KATERINA SHERKO

MENAXHERE FINANCE

Është emëruar në pozicionin e “Menaxhere Finanace” pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit në Janar të vitit 2003.

Ka përfunduar studimet në vitin 1975 në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës , dega Kontabilitet –Financë dhe është  specializuar për “Ekonomiste Tregëtie” në vitin 1986.

Më tej ka përfituar njohuri në fushën e drejtësisë nëpërmjet ndjekjes së Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Elbasanit.

Deri në vitin 1990 ka punuar në degën e financës të NTUS- Tiranë, si llogaritare në pozicionin “Kryetare Dege”, dhe më pas gjatë viteve 1991-1994 është vendosur drejtuese në degën “Pagesë papunësie” në Drejtorinë Nr 2 Tiranë.

Angazhimi i saj në këtë fushë ka vijuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve si dhe në pozicionin drejtues pranë Shërbimit Informativ të Shtetit.

Gjithashtu ka thelluar njohuritë e saj nëpërmjet pjesëmarrjes në disa specializime dhe kryerjes të ekspertizave të ndryshme financiare.

Gjatë angazhimit me shoqërinë civile, për shkak të përvojës dhe profesionalizmit në këtë sektorë, ka dhënë kontribut të frytshëm në sektorin e menaxhimit financiar.

Lidhu me LinkedIn!

Lidhu me Skype!

TOP