|
NUK U RESPEKTUA AFATI LIGJOR I SHPALLJES SĖ LISTAVE ZGJEDHORE
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) ēėshtjen e shpalljes sė listave paraprake tė zgjedhėsve dhe ndryshimet nė to i konsideron njė nga aspektet mė tė rėndėsishme tė procesit zgjedhor. Nė kuadėr tė misionit tė vet,
KSHH-ja ndėrmori njė vėzhgim tė pjesshėm lidhur me shpalljen e listave tė zgjedhėsve. Nga vėzhgimet e kryera nė qytetet Tiranė, Korēė, Elbasan, Vlorė, Shkodėr, Kukės dhe Fier rezultoi se:
1
Deri nė datėn 4 Prill 2005, pėrveē rrethit tė Fierit dhe pjesėrisht tė Tiranės, listat paraprake tė zgjedhėsve nuk rezultojnė tė jenė shpallur.
2
Nė disa qendra votimi janė shpallur listat e zgjedhėsve, por ato nuk janė vendosur nė vende tė dukshme dhe tė mundshme pėr tu kqyrur lirisht dhe nė ēdo kohė nga zgjedhėsit.
Nga sa pėrmendėm mė lart, KSHHja konstaton se nė rastin konkret ėshtė shkelur pika 2 e nenit 64/2 tė Kodit Zgjedhor ku thuhet se Procesi i pėrgatitjes sė listės sė zgjedhėsve pėr zgjedhjet pėr
Kuvendin e Shqipėrisė tė vitit 2005 fillon jo mė vonė se data 15 Mars 2005
ndėrsa lista paraprake shpallet jo mė vonė se data 31 Mars 2005.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit mendon se vonesa e mėsipėrme dhe ēdo vonesė tjetėr nė kėtė drejtim mund tė shoqėrohet me pasoja tė dėmshme pėr kėto arsye:
1
Sė pari, shpallja me vonesė e listave paraprake tė zgjedhėsve shkurton afatin e njohjes sė zgjedhėsve me kėto lista.
2
Sė dyti, veē kėsaj, shkurtohet afati i pėrcaktuar nė pikėn 1 tė nenit 56 tė Kodit Zgjedhor ku thuhet se Brenda 30 ditėve nga shpallja e listave paraprake tė zgjedhėsve, kryetari i njėsisė sė qeverisjes vendore kryen lajmėrimin me shkrim pėr
ēdo zgjedhės
. Kjo do tė thotė se kryetarėt e njėsive tė qeverisjes vendore pa shpalljen e listave paraprake nuk mund tė fillojnė lajmėrimin me shkrim tė zgjedhėsve, siē parashikon dispozita e mėsipėrme.
Nė kėto kushte, Komiteti Shqiptar i Helsinkit e shikon tė nevojshme ti bėjė thirrje tė gjithė kryetarėve tė njėsive tė qeverisjeve vendore qė tė marrin masa urgjente pėr shpalljen e listave paraprake tė zgjedhėsve dhe i sugjeron
Ministrisė sė Pushtetit Vendor dhe tė Decentralizimit qė tė ushtrojė kontroll pėr tė mos lejuar zvarritje nė kėtė proces.
|