MIRIAM ANGONI

Drejtore Programi

Ka studiuar shkenca sociale: gjuhë e letërsi franceze dhe master për politikat e BE-së pranë Universitetit e Tiranës, në Shqipëri. Gjithashtu ka kryer studime master në sociologji pranë Universite Catholique de l'Ouest, Angers, Francë dhe në Itali lidhur me hartimin e zhvillimin e projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian. I janë akorduar dy Medalje të Arta për rezultate të shkëlqyera në studimet e shkollës së mesme dhe ato të nivelit master.

Ajo ka një eksperiencë të konsoliduar në drejtimin dhe menaxhimin e projekteve në fushën e zhvillimit njerëzor, migracionit, integrimit në BE dhe projekteve të komunikimit e ndërgjegjësimit. Ajo ka kryer punë kërkimore mbi migracionin për Komisionin Evropian dhe institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri. Është aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe grupeve në nevojë që prej vitit 2000. Ajo aktualisht mban postin e Drejtueses të Programeve, pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ku ajo  kontribuon në zbatimin e instrumenteve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e sundimit të shtetit ligjor në Shqipëri.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit