Komiteti Shqiptar i Helsinkit


 

Zvarritje e pafalshme 

 

13.06.2005

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) bashkohet me shqetėsimin e shprehur nga Kryetari i KQZ-sė, Z. Ilirjan Celibashi lidhur me vonesėn e dhėnies sė informacionit pėrkatės nga kryetarėt e njėsive tė qeverisjes vendore pėr numrin e saktė tė zgjedhėsve nė bazė zone dhe pėr ēdo qendėr votimi. 

KSHH mendon se kėtij shqetėsimi mund t’i paraprinte Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit. 

Masat administrative ose penale qė tani mund tė merren ndaj shkelėsve tė ligjit, edhe pse tė nevojshme, nuk janė kryesoret. KSHH mendon se kryesorja ishte parandalimi i shkeljes. 

KSHH bashkohet gjithashtu me shqetėsimin e KQZ-sė se vonesa e mėsipėrme ėshtė e tillė qė mund tė kompromentojė njė nga aspektet mė tė rėndėsishme tė zgjedhjeve, atė tė votimit. Prandaj, edhe kėrkohet qė ky problem tė vlerėsohet me seriozitetin e duhur.  

Tė gjithė flasin, pranojnė dhe deklarojnė se zgjedhjet e kėtij viti do tė jenė njė test pėr Shqipėrinė, se ato duhet tė pėrmbushin standardet e kėrkuara. 

KSHH edhe mė parė ka theksuar se arritja e kėtyre standardeve kushtėzohet nga dy faktorė: a) nga vullneti politik dhe b) nga zbatimi rigoroz i ligjit. 

Nga zgjedhjet e 3 korrikut na ndajnė vetėm 20 ditė. Deri ditėn e votimit ka ēėshtje tė rėndėsishme qė duhen zgjidhur, ka afate qė duhen respektuar. Mjafton tė pėrmendim njė nga momentet mė tė rėndėsishme: atė tė ngritjes nė kohė tė grupeve tė numėrimit tė votave sidhe trajnimin cilėsor tė anėtarėve tė tyre. 

KSHH, me kėtė rast u bėn thirrje organeve pėrkatėse shtetėrore, komisioneve zgjedhore dhe tė gjithė subjekteve zgjedhore qė tė kontribuojnė nė drejtim tė zbatimit tė ligjit dhe udhėzimeve tė KQZ-sė. Procesi zgjedhor ka hyrė nė fazėn pėrfundimtare. Le tė vėrtetojmė nė praktikė, se edhe ne dimė tė bėjmė zgjedhje tė lira, tė ndershme dhe tė pakontestueshme.


 

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania     

  P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al