Deklarate e Komitetit Shqiptar te Helsinkit


 


Votuesve shqiptarė!

 Ushtroni tė drejtėn tuaj tė votės!

 Thirrje e Komitetit Shqiptar tė Helsinkit

 

Nė 12 Tetor 2003 do tė zhvillohen zgjedhjet pėr organet e qeverisjes vendore nė gjithė vendin. Kjo ėshtė njė ngjarje e rėndėsishme pėr tė gjithė shoqėrinė shqiptare qė synon tė integrohet nė familjen evropiane.

 

Komiteti Shqipar i Helsinkit, organizata e parė joqeveritare dhe jopartiake, anėtare e Federatės Ndėrkombėtare tė Helsinkit, vėzhguese edhe nė zgjedhjet e mėparshme, u bėn thirrje tė gjithė zgjedhėsve, pavarėsisht nga bindjet e tyre politike, simpatitė ose pėrkatėsitė partiake, qė nė 12 Tetor 2003 tė ushtrojnė tė drejtėn e votės duke shprehur kėshtu vullnetin e tyre tė lirė pėr alternativėn qė ata dėshirojnė.

 

KSHH-ja, pjesėmarrjen e ēdo votuesi nė zgjedhje e konsideron njė element tė rėndėsishėm emancipues qė shpreh pjekurinė e zgjedhėsve si dhe pjesėmarrjen active tė tyre nė drejtim tė forcimit tė demokracisė, tė rritjes dhe pjesėmarrjes sė tyre nė qeverisjen e vendit. Gjithė shoqėria shqiptare dhe partitė politike, si bartėse e opinioneve tė veēanta nė gjirin e kėsaj shoqėrie, janė tėrėsisht tė interesuara pėr njė pjesėmarrje sa mė tė gjerė nė kėto zgjedhje.

 

Zhvillimi demokratik i Shqipėrisė ėshtė nė proces. Ai ėshtė sa i rėndėsishėm aq edhe kompleks. Zgjedhjet periodike parlamentare dhe ato tė qeverisjes vendore synojnė thellimin e mėtejshėm tė kėtij procesi pėr integrimin e vendit tonė nė organizmat euro-atlantike. Organet qė do tė dalin nga zgjedhjet e 12 Tetorit tė kėtij viti nė kushtet e decentralizimit dhe tė autonomisė lokale, do tė ndjejnė pėrgjegjėsi mė tė madhe ndaj shtetasve tė tyre.

 

KSHH-ja u bėn thirrje me kėtė rast, jo vetėm zgjedhėsve, por edhe tė gjitha forcave politike qė tė kontribuojnė nė realizimin e zgjedhjeve tė lira, tė ndershme, demokratike dhe tė pakontestueshme.

KSHH-ja u bėn thirrje gjithashtu anėtarėve tė KQV-ve, qė nė kryerjen e detyrės sė tyre sa tė rėndėsishme, aq edhe delikate, autoritetin mė tė lartė tė konsiderojnė ligjin dhe vetėm ligjin.

KSHH shpreh bindjen se gjatė kėtij procesi tė rėndėsishėm zgjedhor, forcat politike do tė lėnė mėnjanė interesat e ngushta dhe pasionet partiake dhe do tė respektojnė vetėm Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė dhe ligjin. Atmosfera e qetė do tė ndikojė pozitivisht nė shprehjen e lirė tė vullnetit tė zgjedhėsve.

 

Pėr mė shumė informacione mund tė kontaktoni:

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit

Tel/fax: 04 23 36 71

E-mail: office@ahc.org.al

Web:     www.ahc.org.al

 

Tiranė, mė 9 Tetor 2003

 

 


 

Adresa: KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT Tel/Fax: +355 (0) 4 233671/240891   E-mail: office@ahc.org.al