Deklarate e Komitetit Shqiptar te Helsinkit


 


Njoftim pėr shtyp


Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), duke ndjekur me vėmendje fushatėn zgjedhore me kėnaqėsi ka konstatuar se nė pėrgjithėsi ajo ėshtė zhvilluar nė pėrgjithėsi e qetė dhe nė kushte normale. Por, njoftimet nė shtypin e sotėm bėjnė tė ditur se nė Vaun e Dejės njė grup personash kanė provokuar dhe kanė synuar tė pengojnė njė aktivitet zgjedhor tė organizuar nga PS dhe PAD nė mbėshtetje tė kandidatit tė pėrbashkėt z. Dede Donani. Grupi i mėsipėrm, siē thuhet nė kėto njoftime veē presioneve, ka hequr edhe flamujt nga makinat.

KSHH duke patur parasysh se jemi nė vazhdim tė fushatės zgjedhore, me qėllim parandalimin e rasteve tė tilla, si dhe duke konsideruar qė ēdo subjekt zgjedhor tė mos pengohet nė aktivitetin e tij tė ligjshėm, ēmon tė nevojshme tė theksojė se tubimet e ligjshme dhe paqėsore garantohen me Kushtetutė se sipas nenit 134 tė Kodit Zgjedhor. Subjektet zgjedhore kanė tė drejtė tė bėjnė propagandė zgjedhore nė ēdo mėnyrė tė ligjshme.

KSHH ka parasysh gjithashtu se akte tė tilla janė tė dėnueshme edhe penalisht. Nė nenin 325 tė Kodit Penal thuhet se “pengimi me dhunė apo me ēdo mėnyrė tjetėr tė subjekteve elektorale pėr tė zhvilluar aktivitetin e tyre nė pėrputhje me ligjin gjatė fushatės, dėnohet deri nė tre vjet burgim”.

U sugjerojmė organeve kompetente qė tė vlerėsojmė seriozisht denoncimet me tė dhėna qė vėrtetojnė pengimin e aktiviteteve tė ligjshme tė ēdo subjekti zjgedhor dhe qė nė raste tė veēanta mund tė shoqėrohen me pasoja tė dėmshme.


Tiranė, 25 shtator 2003

 

 


 

Adresa: KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT Tel/Fax: +355 (0) 4 233671/240891   E-mail: office@ahc.org.al