Deklaratë për shtyp – Të parandalohen pasojat e dëmshme


Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) është i ndërgjegjshëm për shqetësimet e drejta dhe të përsëritura të KQZ-së lidhur me propozimet e vonuara të partive përkatëse parlamentare (subjekteve zgjedhore) për ngritjen e KQV-ve dhe grupeve të numërimit të votave (GNV-ve). Tashmë ky është fakt që e vë KQZ-në objektivisht në kushte të vështira për garantimin e mbarëvajtjes së administrimit të zgjedhjeve.

KShH ka parasysh faktin se KZAZ-ve u duhet të verifikojnë dokumentacionin nëse personat e propozuar nga partitë politike për anëtarë të KQV-ve dhe GNV-ve plotësojnë ose jo kushtet dhe kërkesat ligjore. Për zbatimin e kësaj detyre sa të rëndësishme aq edhe të përgjegjshme kërkohet angazhim dhe vëmëndje e veçantë. Çdo vonesë në propozimin e anëtarëve të KQV-ve dhe GNV-ve nga subjektet zgjedhore që nuk i kanë bërë këto propozime dëmton procesin e administrimit zgjedhor.

Një tjetër moment tepër i rëndësishëm është edhe ai i trainimit dhe testimit të rreth 37 000 komisionerëve (anëtarë të KQV-ve dhe GNV-ve). Çdo formalizëm dhe nxitim në këtë drejtim do të reflektonte negativisht si në procesin e votimit edhe në atë të numërimit të votave e domosdoshme që kjo të parandalohej. Është kjo arsyeja që, KShH i sugjeron partive politike parlamentare që, me përjashtim të rasteve të jashtëzakonshme dhe të motivuara, të mos kërkojnë ndryshime në përbërjen e KQV-ve dhe të GNV-ve.

KShH i sugjeron gjithashtu KQZ-së që, vështirësitë e krijuara të kapërcehen jo vetëm me një angazhim total por edhe me qëndrime rigoroze në zbatim të ligjit. KShH mendon se, toleranca në emër të “interesit të përgjithshëm” sidomos në prag të ditës së votimit nuk do t’i shërbente standarteve që kërkohen për këto zgjedhje parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eventet

< 2019 >
August
MoTuWeThFrSaSu
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 
TOP