ZGJEDHJE TË LIRA DHE TE NDERSHME

Prej vitit 1996, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka monitoruar shumicën e zgjedhjeve parlamentare dhe të qeverisjes vendore në Shqipëri si dhe ka ofruar ekspertizën e tij ligjore në procesin e hartimit dhe ndryshimit të legjislacionit zgjedhor.

KShH është fokusuar në rritjen e ndërgjegjësimit dhe informimit të shtetasve me parashikimet e Kodit Zgjedhor për ushtrimin e të drejtës së tyre të votës, monitorimin e institucioneve të administrimit zgjedhor, monitorimin e aspekteve të lidhura me procesin parazgjedhor, të procesit të votimit, të numërimit të votave, të shpalljes së rezultateve, etj.

Raportet monitoruese të Komiteti Shqiptar i Helsinkit kanë qenë të besueshme lidhur me gjetjet e tyre kryesore dhe rekomandimet si dhe janë referuar nga aktorët ndërkombëtarë që punojnë në këtë fushë.

NAVIGO

PostimeT E FUNDIT

eventet

< 2018 >
May
MoTuWeThFrSaSu
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031   
TOP