|
Tė rivendoset e drejta e Informimit nė Kuvendin e
Shqipėrisė
12.10.2006
Sipas
njoftimit pėr shtyp, Drejtori i Marrėdhėnieve me
Publikun pranė Kuvendit tė Shqipėrisė ka njoftuar
zyrtarisht redaksitė e mediave private se duke
filluar nga data 10 Tetor 2006 nuk do tė lejohen
transmetimet direkte tė zhvillimit tė seancave
plenare tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Sipas kėsaj
shkrese, marrja e njė mase tė tillė arsyetohet me
nevojėn e nėnshkrimit tė kontratave tė specifikuara
me televizionet private.
Komiteti
Shqiptar i Helsinkit (KSHH-ja) e konsideron kėtė
urdhėr jo vetėm tė nxituar, por edhe si njė veprim
qė bie ndesh me tė drejtėn e marrjes sė
informacionit dhe faktin qė transmetimi i
informacionit publikut tė gjerė pa asnjė lloj
censurimi ėshtė i garantuar nga dokumentat
ndėrkombėtare, Kushtetuta e RSH-sė dhe ligji pėr tė
drejtėn e informimit nė Republikėn e Shqipėrisė.
Nė bazė tė
nenit 79 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė,
mbledhjet e Kuvendit bėhen tė hapura, me pėrjashtim
tė rasteve kur zhvillimi i mbledhjeve me dyer tė
mbyllura kėrkohet nga Presidenti i Republikės sė
Shqipėrisė, Kryeministri ose 1/5 e deputetėve tė
Kuvendit dhe kur pėr kėtė kanė votuar shumica e
deputetėve.
Gjithashtu,
neni 105 i Rregullores sė Kuvendit tė Shqipėrisė,
parashikon se veprimtaria e tij ėshtė e hapur dhe
realizohet nėpėrmjet ...pasqyrimit tė veprimtarisė
sė Kuvendit dhe organeve tė tij nė median e shkruar
dhe vizive.
KSHH ēmon se
ēdo paqartėsi ose boshllėk qė mund tė ekzistonte nė
Rregulloren e Kuvendit ose nė dispozita tė tjera
lidhur me kėtė ēėshtje nuk duhet tė ēonte deri nė
lėshimin e urdhėrave tė tilla.
KSHH i
sugjeron Kuvendit tė Shqipėrisė qė tė rivendosė me
urgjencė tė drejtėn e shkelur pėr marrjen e
informacionit me transparencė dhe tė mos e
kushtėzojė atė me hartimin ose miratimin e
procedurave formale ose administrative.
|