Deklarate per Shtyp – Nje krim Tragjik

Sipas njoftimeve në media, Prokuroria ka nisur procedim penal ndaj gjyqtarit që lëshoi

“Urdhërin e Mbrojtjes” në favor të shtetases Liljana Rukaj, e cila u vra nga burri i saj.

KShH fillimisht shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe të afërmve për këtë vrasje kaq të dhimbshme dhe tragjike, si dhe i sugjeron organeve të ndjekjes penale hetim të shpejtë, të gjithanshëm dhe objektiv duke evidentuar sidomos motivet dhe rrethanat e ngjarjes, si dhe mundësitë që ekzistonin për parandalimin e këtij krimi kaq të rëndë.

KShH  vëren  se  nga  ana  e  gjykatës  nuk  është  zbatuar  neni  5  i  Ligjit  Nr.  9669,  datë

18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”, ku veç të tjerave thuhet se gjykata brenda 24 orëve pas lëshimit të urdhërit të mbrojtjes me vendim, u dërgon nga një kopje edhe komisariatit të policisë në rajonin ku janë me banim të përhershëm apo të përkohshëm, viktima dhe persona të tjerë të përmendur në vendimin gjyqësor.

Veç kësaj, sipas nenit 7, pika 5 të Ligjit Nr. 10494, datë 22.12.2011 “Për mbikëqyrjen elektronike të personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor”, përjashtimisht gjykata mund të vendos përdorimin e ME-së (Mbikëqyrjes Elektronike) edhe pa pëlqimin e personit dhunues, kur vlerëson se kjo është e domosdoshme dhe dhunuesi paraqet rrezikshmëri kur ekziston dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova.

Megjithëse në rastin konkret një dyshim i tillë ka ekzistuar, duhet të zbatohej dispozita e mësipërme. Në Vendimin Nr. 406, dt. 18.06.2014 të Këshillit të Ministrave, në këto raste mbikëqyrja elektronike e personave të cilëve u kufizohet liria me vendim gjyqësor shtrihet në të gjithë territorin e Republikës, pra edhe në Fier ku ndodhi ngjarja.

Për këtë arsye, KShH sugjeron që ngjarja e mësipërme të vlerësohet edhe në aspektin e zbatimit rigoroz të ligjeve të lartpërmendura dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave. Për KShH-në, zbatimi rigoroz i tyre në këtë apo raste të tjera do të shërbenin si faktor parandalues.

KShH e sheh të nevojshme të evidentojë faktin se dhuna në familje po bëhet mjaft shqetësues. Humbasin jetë njerëzish! Viktima janë veçanërisht gratë, vajzat dhe fëmijët. Kjo i bën të domosdoshme masat parandaluese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eventet

< 2017 >
November
MoTuWeThFrSaSu
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
TOP