Komiteti Shqiptar i Helsinkit


 

Thirrje e Komitetit Shqiptar tė Helsinkit

 

Tė nderuar zgjedhės,

 

Nė 3 Korrik 2005 nė vendin tonė zhvillohen zgjedhjet pėr Kuvendin e Republikės sė Shqipėrisė.

 

Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė u garanton shtetasve tė drejtėn e zgjedhjes. KSHH, organizata e parė jo-qeveritare misioni i sė cilės ka qenė dhe mbetet mbrojtja e lirive dhe tė drejtave tė shtetasve, duke patur parasysh se zgjedhjet periodike janė faktorė tė rėndėsishėm nė drejtim tė thellimit tė mėtejshėm tė reformave demokratike, i bėn thirrje tė gjithė zgjedhėsve qė nė 3 Korrik tė kėtij viti tė ushtrojnė njė nga tė drejtat themelore, atė tė votimit.

 

Kjo ėshtė ngjarje e njė rėndėsie tė veēantė. Pėr njė periudhė 4 vjeēare, ne do tė zgjedhim Kuvendin e ri tė Shqipėrisė, pėrfaqėsuesit tanė mė tė lartė legjislativė.

 

Kjo ėshtė gjithashtu njė ngjarje e rėndėsishme edhe pėr faktin se Europa dhe SH.B.A. kėrkojnė nga qeveria dhe klasa politike shqiptare qė zgjedhjet e kėtij viti tė jenė tė lira, tė ndershme dhe tė pakontestuara.

 

Pikėrisht, pėr arsyet e mėsipėrme, Komiteti Shqiptar i Helsinkit u bėn thirrje tė gjithė zgjedhėsve qė tė marrin pjesė nė kėto zgjedhje dhe tė votojnė lirisht pėr subjektin zgjedhor qė ata dėshirojnė.

 

Pjesėmarrja sa mė e gjerė nė votime do tė tregojė pjekurinė e popullit tonė edhe pėr faktin se kėto zgjedhje do tė jenė njė test pėr integrimin e Shqipėrisė nė strukturat euro-atlantike.

 

KSHH u bėn thirrje edhe zgjedhėse qė nuk figurojnė nė listat pėrfundimtare, qė t’i drejtohen gjykatės sė rrethit gjyqėsor dhe tė kėrkojnė qė ajo tė marrė vendim pėr tė lejuar qė ata tė votojnė nė qendrėn e tyre tė votimit. Mos ngurroni ta bėni kėtė, ka ende kohė.

 

 

Tė nderuar zgjedhės!

 

Ligji ju garanton votėn e lirė dhe tė fshehtė. Denonconi rastet e premtimeve ose kanosjeve me synimin  qė ju tė votoni pro ose kundėr njė kandidati ose subjekti zgjedhor.

 

Ruajeni fshehtėsinė e votės suaj dhe mos lejoni futjen familjarisht nė dhomėn e fshehtė.

 

Nė qoftė se nuk keni mundėsi tė votoni vetė, zgjidhni pėr t’ju ndihmuar njė person tjetėr, banor i qendrės suaj tė votimit qė ashtu sikurse ju, figuron nė listėn e zgjedhėsve.

 

Tregoni kujdes nė momentin kur votoni.

 

Qė vota juaj tė mos quhet e pavlefshme, vendoseni shenjėn brenda kuadrit tė caktuar.

 

KSHH uron me kėtė rast tė gjithė zgjedhėsit, si edhe emigrantėt qė janė kthyer nė vendin e tyre pėr tė votuar, qė nėpėrmjet votės sė lirė dhe tė ndershme tė kontribuojnė pėr njė jetė mė tė mirė, pėr konsolidimin e demokracisė dhe institucioneve tė saj nė Shqipėri.

 


 

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania     

  P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al