Komiteti Shqiptar i Helsinkit


 

Mosrespektimi i afateve ligjore mund tė cėnojė standartet zgjedhore

 

 

25.05.2005

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, konstaton me keqardhje dhe shqetėsim se ngritja me vonesė tė theksuar dhe tė pajustifikueshme tė KZZ-ve, si edhe fakti se 18 KZZ ende nuk janė konstituar, vėnė nė dyshim ecurinė normale tė proceseve tė mėvonshme zgjedhore.

 

Edhe njė javė na ndan nga afati kur kandidatėt pėr deputetė duhet tė paraqitin nė KZZ-sė dokumentacionin pėrkatės pėr rregjistrimin e tyre.

Paraqitja dhe shqyrtimi i kėtij dokumentacioni nė kushtet e mostrajnimit ose tė njė trajnimi formal dhe jo cilėsor tė KZZ-ve, mund ta zvarriste dhe kompromentonte edhe kėtė proces.

 

KZZ-ja, sipas ligjit ėshtė e detyruar tė verifikojė saktėsinė e ēdo tė dhėne qė duhet tė pėrmbajė ky dokumentacion dhe ti kthejė ato pėr plotėsim nė rastet kur kanė mangėsi.

KSHH nė kėtė drejtim ka parasysh edhe pėrmbajtjen e nenit 80 tė kodit zgjedhor ku thuhet se: Kandidatėt e partive politike pėr deputetėt dhe kandiatėt e pavarur qė nuk zotėrojnė mandate nė kuvend, detyrohen qė dokumentacionit tė mėsipėrm ti bashkangjitin njė listė me nėnshkrimet e 300 zgjedhėsve qė banojnė nė atė zonė dhe qė emrat e tyre janė nė listat paraprake tė zgjedhėsve tė asaj zone.

KSHH mendon se KZZ-tė duhet tė verifikojnė saktėsinė e kėtyre tė dhėnave dhe tė mos justifikohen me arsyetimet “nuk premton koha”, “jemi vonė”, etj.

 

E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr partitė joparlamentare qė janė rregjistruar si subjekte zgjedhore nė KQZ dhe qė nė kėtė rast janė tė detyruara tė paraqesin njė listė kandiatėsh pėr 40 vende nė Kuvend. Kjo listė duhet tė mbėshtetet nga firmat e 7000 votuesve tė rregjistruar nė listat paraprake tė zgjedhėsve.

 

KSHH e shikon tė nevojshme qė lidhur me kėtė ēėshtje t’i referohet asaj pjese tė Kodit tė etikės sė mirė pėr zgjedhjet, miratuar nga Komisioni i Venecias ku thuhet se: “Procedura e verifikimi tė firmave duhet tė behet mbi bazėn e rregullave tė qarta, veēanėrisht pėrsa i pėrket afateve dhe duhet zbatuar pėr tė gjitha firmat” (shih pėrkthim shqip faqe 17).

 

KSHH ėshtė i bindur se anėtarėt e KZZ-sė mund tė pėrmbushin me sukses detyrat e tyre nėqoftėse ligjin e konsiderojnė autoritetin mė tė lartė, nėqoftėse ata trajnohen nėpėrmjet testimit siē rekomandon edhe OSBE/ODIHR-I dhe Komisioni i Venecias, nėqoftėse nė kryerjen e funksioneve tė tyre tregohen tė paanshėm dhe tranparentė. Pėr kėtė kėrkohet edhe mirėkuptimi i tė gjithė subjekteve zgjedhore si dhe zbatimi nga ana e tyre i afateve dhe kėrkesave qė pėrcaktohen nė Kodin zgjedhor.

 

KSHH zbatimin rigoroz tė ligjit e konsideron element tė rėndėsishėm qė garanton arritjen e standarteve nė zgjedhjet parlamentare apo lokale.

 

Nė 3 qershor 2005 fillon zyrtarisht fushata zgjedhore. Ka ende mundėsi pėr tė riparuar disa nga mungesat e vėrtetuara. Po tė ekzistojė vullneti politik, vėshtirėsitė e mėtejshme mund tė kapėrcehen dhe zgjedhjet e 3 korrikut tė kėtij vitit, tė tregojnė se edhe ne dimė tė bėjmė zgjedhje tė drejta, tė ndershme dhe tė pakontestuara.

 


 

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania     

  P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al