|
Letėr e Komitetit Shqiptar i Helsinkit drejtuar Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve
Drejtuar: Z. Ilirjan Celibashi
Kryetar i Kmisionit Qėndror tė Zgjedhjeve
Komisioni Qėndror i Zgjedhjeve
Nga: Vasilika Hysi
Drejtore Ekzekutive
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Lėnda: Lidhur me Udhėzimin nr. 4, datė 23.03.2005 tė KQZ
Tiranė, mė 19 Prill 2005
I nderuar Z. Celibashi,
Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė menaxhimit dhe zhvillimit tė zgjedhjeve tė ndershme, tė lira dhe demokratike, mė datė 18 Prill 2005, Komiteti Shqiptar i Helsinki (KSHH) i ka dėrguar njė letėr KQZ-sė lidhur me nenin 95/2 tė Kodit Zgjedhor. Nė kėtė letėr sugjerohej qė nė interes tė
zhvillimit normal tė zgjedhjeve, me udhėzim tė veēantė, KQZ-ja tė caktonte disa afate.
Sot mė datė 19 Prill 2005 u njohėm me udhėzimin nr. 4, datė 23.03.2005 tė KQZ-sė Pėr caktimin e vendit tė numėrimit tė votave, pėrgatitjes sė tyre dhe mėnyrėn e ngritjes sė grupeve tė numėrimit.
KSHH ėshtė i ndėrgjegjshėm se udhėzimet e KQZ-sė kanė fuqi juridike tė pėrgjithshme nė tė gjithė territorin e Republikės sė Shqipėrisė. Megjithatė na lejoni tė paraqesim shqetėsimet e mėposhtme:
-
Nė nenin 8 pika 1 thuhet: Jo mė vonė se 5 ditė pėrpara datės sė zgjedhjeve, KZZ-ja merr vendim pėr numėrimin e GN-ve qė do tė ngrejė. KZZ-ja ua dėrgon menjėherė kėtė vendim partive politike qė kanė tė drejtė tė paraqesin propozime pėr anėtarė tė grupeve tė numėrimit.
Nga kjo del se partive pėrkatėse politike qė do tė bėjnė propozimet u lihet nė dispozicion mė pak se 5 ditė nga data e zgjedhjeve. Duke mos pėrcaktuar asnjė afat pėr partitė politike, kėto tė fundit mund ti paraqitnin propozmet edhe ditėn e zgjedhjeve, ndoshta edhe 2
orė para mbylljes sė votimit.
-
Sipas nenit 95/2 tė Kodit Zgjedhor, kryetari, zėvendės/kryetari, anėtarėt dhe sekretari i grupit tė numėrimit caktohen sipas procedurave dhe kritereve tė pėrcaktuara pėr KZZ-tė. Kjo do tė thotė se kėto kritere duhen respektuar nga partitė politike propozuese dhe duhen verifikuar nga KZZ-ja. Kemi mendimin se
afati 5-ditor do tė vėshtirėsojė zbatimin e kėtyre kritereve pėr tė mos thėnė se kėrkesat e ligjit mund tė cėnohen edhe pėr shkak tė njė formalizmi tė kushtėzuar nga nevoja e urgjencės sė ngritjes sė kėtyre grupeve.
-
Nė Udhėzimin e mėsipėrm tė KQZ-sė, nė nenin 2 pika 1 thuhet: Grupi i numėrimit ėshtė pėrgjegjės pėr numėrimin dhe vlerėsimin e tabelave tė rezultateve pėr ēdo qendėr votimi
KSHH-ja shtron pyetjen se si anėtarėt e gupeve tė numėrimit mund ta kryejnė kėtė detyrė sa tė rėndėsishme, aq edhe delikate nė qoftė se ato ngrihen jo mė vonė se 2 orė para mbylljes sė votimit kur dihet se nė kėto kushte mundėsia pėr trajnimin e tyre ose do tė jetė e
pamundur, ose do tė kryhet formalisht. Sipas mendimit tonė ky process mund tė shoqėrohet me pasoja tė dėmshme.
Pėr kėtė ēėshtje, ashtu siē theksohet edhe nė letrėn tonė tė datės 18 Prill 2005, Komiteti Shqiptar i Helsinmit dhe disa OJF tė tjera i kanė drejtuar njė letėr Kryetarit tė Kuvendit tė Shqipėrisė.
Letra e dytė drejtuar KQZ-sė shpreh respektin dhe konsideratėn pėr kėtė institucion kushtetues tė Republikės sė Shqipėrisė qė sipas nenit 153 tė saj ėshtė organi i pėrhershėm qė pėrgatit, mbikqyr, drejton dhe verifikon tė gjitha aspektet qė kanė tė bėjnė me zgjedhjet dhe rezultatet e
tyre.
Nė pėrfundim sugjerojmė se nė qoftė se do tė ishin tė papranueshme sugjerimet qė pėrmban letra e datės 18 Prill 2005, KQZ-ja tė rishikonte afatin e pėrcaktuar nė nenin 8 pika 1 tė udhėzimit tė KQZ-sė.
Me respekt,
Prof.as.dr. Vasilika HYSI
Drejtore Ekzekutive
|