|
KSHH
ka marrė akreditimin pėr 113 vėzhgues afatgjatė dhe 7 vėzhgues
afatshkurtėr
Trajnim
ligjor i vėzhguesve tė KSHH-sė
14.06.2005
Njė
nga detyrat kryesore tė Komitetit Shqiptar tė Helsinkit si njė ndėr
organizatat e para joqeveritare (jofitimprurėse), ka qėnė dhe
mbetet monitorimi i zgjedhjeve periodike nė vendin tonė. Nė kėtė
drejtim KSHH si njė organizatė me pėrvojė ka dhėnė kontributin
e tij modest pėr zhvillimin e zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme
si dhe pėr pėrmirėsimin e mėtejshėm tė reformės zgjedhore nė
frymėn e dokumentave ndėrkombėtare.
KSHH
i ndėrgjegjshėm se zgjedhjet e 3 Korrikut tė kėtij viti pėr
Kuvendin e Shqipėrisė janė tė njė rėndėsie tė veēantė, ka
vendosur tė angazhohet nė monitorimin e zgjedhjeve parlamentare tė
kėtij viti. Njė pjesė e mirė e vėzhguesve tanė kanė shprehur
gatishmėrinė e tyre pėr tė vėzhguar nė mėnyrė vullnetare.
KSHH
ka marrė akreditimin pėr 113 vėzhgues afatgjatė dhe 7 vėzhgues
afatshkurtėr.
Nė
datėn 14 Qershor 2005 u zhvillua trajnimin ligjor tė vėzhguesve tė
KSHH-sė.
Paraprakisht
KSHH, ka pregatitur tė gjitha materialet e nevojshme pėr tua
shpėrndarė vėzhguesve siē janė; zbėrthimi i dispozitave mė tė
rėndėsishme tė Kodit zgjedhor, njohja me udhėzimet e KQZ-sė,
pyetėsore lidhur me informacionet qė vėzhguesit do ti dėrgojnė
KSHH-sė sipas aspekteve zgjedhore qė do tė vėzhgohen, etj.
Nė
kėtė trajnim veē problemeve lidhur me njohjen e mirė tė Kodit
zgjedhor, nė mėnyrė tė veēantė u fol pėr ēėshtje lidhur me
metodologjinė e vėzhgimit si dhe me detyrat dhe tė drejtat e vėzhguesve.
Nė
kėtė trajnim theksi u vu gjithashtu nė qėndrimet dhe sjelljet e
vėzhguesit me qėllim qė tė garantohet objektiviteti dhe paanshmėria.
Nuk duhet tė lejohet asnjė ndikim nė vullnetin e zgjedhėsve,
asnjė dhunim nė tė drejtėn e votuesit pėr tė votuar nė fshehtėsi.
Vėzhguesi nuk do tė jetė pasiv, por reagimet e tij do tė jenė nė
pėrputhje me ligjin dhe nė mėnyrė tė kulturuar, pa penguar
veprimtarinė normale tė komisioneve zgjedhore.
KSHH
do tė monitorojė disa ēėshtje qė kanė tė bėjnė me fushatėn
zgjedhore, me caktimin e qėndrave tė votimit, me ngritjen e KQV-ve
dhe trajnimin e anėtarėve tė tyre, ngritjen e grupeve tė numėrimit
dhe trajnimin e tyre, etj.
Nė
mėnyrė tė veēantė, vėzhguesit e Komitetit Shqiptar i Helsinkit
do tė pėrqėndrojnė vėmendjen e tyre nė monitorimin e procesit
tė votimit dhe tė numėrimit tė votave.
KSHH
do tė shtrijė vėzhgimin e tij kryesisht nė disa rrethe, Tiranė,
Durrės, Fier, Gjirokastėr, Korēė, Kukės, Shkodėr, Vlorė dhe
Elbasan, etj.
KSHH
gjithashtu do tė vėzhgojė procesin e votimit dhe nė disa
komisariate, paraburgime si dhe nė disa burgje tė sigurisė sė ulėt,
te zakonshme dhe tė lartė.
KSHH
sipas rastit gjatė vėzhgimit mund tė dalė me deklarata tė veēanta
tė mbėshtetura nė informacionet e vėzhguesve, ndėrsa nė pėrfundim
tė procesit do tė shprehet mbi ecurinė e zgjedhjeve, zbatimin e
dispozitave tė Kodit zgjedhor kryesisht pėr ato aspekte tė
procesit zgjedhor, qė do tė vėzhgohen.
KSHH
shpreson qė edhe kontributi i vėzhguesve vendas tė jetė nė lartėsinė
e misionit tė tyre dhe tė shėrbejė nė arritjen e konkluzioneve
tė drejta dhe tė bazuara.
Pėr
KSHH-nė vėzhgimi i kėtyre zgjedhjeve do tė jetė njė element
tjetėr pozitiv nė forcimin e rolit tė vėzhguesve tė kėsaj
organizate nė Shqipėri dhe nė drejtim tė forcimit tė tij dhe tė
pėrmirėsimit tė mėtejshėm tė metodologjisė nė fushėn e
monitorimit tė zgjedhjeve.
|