|
Raport mbi takimin e 4 tė OJF
03.11.2006
Nė 15 shtator
2006, pranė zyrave tė Komitetit Shqiptar tė
Helsinkit u zhvillua takimi i 4 i rrjetit tė OJF tė
interesuara nė fushėn e migracionit. Ky takim
shėrbeu si njė mundėsi pėr tė rivendosur kontaktet
si dhe pėr tė analizuar mė nė thellėsi aspektet qė
lidhen me kthimin dhe riintegrimin e migrantėve dhe
mbrojtjen e tė drejtave tė tyre.
Nė vijim tė
takimeve tė mėparshme u diskutua nė lidhje me
projektet qė organizata tė ndryshme po implementojnė
si dhe pėr mundėsitė e bashkėpunimit dhe tė
inciativave tė pėrbashkėta me qėllim pėrmirėsimin e
asistencės pėr migrantėt dhe personat e kthyer.
Koordinatori
i projektit, prezantoi objektivat dhe veprimtaritw
qė do tė kryhen nė kuadrin e projektit Pėr
monitorimin e tė drejtave tė emigrantėve dhe tė
personave tė kthyer qė Komiteti Shqiptar I
Helsinkit po zbaton me financimin e Komitetit
Norvegjez tė Helsinkit.
Nė fund tė
takimit u ravijėzuan njė sėrė rekomandimesh si:
mundėsia e zhvillimit tė aktiviteteve tė pėrbashkėta
nė rastet kur ėshtė e mundur nga mandati i
projekteve, shkėmbimi i informacioneve nė mėnyrė
periodike mes aktorėve nė kėtė fushė me qėllim
zhvillimin e mekanizmave efektivė tė referimit pėr
tė plotėsuar mė mirė kėrkesat, krijimi i grupeve tė
pėrbashkėta pėr pėrgatitjen e propozimeve ose
sugjerimeve tė ndryshme ligjore drejtuar
autoriteteve shqiptare sipas eksperiencave tė
krijuara.
|