Komiteti Shqiptar i Helsinkit


 

Projekt-ndryshimet e Kodit Zgjedhor kėrkojnė debat

 

14.10.2004

Komiteti Shqiptar i Helsinkit edhe mė parė ka evidentuar faktin se mjaft tė meta nė Kodin Zgjedhor nė fuqi u lejuan sepse projekti nuk u bė objekt diskutimi dhe debati nė rrethe tė gjera tė specialistėve dhe tė njerėzve me pėrvojė nė kėtė fushė.

 

KSHH-ja shpreh shqetėsimin e tij se si pasojė e vonesave tė theksuara nė hartimin e projekt-ndryshimeve tė Kodit tė mėsipėrm, mund tė pėrsėritet i njėjti fenomen negativ.

 

KSHH–ja, pa paragjykuar kontributin e ekspertėve tė OSBE-sė dhe as shqyrtimin serioz qė mund t’i bėhet kėtij projekti nga komisionet parlamentare pėrkatėse mendon se ai duhet t’i nėnshtrohet njė diskutimi mė tė gjerė para se tė miratohet nga Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė.

 

KSHH-ja ka parasysh numrin e madh tė rekomandimeve tė OSBE/ODIHR-it dhe tė Komisionit tė Venecias dhe veēanėrisht rėndėsinė e tyre pėr tė arritur zgjedhje tė lira, tė ndershme dhe demokratike. Megjithatė, KSHH-ja mendon se vėmendje e veēantė i duhet kushtuar aspektit ligjor dhe kushtetues tė ndryshimeve, sidomos nė drejtim tė formulimeve tė sakta dhe tė plota tė dispozitave tė kėtij projekti.

 

KSHH-ja e shikon tė nevojshme tė theksojė se vonesat e deritanishme pėr shkak tė mungesės sė vullnetit politik, me justitifikimin se “koha nuk pret”, mund tė ēojė nė nėnvleftėsimin ose anashkalimin e debatit tė sipėrpėrmendur duke e dėrguar projektin pėr miratim drejtpėrsėdrejti nė Kuvend, madje me kėrkesėn pėr shqyrtim me procedurė tė pėrshpejtuar.

 

Nė rastin konkret, kjo praktikė formalisht e pėrligjur mund tė shoqėrohet me pasoja tė dėmshme nė aspekte tė ndryshme tė procesit zgjedhor.

 

Ėshtė pikėrisht kjo arsyeja qė KSHH-ja sugjeron qė projektligji pėr ndryshimet nė Kodin Zgjedhor t’i dėrgohet pėr miratim Kuvendit, pasi tė jetė siguruar edhe oponenca konstruktive qė do tė kontribuonte nė pėrmirėsimin e mėtejshėm tė kėtij projekti.

 

 


 

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania     

  P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al