranë organizmave ndërkombëtarë (GJEDNJ, CPT, ECRI, etj).

Në vitin 2008 është licencuar si Avokate dhe po në këtë vit është bërë pjesë e stafit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, si juriste dhe avokate për ofrimin e shërbimeve ligjore dhe rritjen e aksesit të shtetasve në organet gjyqësore, mbrojtjen nga diskriminimi të grupeve vulnerabël, monitorimin e organeve të sistemit të drejtësisë penale dhe zgjedhjeve, etj. Në vitin 2014 është emëruar “Këshilltare Juriste”, pjesë e shërbimit civil të Kuvendit të Shqipërisë, duke u angazhuar në asistimin e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për shqyrtimin e projekt-ligjeve, për çështjet e përputhshmërisë së tyre me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare si dhe aspektet e teknikës legjislative.

Autore dhe bashkautore në përgatitjen e një sërë publikimesh, studimesh kërkimore, raportesh dhe shkrimesh në revista juridike në fushën e të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe organeve të gjyqësorit, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë së tij, lidhur me imunitetin dhe referendumet, etj.

Lidhu me LinkedIn!

Lidhu me Skype!

TOP