Komiteti Shqiptar i Helsinkit


 

KZZ-tė a do ngrihen nė 3 Mars 2005?!

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) si njė nga organizatat monitoruese tė zgjedhjeve periodike nė Shqipėri, ndjek me vėmendje edhe pėrgatitjet pėr zgjedhjet parlamentare tė kėtij viti.

 

KSHH shpreh veēanėrisht shqetėsimin e tij qė Kuvendi i Shqipėrisė nuk ka miratuar ende ndarjen e zonave zgjedhore. Si rrjedhim, qė tani ėshtė vėshtirėsuar dhe ndoshta ėshtė bėrė e pamundur ngritja nė afatin e caktuar ligjor tė komisioneve tė zonave zgjedhore (KZZ-ve) qė sipas nenit 34 tė Kodit Zgjedhor duhet tė ngrihen jo mė vonė se 6 muaj para mbarimit tė mandatit tė Kuvendit” d.m.th. nė 3 Mars 2005.

 

Deri nė 3 Mars 2005 mbeten 14 ditė. Projektligji pėr ndarjen e zonave zgjedhore nuk i ėshtė paraqitur ende Kuvendit tė Shqipėrisė. KSHH mendon se edhe sikur ky ligj tė miratohet nga Kuvendi me procedure tė shpejtuar, afati ligjor pėr ngritjen e komisioneve tė zonave zgjedhore do tė shkelet.

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit arrin nė kėtė pėrfundim duke u bazuar nė argumentat e mėposhtėm:

 

Sė pari, komsioni i Zonės Zgjedhore emėrohet nga Komisioni Qėndror i Zgjedhjeve nė bazė tė propozimeve qė do tė paraqesin partitė politike pėrkatėse. Partitė politike duhet tė kenė parasysh papajtueshmėrinė dhe kushtet ligjore qė kėrkon ligji pėr tė qenė anėtar dhe sekretar i KZZ-sė (nenet 34/1 dhe 34/2 tė Kodit Zgjedhor;

 

Sė dyti, KQZ-ja emėron anėtarėt e KZZ-sė jo mė vonė se 15 ditė nga paraqitja e propozimeve, kur konstaton se propozimi ėshtė nė pėrputhje me kėrkesat e ligjit. 

 

Sė treti, brenda 15 ditėve nga paraqitja e porpozimeve, KQZ-ja duhet tė verifikojė njė e nga njė 700 anėtarė dhe 100 sekretarėt e KZZ-ve.

 

Ēdo formalizėm ose nxitim i tepruar nė kėtė drejtim mund tė lejonte emėrime nė kundėrshtim me dispozitat pėrkatėse tė Kodit Zgjedhor. KSHH-ja ka parasysh gjithashtu se, sipas rekomandimit tė OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit tė

 

Venecias, trajnimi i anėtarėve duhej tė kryhej “jo mė vonė se 180 ditė para zgjedhjeve” (Rekomandimet, pėrkthim shqip faqe 5).

 

Pėr tė gjithė ėshtė e qartė se vonesa nė ngritjen e KZZ-ve do tė shkaktojė vonesa nė trajnimin e tyre, nė pėrfundim tė tė cilit, sipas rekomandimeve tė mėsipėrme “duhet tė bėhet testimi i tyre dhe ata individė qė marrin njė rezultat tė kėnaqshėm do tė “ēertifikohen” si administratorė tė zgjedhjeve”.

 

Komiteti Shqiptari i Helsinkit ėshtė i mendimit se ngritja dhe trajnimi me vonesė i KZZ-ve mund tė shoqėrohet me pasoja tė dėmshme dhe do tė ndikojė negativisht nė mbarėvajtjen e zgjedhjeve.

 

KSHH-ja mendon se realizimi i detyrės pėr tė zhvilluar zgjedhje tė lira, tė ndershme dhe tė pakontestueshme kėrkon jo vetėm vullnet politik, por edhe zbatim rigoroz tė Kodit Zgjedhor.

 

Ėshtė kjo arsyeja qė KSHH-ja e sheh tė nevojshme t’u bėjė thirrje partive politike dhe sidomos dy partive mė tė mėdha qė nė interes tė vendit, tė respektimit tė Kushtetutės dhe tė ligjit, tė arrijnė konsensusin pėr ndarjen e zonave zgjedhore.

 

KSHH i sugjeron gjithashtu Kuvendit tė Shqipėrisė qė tė kėrkojė paraqitjen sa mė parė pėr miratim tė projektligjit pėr ndarjen e zonave zgjedhore.

 


 

Tiranė, mė 18 shkurt 2005


 

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania     

  P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al