KSHH
adreson KQZ-nė mbi disa ēėshtje mbi Kodin Zgjedhor dhe disa aspekte
tė procesit zgjedhor
Nė
kuadėr tė projektit tė vėzhgimit tė zgjedhjeve pėr organet e
qeverisjes vendore 2003, KSHH ka mbajtur kontakte tė vazhdueshme me
Komisionin Qėndror tėZgjedhjeve (KQZ) dhe gjatė gjithė kėsaj
periudhe ka pasur njė komunikim konstruktiv me kėtė organ nė
lidhje me aspekte tė ndryshme tė procesit zgjedhor tė cilat po i
paraqesim shkurtimisht si mė poshtė.
KSHH paraqiti kėrkesėn me shkrim KQZ-sė nė lidhje me akreditimin e
106 vėzhguesve tė KSHH-sė tė cilėt pas akreditimit nga KQZ
filluan punėn e tyre vėzhguese nė Korēė, Elbasan, Vlorė, Fier,
Kukės, Durrės, Gjirokastėr, Shkodėr dhe Tiranė.
Mė datėn 02.09.2003 KSHH i drejtohet KQZ mbi moszbatimin e Kodit
Zgjedhor nga ana e partive politike lidhur me fillimin e parakohshėm
tė fushatės zgjedhore.
Mė datėn 12.09.2003, KSHH ngre shqetėsimin e tij nė lidhje me
ndryshimet qė KQZ, I ka bėrė udh:ezimeve tė tij lidhur me
dokumentat qė duhen tė paraqiten nga subjektet politike nė rastet e
regjistrimit tė gabuar tė zgjedhėsve (Udhėzimit nr. 5 datė
03.09.2003). KSHH nė letrėn e tij zyrtare thekson se ky ndryshim
mund tė ēojė nė zvarritje tė mundshme.
Mė datėn 17.09.2003, nėpėrmjet njė tjetėr letre zyrtare drejtuar
KQZ-sė, KSHH vė nė dukje parregullsi tė ndryshme nė lidhje me
afishimin e listave paraprake tė zgjedhėsve dhe i bėn thirrje
organeve pėrkatėse tė marrin tė gjitha masat pėr tė mirėmanaxhuar
kėtė proces i cili pėrbėn njė nga aspektet mė tė rėndėsishėm
tė procesit zgjedhor.
Mė datėn 18. 09.2003, KSHH i paraqet KQZ-sė sugjerimet e tij
konstruktive nė lidhje me udhėzimin 7 dt. 13.09.2003 dhe udhėzimin
nr. 8 dt. 15.09.2003 tė KQZ. Lidhur me udhėzimin nr. 7 dt.
13.09.2003 tė KQZ bėhet fjalė pėr sekretarėt e KQV-ve dhe
personave qė pėr shkak tė detyrės janė pajisur me armė. Nė kėtė
udhėzim bėhet fjalė edhe pėr zėvendėsimin e vendit vakant nė
KQV ditėn e zgjedhjeve. KSHH pėr tė tre ēėshtjet e mėsipėrme i
ka sugjeruar KQZ tė rishikojė vendimet e mėsipėrme sepse nuk janė
nė pėrputhje me ligjin. Lidhur me udhėzimin nr. 8 dt.
15.09.2003 tė KQZ ku bėhet fjalė pėr procedurat ankimore
administrative KSHH i ka sugjeruar KQZ qė ajo qė shprehimisht thuhet
nė ligj nuk del nevoja tė pėrsėritet nė udhėzim.
Mė tepėr pėrpjekje pėr
korrigjimin e listave tė zgjedhėsve
Nė shtypin e pėrditshėm dhe nė deklaratat e disa
drejtuesve tė partive politike, jepen njoftime pėr pasaktėsi tė
shumta nė listat e zgjedhėsve dhe sidomos pėr qindra, madje mijėra
persona qė nuk figurojnė nė listat e shpallura.
KSHH nuk paragjykon as saktėsinė dhe as gjerėsinė e kėtyre tė
dhėnave. Megithatė nė njė kohė kur mbeten edhe pak ditė
nga pėrfundimi i afatit ligjor tė verifikimit tė listave
paraprake, konsiderojmė tė domosdoshme dhe urgjente shfrytėzimin
e mundėsive ligjore pėr korrigjimin e tyre.
KSHH mendon se vetė zgjedhėsi i interesuar nė ushtrimin e tė
drejtės sė votės, duhet tė njihet me kėto lista dhe kur ėshtė
e nevojshme, t'i drejtohet KZQV-sė pėrkatėse pėr korrigjimin e
saj. Veē kėsaj, sipas nenit 58 tė Kodit Zgjedhor, tė drejtėn
pėr tė kėrkuar ndryshime nė listat paraprake, e kanė edhe
partitė politike, subjektet zgjedhore dhe institucionet e tjera tė
interesuar.
Nė kėtė drejtim, KSHH vlerėson udhėzimet e KQZ-sė lidhur me kėtė
ēėshtje, si edhe nismėn e programuar tė tij pėr sensibilizimin
e opinionit shoqėror nėpėrmjet medias tė shkruar dhe
elektronike.
KSHH mendon se pavarėsisht nga vėshtirėsitė dhe mungesat e vėrejtura,
ekzistojnė mundėsitė qė listat e shpallura tė plotėsohen dhe tė
saktėsohen me qėllim qė zgjedhėsit tė jenė tė sigurt se emri
i tyre figuron nė listėn pėrkatėse tė zgjedhėsve.
Tiranė, mė 17.09.2003
Tė
mos pengohet propaganda zgjedhore
Nė shtypin e djeshėm, u njoftua se mbėshtetėsit e kandidatit tė
Partisė Demokratike Reformatore pėr Bashkinė e Durrėsit, Ferdinand
Xhaferri, nė momentin kur ishin duke ngjitur postera tė kėtij
kandidati u kėrcėnuan nga Krenar Koka, vėllai i kandidatit tė PS-sė,
pėr kryetar tė Bashkisė sė Durrėsit. Thuhet se pėr kėtė ėshtė
bėrė edhe kallėzimi pėrkatės pėr ndjekje penale.
KSHH dhe pse nuk paragjykon zhvillimin e ngjarjes tė pretenduar, fakt
i cili do tė sqarohet nga organet kompetente, e shikon tė nevojshme
tė tėrheqė vėmėndjen pėr tė drejtėn qė ka subjekti zgjedhor qė
tė bėjė propagandė zgjedhore nė ēdo mėnyrė tė ligjshme pa u
penguar dhe pa u kėrcėnuar nga askush. Nė kėtė vėshtrim dhe nė
zbatim tė nenit 135 tė Kodit Zgjedhor, organet e qeverisjes vendore
janė tė detyruara tė caktojnė nė mėnyrė tė drejtė dhe tė
paanshme vėndet publike pėr afishimin e materialeve propagandistike.
KSHH sjell nė vėmėndjen e organeve tė mėsipėrme faktin se nė
zgjedhjet e kaluara pikėrisht pėr moszbatimin me korrektesė tė kėsaj
dispozite, ka patur ankesa sidomos nga partitė e vogla.
KSHH ka parasysh se nė zgjedhjet e organeve tė qeverisjes vendore tė
kėtij viti figurojnė tė regjistruara si subjekte zgjedhore 50 parti
politike. Tė gjitha kėto kanė tė drejtė tė zhvillojnė fushatėn
e tyre zgjedhore, ndėrsa organet e qeverisjes vendore duhet ti
krijojnė atyre mundėsinė e afishimit nė vėnde tė caktuara tė
materialeve tė tyre propagandistike.
Me kėtė rast i sugjerojmė KQZ-sė qė nėpėrmjet strukturave tė
saj tė ndjekė dhe tė kontrollojė edhe zbatimin e dispozitave qė
kanė tė bėjnė me periudhėn e fushatės zgjedhore.
Tiranė, 15 shtator 2003
|