KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

MISIONI I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...


   

 

Tė respektohet parimi i prezumimit tė pafajėsisė dhe pavarėsia e gjykatės

 

08.11.2006

Mė datėn 3 Nėntor 2006, Prokuroria i ka drejtuar Gjykatės sė Tiranės kėrkesėn pėr vlerėsimin e masės sė sigurimit ndaj pesė personave: Niko Dhima, Maxhit Alibali, Shpėtim Peza, Faik Ymeri dhe Alban Doda. Ata akuzohen pėr legalizimin e dokumentave tė falsifikuara nė Drejtorinė Konsullore tė Ministrisė sė Jashtme.

 

Gjykata, mė datėn 4 Nėntor 2006 mori nė shqyrtim kėrkesėn e mėsipėrme dhe vendosi pėr dy tė parėt burg pa afat, pėr tė tretin (Shpėtim Pezėn), 20 ditė burg me qėllim qė prokuroria gjatė hetimeve tė pėrcaktonte rolin e tij nė kryerjen e kėsaj vepre, ndėrsa pėr Faik Ymerin dhe Alban Dodėn nė mbėshtetje tė nenit 231 tė Kodit tė Procedurės Penale, urdhėroi lirimin dhe detyrimin e tyre pėr paraqitje nė organin e hetimit.

 

Tė nesėrmen e kėtij vendimi me datėn 5 Nėntor 2006, reagoi Ministria e Brendshme nėpėrmjet zėdhėnėsit tė tij nė njė konferencė pėr shtyp. Nė deklaratėn e tij para mediave ai e quajti “absurd” lirimin e Faik Ymerit dhe Alban Dodės, se nė ngarkim tė tyre kishte “Prova tė mjaftueshme dhe tė pakundėrshtueshme”, se “Gjykata e Tiranės, me njė shkelje flagrante la tė lirė sekserėt kryesorė Faik Ymerin dhe Alban Dodajn. Ministria e Brendshme shpreh shqetėsimin e saj nė lidhje me kėtė ēėshtje ku puna disa mujore pėr zbulimin e kėtij grupi, grumbullimi i dhjetra provave e paraqitja e shumė dokumentave sabotohen dhe bėhen tė pavlefshme nga organi i drejtėsisė”.

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit e shikon tė nevojshme tė theksojė se kompetencat e ēdo organi, pra edhe ato tė Prokurorisė, gjykatės, policisė gjyqėsore, Ministrisė sė Punėve tė Brendshme etj., janė pėrcaktuar nė Kushtetutė dhe nė dispozitat pėrkatėse ligjore.

 

Nė kėtė vėshtrim, KSHH disa herė edhe mė parė ka reaguar publikisht ndaj deklaratave qė bien ndesh me parimin e prezumimit tė pafajėsisė, tė sanksionuara nė nenin 6 tė Konventės Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut dhe nenin 30 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė ku thuhet se: “Kushdo quhet i pafajshėm pėrderisa nuk i ėshtė provuar fajėsia me vendim gjyqėsor tė formės sė prerė”.

                                                                                                            Vijon nė faqen tjetėr

Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Brendshme duke u shprehur pėr prova “tė pakundėrshtueshme”, ka cėnuar nė mėnyrė tė hapur kėtė parim, sepse ka marrė atributet e gjykatės, madje tė gjykatės qė deklaron fajtor personin e akuzuar me vendim tė formės sė prerė. Vlen tė pėrmendet se gjykata ka vendosur konform kėrkesės sė prokurorit.

 

KSHH thekson se as Prokurorisė qė ėshtė i vetmi organ i ndjekjes penale dhe qė me kėtė cilėsi ka kėrkuar nga gjykata vlerėsimin e masės sė sigurimit, nuk do t’i lejohej njė deklaratė e tillė. E vetmja e drejtė e saj, nė qoftė se nė rastin konkret nuk do tė pajtohej me vendimin e gjykatės, do tė ishte ankimi nė gjykatėn mė tė lartė.

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit konsideron tepėr tė nxituar dhe tė papranueshme edhe atė pjesė tė deklaratės tė zėdhėnėsit tė Ministrisė sė Brendshme qė e etiketon gjykatėn si “sabotuese” tė punės sė kryer pėr zbulimin e kėtij grupi.

 

Pėr KSHH-nė, shprehje tė tilla qoftė edhe nė mėnyrė indirekte, pėrbėjnė presion ndaj gjykatės kur dihet se: “Gjyqtarėt janė tė pavarur dhe i nėnshtrohen vetėm Kushtetutės dhe ligjeve”, se “Ndėrhyrja nė veprimtarinė e gjykatave ose gjyqtarėve passjell pėrgjegjėsi sipas ligjit” (Neni 145 i Kushtetutės).

 

Meqė rastet e cėnimit tė parimit tė prezumimit tė pafajėsisė janė tė pėrsėritura dhe meqė ato mund tė shoqėrohen me pasoja tė dėmshme, Komiteti Shqiptar i Helsinkit u bėn thirrje funskionarėve tė shtetit dhe zyrtarėve tė lartė si dhe tė gjithė administratės publike qė ta respektojnė kėtė parim tė rėndėsishėm kushtetues.

 

Gjykata Evropiane e tė Drejtave tė Njeriut, nė disa vendime tė saj ka theksuar se ky parim duhet tė zbatohet edhe nga administrata publike.

 

 

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007