THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME

SHOQËRIA CIVILE KUNDËR EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Komiteti Holandez i Helsinkit, Komiteti Norvegjez i Helsinkit, Komiteti Serb i Helsinkit për të drejtat e njeriut dhe Together For Life (TFL) po zbatojnë projektin “Shoqëria Civile Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”, financuar nga Bashkimi Evropian.

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti të BE-së i financuar nga Instrumenti për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut është: "Kundërshtimi dhe parandalimi i përhapjes së ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit në zonat e largëta të Shqipërisë.”

Grupet e synuara të projektit janë organizatat e shoqërisë civile (OSHC), organizatat e bazuara në komunitet, organizatat e mediave, organizatat e grave dhe të rinjve etj.

Kjo thirrje për Projekt-Propozime, është e vlefshme prej datës 09 Qershor – 31 Korrik 2017, dhe i përket Skemës së Granteve, si një nga komponentët kryesorë të projektit, i cili ka si qëllim financimin e projekteve që mbështesin OShC-të që veprojnë në fushën e të drejtave të fëmijëve, mbrojtjen e fëmijëve ose të drejtat e njeriut në përgjithësi, grupet me baza në komunitet, grupet rinore. Ne inkurajojmë aplikantët nga të gjitha organizatat me baza fetare, organizatat etnike etj.

Shuma e përgjithshme e vënë në dispozicion në këtë Thirrje për Projekt-Propozime është 187,764 Euro.

Tre sesioni informimi do të organizohen respektivisht në datë 10 / 07 / 2017 ora 10:00 në Shkodër, në datë 12 / 07 / 2017 at 10:00 in Tirana dhe në datë 14 / 07 / 2017 ora 10:00 në Gjirokastër.

Buxheti i përgjithshëm i projektit për çdo grant të kërkuar në këtë Thirrje për Projekt-Propozime duhet të jetë midis shumave minimale dhe maksimale si në vijim:

EUR 5,000.00 – 10,000.00                 

Afati i fundit i dorëzimit të Projekt-Propozimeve është 31 Korrik 2017 ora 17:00.

Udhëzimet për mënyrën e aplikimit dhe dorëzimit të Projekt-Propozimeve, përshkruhen në Udhëzimin për Aplikim të Granteve, e cila mund të gjendet në (LINKU i manualit) ose në internet, në faqen zyrtare të KShH www.ahc.org.al dhe atë të TFL www.togetherforlife.org.al

Një kopje e Udhëzimit për Aplikime dhe formatit të aplikimit mund të kërkohet edhe duke dërguar një e-mail në adresën: office@ahc.org.al.

Call for Proposals

EuropeAid/152207/DD/ACT/AL

Shoqëria Civile Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

Albanian Helsinki Committee


GUIDELINE SUBGRANTS.pdf


LEGAL ENTITY FORM.pdf


COVER LETTER OF THE ORGANIZATION.docx


APPLICATION FORM FOR THE PROJECT PROPOSAL.docx


BUDGET APPLICATION.xls


DECLARATION BY THE APPLICANT.docx


DECLARATION BY THE CO-APPLICANT.docx


eventet

< 2017 >
April 21
  • 21
    No events
TOP