Komiteti Shqiptar i Helsinkit fillon nismën e saj më të re për “Promovimin e aktivizmit dhe pjesëmarrjen e publikut dhe shoqërisë civile në Reformën e Sistemit të Drejtësisë”


Gjatë aktiviteteve të tij të përditshme, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) konstaton se qytetarët kanë njohuri të kufizuara dhe sipërfaqësore në lidhje me Reformën në Sistemin e Drejtësisë. Pas miratimit të ligjit “Për disa ndryshime në Kushtetutën e Shqipëris” dhe të ligjit të ri “Për rivlerësimin e Prokurorëve dhe të Gjyqtarëve”, proçesi do të vazhdojë me hartimin e 40 projekt-ligjeve në mbështetje të gjyqësorit, drejtësisë penale, edukimit ligjor, profesioneve të lira, masave anti-korrupsion dhe për financimin e sistemit të drejtësisë.

Për të kontribuar në këtë proces si një aktor i shoqërisë civile, KShH-ja ka filluar iniciativën më të re me zbatimin e projektit: “Promovimin e aktivizmit dhe pjesëmarrjen e publikut dhe shoqërisë civile në Reformën e Sistemit të Drejtësisë”, të mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë Holandeze në Tiranë. Ky projekt do të realizohet gjatë periudhës Shtator 2016 – Mars 2017.

Nëpërmjet realizimit të këtij projekti, KShH ka për qëllim të mirë informojë publikun e gjerë dhe sidomos shoqërinë civile dhe grupet e interesit, për proceset e Reformës së Sistemit të Drejtësisë, duke nisur një debat të gjerë publik mbi ndikimin e saj në jetën e tyre të përditshme. KShH-ja do të transmetojë problematikat lidhur me këtë gjë dhe do të kontribuojë me ekspertizë ligjore për Komisionin Parlamentar Ad Hoc për Reformën e Sistemit të Drejtësisë, në çështjet përkatëse, që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, aksesin në drejtësi dhe barazinë para ligjit, të ngritura gjatë proçesit të konsultimit.

KSHH do të bëjë përpjekje për të rritur ndërgjegjëisimin se, Reforma në Sistemin e Drejtësisë i takon çdo qytetari dhe shpreh mirënjohjen e tij për Ambasadën e Mbretërisë Holandeze në Tiranë për mbështetjen e kësaj iniciative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postime

eventet

< 2017 >
June
MoTuWeThFrSaSu
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  
TOP