Komiteti Shqiptar i Helsinkit


 

 

Disa nga ndryshimet kryesore qė i janė bėrė Kodit Zgjedhor    

 

 

FJALA HYRĖSE

Tiranė, 2 mars 2005

Hotel Rogner

 

Nė kuadėr tė sensibilizimit dhe tė pėrgatitjes pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH-ja) e quajti tė nevojshme organizimin e kėsaj tryeze tė rrumbullakėt me pėrfaqėsues tė disa OJF-ve, institucioneve shtetėrore si edhe me specialistė tė ndryshėm. Siē dihet, ndryshimet e Kodit Zgjedhor kanė qėnė tė shumta, pėr rrjedhojė njohja e tyre ėshtė e domosdoshme.

Gjatė kėsaj periudhe, KSHH-ja ka ndjekur me vėmendje tė veēantė punėn e bėrė pėr hartimin dhe miratimin e kėtyre ndryshimeve, tė cilat, kryesisht, janė bazuar nė rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe tė Komisionit tė Venecias.  Qė gjatė zgjedhjeve pėr organet e qeverisjes vendore tė vitit 2003, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka patur vėrejtje pėr Kodin Zgjedhor tė vitit 2003.  Kėto vėrejtje u bėnė publike me deklarata, letra dhe nė njė oponencė tė plotė tė Kodit Zgjedhor, e cila u botua nė shqip dhe nė anglisht dhe iu shpėrnda gjithė institucioneve tė interesuara, vendase dhe tė huaja[1] si dhe pėrfaqėsuesve tė partive politike qė u angazhuan nė procesin e reformės zgjedhore. Pėr disa ēėshtje qė kanė tė bėjnė me respektimin e Kushtetutės sė RSH-sė, KSHH-ja ka vėnė nė dijeni edhe Komisionin Dypalėsh Parlamentar si edhe Komisionin Parlamentar pėr Ēėshtjet Kushtetuese dhe Ligjore, pranė Kuvendit tė Shqipėrisė.

KSHH-ja disa herė ėshtė prononcuar publikisht pėr vonesat nė pėrgatitjet e zgjedhjeve tė sivjetshme parlamentare; KSHH-ja mėse njė herė ka reaguar publikisht pėr ngadalėsinė e Komisionit tė Reformės Zgjedhore; pėr vonesat lidhur me pėrbėrjen e KQZ-sė dhe tash sė fundi edhe pėr problemin e ndarjes sė zonave. 

Nė datėn 14 shkurt 2005 duhej tė ishte miratuar ndarja e zonave zgjedhore. Mė datė 3 mars 2005, domethėnė nesėr duhet tė pėrfundojė krijimi i komisioneve tė zonave zgjedhore.  Por siē dihet, afatet e mėsipėrme nuk janė respektuar dhe nuk do tė respektohen. Nė kėtė drejtim, kritika tė ashpra, por tė drejta u bėnė edhe nga pėrfaqėsuesit e BE-sė gjatė negociatave qė Qeveria Shqiptare bėri nė kuadėr tė Asocim-Stabilizimit nė muajin shkurt 2005.

Mbas miratimit tė ndryshimeve nė Kodin Zgjedhor dhe ndarjes sė zonave zgjedhore, detyra tė rėndėsishme dalin pėr zbatimin e tyre. Ky proces kėrkon konsensus  partiak dhe vullnet politik. Por krahas kėsaj, kėrkohet gjithashtu edhe zbatim rigoroz i atyre dispozitave qė partitė kanė miratuar vetė.

Aktualisht detyra kryesore ėshtė hartimi i listave tė zgjedhėsve, shpallja dhe korrigjimi i tyre. Urgjente ėshtė krijimi i komisioneve zgjedhore tė zonave. Fill pas kėsaj, rėndėsi tė veēantė merr trajnimi i komisionerėve, paraqitja e kandidaturave, etj. Nė qoftė se secili organ dhe secili person do tė kryejė detyrėn e tij, ky proces shpresojmė tė jetė normal.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe OJF-tė e tjera janė jo vetėm tė interesuara pėr mbarėvajtjen e procesit zgjedhor, por edhe tė angazhuara pėr tė dhėnė kontributin e tyre modest nė kėtė fushė. Edhe kjo tryezė njohjeje qė organizojmė sot i shėrben kėtij qėllimi.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit do tė angazhohet nė vėzhgimin e zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2005 dhe do tė japė gjithashtu ndihmėn e tij qė ky proces tė monitorohet me kujdes, megjithėse, pėr shkak tė ndryshimeve qė i janė bėrė nenit 18 tė Kodit Zgjedhor, sfera e monitorimit ėshtė ngushtuar.  KSHH-ja do tė vazhdojė tė ndjekė me vėmendje hapat e mėtejshme qė do tė merren nė drejtim tė pėrgatitjes pėr zgjedhjet parlamentare dhe do tė reagojė ndaj ēdo zvarritje ose shkeljeje qė mund tė ēojė nė cėnim tė procesit tė ndershėm, tė lirė dhe demokratik tė zgjedhjeve.

Nga ana tjetėr, do tė desha tė sillja nė vėmendjen tuaj se kanė kaluar njė muaj e 20 ditė nga data e miratimit tė ndryshimeve nė Kodin Zgjedhor dhe pėr njohjen e tyre mendojmė se ėshtė bėrė pak: njė emision nė Televizionin kombėtar Arbėria, njė shkrim nė gazetėn “Korrieri” dhe kjo tryezė e rrumbullakėt qė organizohet sot.

Nėqoftėse kjo detyrė do t’i lihet vetėm Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve, qė nė fakt ėshtė tepėr i ngarkuar, edukimi zgjedhor i shtetasve do tė jetė i mangėt dhe i kufizuar dhe votuesit nuk do tė jenė nė gjendje tė pėrdorin siē duhet tė drejtėn e votės.  Nga ana tjetėr, nuk duhet harruar, se sipas Kodit zgjedhor, me detyra tė tilla ligji ngarkon disa organe dhe institucione tė tjera (jo vetėm organet e qeverisjes vendore).

Ėshtė pikėrisht kjo arsye qė nxiti KSHH-nė tė organizojė kėtė tryezė tė rrumbullakėt. Kjo tryezė mund tė konsiderohet hapi ose nisma e parė pėr njė njohje mė tė thellė tė Kodit Zgjedhor tė miratuar, pse jo edhe nė kuadrin e edukimit ligjor tė shtetasve.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ngarkuar z. Niazi Jaho, kėshilltar ligjor i kėtij Komiteti pėr tė bėrė tė njohur disa nga ndryshimet kryesore tė Kodit Zgjedhor.  E shikojmė tė nevojshme tė theksojmė se KSHH-ja ngarkoi z. Niazi Jaho, si njė nga njohėsit e kėsaj fushe. Nė kėtė vėshtrim, mendimet ose qėndrimet e tija pėr ēėshtje tė caktuara nuk janė detyrimisht edhe qėndrimet e KSHH-sė.

Dhe sė fundi pėr nga rradha, por ja nga rėndėsia, dėshiroj tė theksoj se problemet objekt diskutimi nė kėtė tryezė do tė trajtohen nė vėshtrimin ligjor. Nė kėtė tryezė nuk jepen pėrfundime dhe as konsiderata tė KSHH-sė. Pyetjet dhe diskutimet nė kėtė tryezė do tė ndihmojnė pėr njė kuptim mė tė drejtė tė disa ēėshtjeve qė pėrmban Kodi Zgjedhor.

 

Edhe njėhėrė do tė desha t’Ju falenderoja pėr pjesėmarrjen tuaj nė kėtė tryezė.

 

 

Me respekt

 

Prof. as. dr. Vasilika Hysi

Drejtore ekzekutive e KSHH-sė



[1]  Personat e interesuar mund ta lexojnė nė adresėn: www.ahc.org.al

 

 

 

 


 

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania     

  P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al