|
Zgjedhjet parlamentare tė viti 2005 - a do tė tregojė kėtė herė Shqipėria sė ėshtė pėr integrimin nė Evropė dhe nė strukturat Euro antllantike? Nga Vasilika Hysi, juriste, drejtore ekzekutive e KSHH-sė Zgjedhjet janė tregues i emancipimit dhe i zhvillimit tė demokracisė. Nėpėrmjet tyre bėhet rotacioni i forcave qė do tė qeverisin. Prandaj, pėr tė pasur njė qeverisje tė zgjedhur nga populli dhe nė shėrbim tė tij, ēdo shtetasi qė ka arritur moshėn pėr tė votuar duhet ti krijohen mundėsi dhe ti garantohet praktikisht e drejta pėr tė votuar dhe vota e tij nuk do tė keqpėrdoret gjatė procesit zgjedhor dhe pas zgjedhor. Pėrveē rėndėsisė qė paraqet ky problem, zgjedhjet e vitit tė ardhshėm janė ngjarje e rėndėsishme sepse do tė jenė njė test edhe pėr integrimin e Shqipėrisė nė familjen e madhe Evropiane dhe pėr integrimin nė NATO. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH-ja) nė mėnyrė tė vazhdueshme ka monitoruar zgjedhjet parlamentare dhe tė organeve tė qeverisjes vendore. Pėrfundimet e vėzhgimeve janė bėrė tė njohura pėr publikun, forcat politike, specialistėt dhe organizatat e tjera vėzhguese vendase dhe tė huaja. Na vjen mirė qė raportet dhe
sugjerimet e kėtij Komiteti pajtohen ose janė shumė pranė rekomandimeve tė OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit tė Venecias. Nga ana tjetėr, bashkėpunimi i kėtij Komiteti me organizatat e tjera vėzhguese vendase dhe ato tė huaja gjatė zgjedhjeve tė fundit, ka qėnė nė pėrgjithėsi i mirė. Vėzhguesit vendorė treguan se monitorimi i zgjedhjeve nga vetė shqiptarėt ėshtė jo vetėm element i pėrgjegjėsisė sė treguar pėr zhvillimet e demokracisė nė vend, por edhe tregues i pjekurisė sė tyre. Megjithatė, pėrpjekjet tona do tė vazhdojnė duke dhėnė kėshtu kontributin tonė modest pėr tė arritur edhe nė kėtė fushė standartet e kėrkuara. Gjatė trajtimit tė problemeve, do tė kemi parasysh pėrvojėn tonė vėzhguese, por edhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe tė Komisionit tė Venecias. Ka kohė qė jemi njohur me raportin pėrfundimtar dhe rekomandimet e organizmave tė mėsipėrm lidhur mė kodin zgjedhor dhe zgjedhjet nė Shqipėri. Ne i kemi studiuar ato me vėmėndje dhe nė mbėshtetje tė tyre kemi organizuar edhe tryeza tė rrumbullakėta me pjesėmarrjen e ekspertėve dhe pėrfaqėsuesve tė organizatave vėzhguese tė zgjedhjeve. Kjo natyrisht ėshtė vetėm njė kontribut modest, por jo gjithēka. Me keqardhje konstatojmė se me gjithė pėrpjekjet qė bėhen lidhur me pėrgatitjet pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare 2005 dhe riparimin e tė metave tė konstatuara nė zgjedhjet e mėparshme, forcat politike qė pretendojnė tė jenė subjekte zgjedhore nuk po merren seriozisht mė kėto probleme. Vullneti politik i tyre jo nė pak raste po frenon ecurinė e reformės zgjedhore, ndonėse dihet nga tė gjithė se ka shumė pėr tė bėrė dhe se jemi tė vonuar po tė mbajmė parasysh volumin dhe punėn qė duhet pėr pėrmirėsimin e mėtejshėm tė Kodit Zgjedhor. Nga ana tjetėr, reforma zgjedhore nuk ėshtė dhe nuk duhet tė jetė monopol i partive, por duhet tė shihet se njė ēėshtje pėr tė cilėn janė tė interesuar tė gjithė. KSHH-ja si njė organizatė e pavarur, mision i tė cilit ėshtė mbrojtja e tė drejtave tė shtetasve ndjen detyrėn qė kėtij problemi ti kushtojė vėmendje tė veēantė.
E drejta e votės dhe ushtrimi i saj Njė ndėr problemet qė ka shqetėsur dhe vazhdon tė shqetėsojė KSHH-nė ėshtė pjesėmarrja e ulėt e zgjedhėsve nė votime. Mund tė ketė persona qė e kundėrshtojnė kėtė konstatim duke sjellė si shembull edhe vende tė tjera me demokraci tė zhvilluara ku pjesėmarja e votuesve nė votime ėshtė e ulėt. Nė fakt, shqiptarėt nuk renditen ndėrmjet atyre popujve qė janė indiferent ndaj politikės dhe qeverisjes sė tyre. Edhe nė rast se ata nuk kanė marrė pjesė nė votime arsyet janė nga mė tė ndryshme, si: lėkundja e besimit tek qeverisja, zhvillimi jo me ritmet e duhura tė reformave ekonomike dhe sociale, mosmbajtja e premtimeve qė siē dihet janė tė shumta nė prag tė fushatave ose gjatė fushatave elektorale. Pėr sa mė sipėr, acarimi i atmosferės politike, ka ndikuar dhe vazhdon tė ndikojė negativisht. Nga ana tjetėr, jo pak votues nuk kanė patur mundėsi objektive tė ushtrojnė tė drejtėn e votės sė tyre pėr arsye se emrat e tyre nuk gjendeshin nė lista ose gjendeshin nė lista qė nuk i pėrkisnin zonės sė banimit tė tyre, ose listat kanė patur pasaktėsi tė cilat penguan ushtrimin e sė drejtės sė votės. Raste tė tilla cėnojnė seriziosht tė drejtėn e shtetasve pėr tė votuar. Reforma zgjedhore duhet tė ketė prioritet krijimin e mundėsive reale tė cilido votuesi tė ushtrojė tė drejtėn pėr tė votuar. Saktėsimi i listave, plotėsimi i boshllėqeve ėshtė njė nga kėrkesat themelore pėr tė realizimin e sė drejtės pėr tė votuar. Ėshtė koha, qė krahas punės qė duhet tė bėjė Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizmit, zyrat e gjendjes civile, qytetarėt shqiptarė duhet tė sensibilizohen pėr tė shkuar pranė kėtyre zyrave dhe pėr tė pasqyruar ndryshimet e nevojshme nė rregjistrin e tyre themeltar, nė rastet e familjarėve te vdekur, tė deklaruar tė zhdukur, etj. Problem shqetėsues dhe mė kompleks paraqiten rastet e personave qė kanė ndryshuar vendbanimin dhe nuk figurojnė tė rregistruar nė zonat ku aktualisht ata banojnė. Jo pak banorė tė rrethinave tė Tiranės ose nė zonat urbane janė pėrballuar dhe mund tė pėrballen pėrsėri me pamundėsinė e tyre pėr tė votuar, pėr shkak se ata nuk janė tė rregjistruar ose pėr shkak se janė nė pamundėsi objektive ose subjektive tė ndjekin procedurat e rregjistrimit tė tyre. Nė kėtė drejtim, pėrveē agazhimit tė tyre mė tė madh, organet e qeverisjes vendore mund tė krijojnė disa lehtėsira lidhur me procedurėn e transferimit tė gjendjes civile tė banorėve tė tyre tė paregjistruar nė zyrat e tyre, ose plotėsimit tė dokumentacioneve tė tjera. Pėr njė pjesė tė votuesve me gjendje ekonomike jo tė mirė dhe me pamundėsi pėr tė paguar tarifat e caktuara pėr tė bėrė rregjistrimet do tė ishte e udhės reduktimi i kėtyre tarifave pse jo edhe bėrja e kėtyre procedurave falas. E themi kėtė, pasi shpesh herė nė takimet me shtetas tė tillė, jo pak i pėrkasin mė shumė grupeve sociale tė varfra pėrfshirė kėtu edhe Romė dhe egjyptianė, si pengesė pėr regjistrim ėshtė paraqitur pamundėsia financiare. Nė kėtė drejtim, hartimi i akteve pėrkatėse ligjore dhe nėnligjore nga qeveria ose nga organet e qeverisjes vendore qė do tė mundėsonte kryerjen e procedurave tė regjistrimit, do tė ndihmonte nė hartimin e listave tė zgjedhėsve mė tė plota. Nga ana tjetėr, kompjuterizimi i tė dhėnave tė gjėndjes civile (atje ku kjo ėshtė e mundur) ėshtė njė avantazh pėr pėrmirėsimin e informacionit tė kėtyre zyrave dhe pėrgatitjen e njė rregjistrit tė saktė tė zgjedhėsve. Ky kompjuterizim nuk do tė lejojė rregjistrimin e njė personi nė dy lista ose nė dy qytete tė ndryshme, si dhe do tė mundėsojė njohjen me listen e votuesve me qėllim qė nė rast nevoje tė bėhen korrigjimet e nevojshme si dhe dhe pėr tė ditur ku ata do tė votojnė. Rritja e pėrgjegjėsive tė personelit tė zyrave tė gjėndjes civile dhe kontrolli mė tė mirė i procesit nga eprorėt e tyre, moslejimi i rasteve tė pėrjashtimit nga lista ose i futjes nė listė tė personave qė nuk duhet tė figurojnė ėshtė njė aspekt tjetėr shumė i rėndėsishėm qė duhet tė mbahet parasysh. Pėrveē kėsaj, procedura e dorėzimit tė listave tė pėrgatitura nga zyrat e gjendjes civile dhe marrja e tyre nė dorėzim nga personat qė do tė pėrgatisin rregjistrimin e votuesve duhet tė jetė e tillė qė tė shmangė gabimet dhe dėmtimet e listave tė pėrgatitura. Ndonėse e drejta pėr tė votuar ėshtė njė e drejtė personale, partive politike u njihet e drejta tė ndėrhyjnė dhe tė bėjnė kėrkesa pėr ndryshime nė listat e zgjedhėsve. KSHH ja e ka ngritur qysh mė parė me shqetėsim kėtė problem qė u shoqėrua me pasoja tė dhunshme. KSHH e konsideron tė drejtė dhe tė bazuar rekomandimin e OSBE/ODIHR-it qė nė kėtė drejtim tė rishikohen dispozitat pėrkatėse tė Kodit Zgjedhor pavarėsisht nga fakti se partitė mund ta monitorojnė edhe kėtė proces. Njė rrethanė tjetėr qė jo pak herė i ka hequr mundėsinė njė votuesi tė votojė lidhet me caktimin e qėndrave tė votimit dhe lėvizjet e tyre nė momentet e fundit, madje edhe gjatė ditės sė votimit. Jo pak votues, siodmos banorė tė rinj tė zonės dhe aq mė tepėr tė ardhurit nga qytete tė tjera, nuk kanė njohuri lidhur me vendndodhjen e qendrės sė votimit, por tė mos folur kėtu edhe pėr rastet kur qytetarė autoktonė nė njė zonė nuk dinė numrin e kopshteve ose disa rrugė nuk kanė as emra apo pallatet mund tė jenė pa numra. Probleme tė tilla tė vogla nė dukje janė me pasoja tė rėnda pėr ushtrimin e tė drejtės sė votimit. Analiza e problemeve tė tilla kėrkon fillimin e njė pune paraprake pėr tė identifikuar mjedise sa mė tė pėrshtatshme pėr qėndrat e votimit dhe pėr tė informuar vendodhjen e tyre nė mėnyra sa mė tė
kuptueshme pėr shtresat e ndryshme tė votuesve. Ėshtė paradoksale qė nė disa zona, ndonėse ka institucione shkollore, kulturore, mjekėsore qėndrat e votimit ngrihen nė mjedise private. Kjo pėrzgjedhje e vendodhjes sė qendrės sė votimit duhet tė jetė njė pėrjashtim dhe jo njė pėrzgjedhje edhe kur ka mjedise publike. Nė raste tė tilla, jo pak here votuesit kanė vėnė nė diskutim rregullsinė e zgjedhjeve. Me qėllim qė tė shmangen probleme tė tilla tė cilat ndikojnė nė mbarėvajtjen e procesit tė votimit dhe rregullsinė e votimeve, do tė ishte e domosdoshme pėrcaktimi i studiuar dhe paraprak i zonės sė qėndrės sė votimit gjė qė duhet tė dijė qysh mė parė edhe vetė zgjedhėsi. Komisionet e zgjedhjeve element shumė i rėndėsishėm pėr tė pasur zgjedhje tė ndershme dhe tė pakontestuara Praktika e zgjedhjeve tė organeve tė qeverisjes vendore tregoi se komisionet e zgjedhjeve si komisionet e qendrave tė votimit dhe komisionet zgjedhore tė qeverisjes vendore u treguan mjaft tė politizuar, bllokuan procesin, e zvarritėn atė. Anėtarė tė kėtyre komisioneve nė tė shumtėn e rasteve u treguan militantė partish, nuk u
vunė nė mbrojtje dhe zbatim tė ligjit, etj. Ky konstatim ėshtė vėnė re nga vėzhguesit e Komitetit Shqiptar tė Helsinkit. Nė raportin e OSBE/ODIHR-it, kėtij problemi i ėshtė kushtuar rėndėsi e veēantė. KSHH-ja prej kohėsh ka arritur nė pėrfundim se vlen tė shikohet procedura e ngritjes sė komisioneve mė tė ulėta me synimin qė ato tė jenė tė paanshme dhe tė pavarura, tė zbatojnė ligjin dhe jo porositė e dhėna nga partitė. Variantet mund tė jenė tė ndryshme mjaft qė ato tė kontribuojnė nė ēpolitizimin e tyre. Zbutja e problemit tė politizimit tė komisioneve do tė bėjė qė votuesit tė jenė mė tė sigurt se vota e tyre nuk do tė keqpėrdoret. Nga ana tjetėr, partitė si subjekte qė konkurojnė do tė ishte mė e pėrshtatshme tė mos viheshin edhe nė rolin menaxhimit tė votės nė qendrėn e votimit. Duke folur pėr komisionet e votimit nuk mund tė anashkalojmė edhe pėrbėrjen profesionale tė kėtyre komisioneve. KSHH-ja gjatė vėhzgimeve ka konstatuar se niveli i komisioneve ka qenė shumė i ulėt. Jo nė pak raste, anėtarė tė komsioneve nuk njihen me procedurėn e votimit dhe aspekte tė tjera tė ligjit zgjedhor. Ka patur edhe raste kur ata pyesnin vėzhguesit se si duhet tė vepronin. Nėse mbajmė parasysh edhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it qė anėtarėt e komisioneve tė trajnohen 180 ditė para zgjedhjeve, kjo nėnkupton se ato tė paktėn duhet tė ngrihen 8 9 muaj para zgjedhjeve dhe se lista e kandidatave pėr anėtarė komisione duhet tė ravijizohet nga muaji shtator- tetor 2004. Veē sa mė sipėr, tė gjithė anėtarėt e komisioneve duhet ti nėnshtrohen njė trajnimi tė plotė pėr aspekte tė veēanta tė kodit zgjedhor dhe sidomos tė procesit tė votimit. Me qėllim qė tė shmangen tė metat e konstatuara mė parė, sugjerojmė qė ky problem tė shqyrtohet shpejt tė vendoset zgjidhja mė racionale nė tė kundėrt do tė pėrsėriten defektet e sė kaluarės (militantizėm, politizim, mungesa profesionale, etj.). Pėr shkak tė kohės sė shkurtėr qė na ndan nga zgjedhjet e ardhshme, njė rrugėdalje nga kjo situatė do tė ishte pėrzgjedhja e anėtarėve tė komsioneve nga rradhėt e intelektualėve, qė kanė njė kulturė dhe formim tė mire si mėsues, juristė, punonjės tė arsimuar nė shkencat sociale dhe fusha tė tjera tė dijes. Natyrisht mund tė sugjeroheshin edhe variante tė tjera qė do tė garantonin mė mirė paanėsinė dhe pavarėsinė e komisioneve zgjedhore. Njė nga shqetėsimet e votuesve ka qėnė dhe mbetet besimi i tyre tek mėnyra e menaxhimit tė votės nė qėndrėn e votimit. Si vėzhgues kemi kontatuar se anėtarė tė komisioneve nė mjaft raste nga padija ose verbėria politike klasifikonin si vota tė pavlefshme vota qė realisht ishin tė vlefshme ose qė nuk ishin nė gjendje tė numėronin votat nė favor njė njė kandidati. Jo tė pakta kanė qėnė kontestimet lidhur me objektivitetin e votave qė njė ose tjetėr kandidat kishte marrė nė njė qėndėr votimi. Kjo mungesė besimi ka ekzistuar jo vetėm midis votuesve, por edhe midis subjekteve zgjedhore. Pėr tė ngjallur besimin midis subjekteve zgjedhore si edhe besimin e vetė votuesve nė zgjedhjet e ardhshme do tė ishte mirė tė praktikohej numėrimi i votave nė qendėr zonė ose prefektura nė njė lokal publik dhe me transparencė, ku pėrfaqėsues tė organizatave vėzhguese vendas edhe tė huaja si dhe tė medias, tė ishin tė pranishėm. Ka kohė qė flitet pėr nevojėn e ndryshimit tė Kushtetutės lidhur me kompozimin e Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve. Ndryshimet nė Kushtetutė mund tė bėhen nėse ēmohet e nevojshme, pasi kushtetuta nuk ėshtė tabu, por kjo kėrkon vullnet politik sidomos tė dy partive tė mėdha. Nėqoftėse ky vullnet politik mungon (pavarėsisht nga cila palė) mendojmė tė kalohet nė zgjidhjen tjetėr tė problemit, tė bėhen ndryshime nė kodin zgjedhor por gjithmonė nė pėrputhje me kushtetutėn.
Nga ana tjetėr, diskutohet ngritja e pragut tė pėrfaqėsimit tė partive politike nga 2.5 pėr qind tė votave tė marra nė 3 ose mė shumė. Gjatė monitorimit tė zgjedhjeve KSHH-ja ka arritur nė pėrfundim se tė metat e konstatuara nuk e kanė patur tė keqen tek pragu i ulėt qė duhet tė plotėsojnė partitė. Zhvillimi i demokracisė nė Shqipėri emancipimi i shoqėrisė dhe nevoja e ekuilibrit midis forcave politike tregojnė se pėr disa kohė Shqipėria ka nevojė edhe pėr partitė politike mė tė vogla. Megjithė kėtė ky ėshtė njė problem qė u takon ta zgjidhin forcat politike. Siē dihet zgjedhja e kėtij problemi kėrkon ndryshim kushtetues. Pėrmirėsimet nė Kodin zgjedhor, atmosfera politike, roli i shoqėrisė civile dhe specialistėve nė kryerjen e reformės zgjedhore KSHH-ja ėshtė i shqetėsuar pėr faktin se atmosfera politike vazhdon tė jetė e acaruar. Ajo deri nė njė farė mase ndikon ndikon negativisht edhe nė pėrmirėsimet e mėtejshme tė Kodit Zgjedhor si dhe nė vetė zgjedhjet. KSHH-ja si nė kėtė fazė edhe nė fazėn mbas ndryshimeve tė Kodit Zgjedhor do tė kontribuojė nė sensibilizimin e njerėzve pėr njohjen e tij. Ai mund tė jepte kontributin e tij edhe nė draftin e ndryshimeve, nėqoftėse do ti jepej mundėsia tė njihej me ndryshimet para se ato tė kalonin pėr miratim Kuvendit. Nė kėtė drejtim, do tė donin tė sillnin nė kujtesėn e lexuesit se miratimi i kodit zgjedhor i vitit 2003 nga Komisioni drejt e nė Kuvend ishte negativ. Po tė veprohej ndryshe disa defekte tė Kodit ekzistues mund tė parandaloheshin. Pas miratimit tė projekt ndryshimeve nė kodin zgjedhor, ėshtė e nevojshme ndėrmarrja e njė veprimtarie konkrete pėr njohjen e njerėzve tė shtresave tė ndryshme me aspekte tė veēanta tė kėtij kodi. Gjithashtu, do tė sugjeronim qė projekti i ndryshimeve tė publikohej dhe tė bėhej objekt diskutimi dhe debati nė rrethe tė gjera specialistėsh, etj. Nė kėtė shkrim menduam tė trajtojmė vetėm disa nga problemet qė konsiderojmė tė rėndėsishme nisur nga dėshira pėr tė kontribuar nė zhvillimin e zgjedhjeve tė lira, demokratike tė ndershme dhe tė pakontestueshme. Por pėr tė garantuar kėtė, nuk mjafton vetėm dėshira. Forcat partiake janė aktorėt kryesorė. Nė reformėn zgjedhore ato qė mund tė luajnė si rol pozitiv edhe negativ. Interesat e vendit kėrkojnė zbutjen e klimės politike dhe pėrgatitje serioze pėr zgjedhjet e ardhshme. Pėr tė gjithė ėshtė e qartė se vullneti politik do tė shpejtonte kėtė proces. Mirėkuptimi, transparenca nė reformėn zgjedhore, trajtimi i problemeve me objektivitet dhe jo nė bazė tė interesave tė ngushta partiake janė elemente tė domosdoshėm qė duhet tė respektohen nga tė gjithė. Nė kėtė drejtim kontributi i shoqėrisė civile dhe i specialistėve tė fushave tė ndryshme do tė kontribuonte gjithashtu pėr njė process zgjedhor qė do ta ēonin Shqipėrinė mė pranė Evropės, partner i denjė i organizmave euro-atlantike. 23.07.2004
|