Aktet e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve, jo vetëm duhen ndëshkuar, por edhe parandaluar


Media e shkruar dhe audiovizive informon për raste dhune të rënda dhe tronditëse ndaj grave dhe fëmijëve. Në mënyrë të veantë, pamjet e transmetuara nga media investigative në vendin tonë janë rrënqethëse dhe të papranueshme në një vend demokratik që aspiron integrimin në Bashkimin Evropian.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka reaguar vazhdimisht për dhunën sistematike brenda familjes, duke vënë theksin në parandalimin e saj. Pavarësisht këtyre reagimeve, vërejmë se fatkeqësisht vazhdon të ketë raste të raportuara. Sipas medias, në 4 ditët e fundit janë bërë 12 denoncime për dhunën në familje, shumica në Tiranë. Këto raste kanë si viktimë gruan, e cila dhunohet edhe kur nëpërmjet gjykatës kanë siguruar urdhëra mbrojtje. Motivet mund të jenë të ndryshme, por disa prej tyre nuk janë të rastit. Ato janë pasojë e konflikteve të mëparshme, madje për këto ngjarje janë në dijeni të njerëzve të afërm, komshive dhe të organeve të policisë së shtetit.

KShH verlëson se kjo gjendje shqetësuese dhe e përsëritur nuk mund të tolerohet. Të ndërhysh për të parandaluar një vepër kriminale është detyrë qytetare, është e ligjshme dhe në shërbim të shoqërisë. Organet kompetente duhet të zbatojnë legjislacionin në fuqi, i cili ka rritur standardet e mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje.

Tronditëse dhe njëkohësisht rënqethëse është edhe rasti që transmetoi mbrëmë emisioni investigativ “Stop” në Televizionin Klan. Opinioni shoqëror, indinjohet kur shikon pamje të tilla, në kopshtin privat të Saukut, ku shfaqet administratorja A.Sh, e cila godit në mënyrë barbare dhe të përsëritur fëmijët. Këto sjellje brutale janë të patolerueshme dhe përbëjnë shkelje flagrante të ligjit, duke shkaktuar pasoja të dëmshme fizike dhe psikologjike në shëndetin e fëmijëve. Është gjithashtu e patolerueshme që këto akte demonstrohen nga individë të cilët më parë kanë ushtruar funksionin e gazetarit.

Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, Komiteti Shqiptar i Helsinkit i rekomandon organeve kompetente të kryejnë një inspektim të plotë dhe të gjithëanshëm në kopshtet private lidhur me këto fenomene. Prokuroria në raste të tilla është organi kompetent për të filluar çështjen penale. Megjithatë, KShH vlerëson se nuk është bërë sa duhet në drejtim të parandalimit të këtyre rasteve. Ngjarje të tilla kërkojnë reflektim të menjëhershëm nga organet kompetente dhe përsëritja e tyre evidenton mungesën e efektivitetit të masave të marra deri më tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postime

eventet

< 2019 >
September
MoTuWeThFrSaSu
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30      
TOP