Komiteti Shqiptar i Helsinkit


 

  Letėr drejtuar Kryetarit tė Kuvendit tė Shqipėrisė

 

 Drejtuar:       Z. Servet Pėllumbi

                        Kryetar i Kuvendit tė Shqipėrisė

                        Kuvendi i Shqipėrisė

 

Nga:                Komiteti Shqiptar i Helsinkit

                        Qendra pėr Nisma Ligjore Qytetare

                        Qendra pėr Studime Parlamentare

                        Shoqata pėr Kulturė Demokratike

                        Qendra Shqiptare pėr tė Drejtat e Njeriut

 

 

Lėnda: Propozim pėr ndryshimin e nenit 95/2 tė Kodit Zgjedhor

 

Tiranė, mė 3 Mars 2005

 

 

I nderuar Z. Pėllumbi,

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit nė datėn 2 Mars 2005, organizoi njė tryezė tė rrumbullakėt me pėrfaqėsues tė OJF-ve, tė disa institucioneve shtetėrore si edhe me specialistė tė fushave tė ndryshme. Qėllimi i kėsaj tryeze ishte njohja e disa prej ndryshimeve qė i janė bėrė Kodit Zgjedhor me ligjin Nr. 9341, datė 10.1.2005.

 

Nė kėtė takim disa pėrfaqėsues tė OJF-ve shprehėn shqetėsimin lidhur me pėrmbajtjen e nenit 95/2 tė Kodit Zgjedhor, ku bėhet fjalė pėr ngritjen e grupeve tė numėrimit tė votave. Nė kėtė dispozitė thuhet: “Pėr numėrimin e votave nė rang njėsie zgjedhore, me vendim tė KZZ-sė ose KZQV-ve, jo mė vonė se dy orė para mbylljes sė votimit … caktohen deri nė 5 grupe numėrimi dhe njė sekretar pėr secilin”. Nė po kėtė dispozitė theksohet se: “Kryetari, zėvendėskryetari, anėtarėt dhe sekretari i grupit tė numėrimit caktohen sipas procedurave dhe kritereve tė pėrcaktuara pėr KZZ-tė…”.

 

Pėrfaqėsuesit e OJF-ve tė pranishme nė kėtė tryezė mbasi e diskutuan kėtė ēėshtje vendosėn t’i drejtohen Kuvendit tė Shqipėrisė me sugjerimin pėr ndryshimin e nenit 95/2 tė Kodit Zgjedhor duke parashtruar argumentat e mėposhtme:

 

  1. Nėqoftėse grupet e numėrimit tė votave do tė ngrihen jo mė vonė se dy orė para mbylljes sė votimit (ashtu siē parashikohet nė ligj) trajnimi i anėtarėve do tė ishte tepėr i vėshtirė pėr tė mos thėnė i pamundur ose do tė kryehej njė trajnim formal dhe jo cilėsor, gjė qė do tė shoqėrohej me pasoja tė dėmshme.

 

  1. Ligjvėnėsi nuk ka parashikuar asnjė afat deri kur partitė politike pėrkatėse duhet tė bėjnė propozimet pėr anėtarė tė kėtyre grupeve. Vlen tė pėrmendet se nėqoftėse ēdo KZZ do tė caktonte 5 grupe plus sekretarin e kėtij grupi del qė pėr 100 zonat do tė duhen 4000 persona.

Nė kėtė drejtim, edhe nė kėto zgjedhje kemi pėrvojė negative. Kėshtu, nė ligj thuhet se KZZ-tė ngrihen jo mė vonė se data 3 Mars 2005, ndėrsa nė fakt deri mė sot partitė nuk kanė paraqitur propozimet e tyre.

 

  1. Grupet e numėrimit tė votave ngrihen sipas procedurave dhe kritereve tė pėrcaktuar pėr KZZ-tė qė parashikohen nė nenet 34, 34/1 dhe 34/2 tė Kodit Zgjedhor, ndėrsa KQZ-ja siē pėrmendet nė pikėn 5 tė nenit 34 tė Kodit, emėron anėtarėt e KZZ-ve jo mė vonė se 15 ditė nga paraqitja e propozimeve kur konstaton se ato janė nė pėrputhje me dispozitat pėrkatėse tė Kodit Zgjedhor.

Nė kėtė vėshtrim, jemi tė shqetėsuar edhe pėr faktin se KZZ-tė nuk do tė kenė mundėsi tė verifikojnė nėse anėtarėt e grupeve tė numėrimit tė votave dhe sekretarėt e tyre i plotėsojnė ose jo kriteret dhe kushtet e parashikuara nė dispozitat e mėsipėrme. Mungesa e njė verifikimi tė tillė mund tė shoqėrohet gjthashtu me pasoja tė dėmshme.

 

Janė pikėrisht arsyet e mėsipėrme qė pėrfaqėsuesit e disa OJF-ve e panė tė arsyeshme t’i drejtohen Kuvendit tė Shqipėrisė qė tė shqyrtojė mundėsinė e ndryshimit tė pikės 1 tė nenit 95 tė Kodit Zgjedhor si mė poshtė: “Me numėrimin e votave nė rang njėsie zgjedhore me vendim tė KZZ-sė ose KZQV-sė caktohen deri nė 5 grupe numėrimi me shtatė anėtarė dhe njė sekretar secili. Ēdo grup numėrimi numėron votat e tė paktėn 3 qendrave tė votimit. Propozimet pėr anėtarė tė grupeve nga partitė politike pėrkatėse bėhen jo mė vonė se 40 ditė para ditės sė zgjedhjeve, ndėrsa vendimi pėr caktimin e tyre, KZZ-tė e marrin brenda 10 ditėve nga paraqitja e propozimeve”.

 

Nisur nga dėshira pėr mbarėvatjen e procesit zgjedhor duke e konsideruar numėrimin e votave si njė moment mjaft tė rėndėsishėm dhe delikat, shprehim paraprakisht besimin se sugjerimi ynė do tė bėhet objekt shqyrtimi.

 

 

 

Me respekt tė veēantė:

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Qendra pėr Nisma Ligjore Qytetare         

Qendra pėr Studime Parlamentare

Shoqata pėr Kulturė Demokratike

Qendra Shqiptare pėr tė Drejtat e Njeriut

 

 

 


 

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania     

  P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al