Komiteti Shqiptar i Helsinkit


 

Zgjedhje tė lira dhe tė ndershme kur ka vullnet politik dhe zbatim tė ligjit

 

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) mėse njė herė ka shprehur publikisht shqetėsimin e vet pėr mosngritjen nė kohė tė Komisioneve tė Zonave Zgjedhore (KZZ-ve) dhe pėr pasojat qė mund tė vinin pėr shkak tė kėsaj vonese. Sipas pikės 4 tė nenit 34 tė Kodit Zgjedhor, KZZ-tė duhet tė ishin ngritur jo mė vonė se 6 muaj para pėrfundimit tė mandatit tė Kuvendit, d.m.th. jo mė vonė se data 3 Mars 2005.

 

Sipas njoftimeve tė KQZ-sė, megjithėse kanė kaluar 75 ditė nga afati i mėsipėrm ato janė ngritur vetėm pjesėrisht, madje edhe nė mbledhjen e parė tė tyre u vėrtetuan mungesa tė theksuara.

 

KSHH mendon se pėr kėtė zvarritje janė pėrgjegjėse partitė pėrkatėse politike qė kanė tė drejtėn e propozimeve pėr paraqitjen e anėtarėve qė do tė formonin KZZ-tė.

 

KSHH i sugjeron KQZ-sė tė mos qėndrojė nė pritmėri tė propozimeve, por tė zbatojė pikėn 6 tė nenit 34 tė Kodit Zgjedhor ku thuhet se: “Nėse partitė politike tė shumicės parlamentare dhe tė opozitės parlamentare qė kanė tė drejtė tė paraqesin kandidatura pėr KZZ-tė nuk e ushtrojnė kėtė tė drejtė nė afatin e pėrcaktuar nė pikėn 1 tė kėtij neni, kjo e drejtė u kalon automatikisht partive qė vijnė nė radhė me numėr votash nė Kuvend pas tė parave, brenda grupimit pėrkatės. Kur kjo nuk ėshtė e mundur, propozimet bėhen sipas pikės 2 tė kėtij neni”.

 

KSHH rithekson edhe njė herė shqetėsimin e vet se veprimtaria e KZZ-ve ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė. Si rrjedhim trajnimi i tyre i vonuar, formal dhe jo cilėsor mund tė ndikojė negativisht nė kryerjen e detyrave tė tyre tė pėrcaktuar nė ligj.

 

KSHH shpreh bindjen se mundėsitė pėr zgjedhje tė lira, tė ndershme dhe tė pakontestueshme ekzistojnė, por pėr kėtė ėshtė i nevojshėm vullneti politik dhe zbatimi rigoroz i dispozitave tė Kodit zgjedhor. Zbatimi i Kodit Zgjedhor ėshtė i detyrueshėm edhe pėr subjektet zgjedhore.

 

 

 


 

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania     

  P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al