|
Komiteti Shqiptar i Helsinkit dėnon dhunėn ndaj ish
Drejtorit tė SHISH-it
01.11.2006
Sipas
njoftimeve tė medias, dje nė datėn 31 Tetor 2006,
ish Drejtori i Shėrbimit Informativ tė Shtetit z.
Fatos Klosi kur po dilte nga banesa e tij, u ndal
dhe u godit nga njė person i panjohur, qė siē u
vėrtetua ishte punonjės i kėtij shėrbimi gjatė
periudhės 1992-1998 Anibal Basha.
Komiteti
Shqiptar i Helsinkit dėnon kėtė akt tė shėmtuar,
kėtė veprim me rrezikshmėri shoqėrore qė vuri nė
rrezik shėndetin dhe jetėn e z. Klosi. Megjithėse,
motivet e vėrteta tė kėsaj ngjarjeje do ti
vėrtetojnė organet kompetente, tė dhėnat paraprake
tė deritanishme tė pranuara edhe nga vetė i
ndaluari, flasin pėr njė reagim tė menjėhershėm ndaj
sqarimeve tė dhėna publikisht nga z. Fatos Klosi
lidhur me rrėmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhės.
Komiteti
Shqiptar i Helsinkit e dėnon fuqimisht kėtė akt edhe
pėr faktin se veprime tė tilla ndaj shtetasve tė
veēantė (nė rastin konkret z. Klosi) synojnė tu
mbyllin gojėn atyre qė tė mos flasin dhe tė mos
bėjnė publike atė qė mund tė dinė pėr njė ngjarje tė
caktuar ose pėr njė vepėr penale qė mund tė jetė
kryer.
Komiteti
Shqiptar i Helsinkit me kėtė rast e shikon tė
nevojshme tu sugjerojė organeve tė ndjekjes penale
dhe gjykatės qė ta shqyrtojnė ēėshtjen me pėrparėsi
dhe objektivitet.
KSHH mendon
se qoftė edhe vetėm ky fakt tregon sa i nevojshėm
dhe i drejtė ishte miratimi i ligjit Mbi mbrojtjen
e dėshmitarėve.
|