KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

MISIONI I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...


   

 

Raport i monitorimit tė pikės kufitare tė Morinės, Kukės

 

Nė kuadėr tė monitorimeve tė pikave kufitare, nė datat 16-18 nėntor 2006 u krye njė monitorim nė pikėn kufitare tė Morinės nė Kukės dhe nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Kukės.

 

Grupi i vėzhgimit mori takim me z. Beqir Cenaj, shef i sektorit tė Policisė kufitare pėr qarkun e Kukėsit. Pėrgjithėsisht problemet qė haseshin kishin tė bėnin me kthimin e personave tė kthyer (deportivėve) qė kanė kaluar legalisht kufirin dhe janė kapur nė Serbi nė tentativė pėr tė kaluar ilegalisht nė  Kroaci, Slloveni etj. Sipas z. Cenaj kjo situatė ka qėnė problematike para 2-3 muajsh, sepse ishin rreth 20 persona nė javė qė ktheheshin nga Kosova.

 

Pėr gjithė prefekturėn e Kukėsit, deportivėt kthehen vetėm nė pikėn e kalim kufirit tė Morinės dhe jo nė pika tė tjera kufitare.

Sipas statistikave pėr gjithė vitin 2006 janė rreth 1000 persona tė kthyer nė kėtė pikė kufitare, tė gjithė shqiptarė.

 

Nė bazė tė marrėveshjes sė ripranimit ka shumė persona qė kthehen kryesisht nga Anglia, por ata kthehen me avion nė Rinas, ndėrsa ata qė janė deklaruar si kosovarė kthehen nė Prishtinė me avion dhe shpėrndahen vetė nėpėr Shqipėri.

 

Personat e kthyer intervistohen nė Morinė, i merren gjeneralitet dhe bėhen verifikimet e mundshme. Nė shumė raste kontaktohen drejtoritė e rretheve pėrkatėse,verifikohen gjeneralitetet dhe mė pas lihen tė lirė. Personat qė kthehen pas verifikimeve lihen tė lirė qė nė Morinė.

 

Pėr personat e dyshuar kryhen intervista selektive tė cilat nuk zgjasin mė shumė se dy orė.

 

Nė pikėn e Morinės me probleme rezultojnė personat e kthyer nga Serbia.Megjithėse kishte njė rėnie tė fluksit tė tė kthyerve,gjatė muajit tetor ishin regjistruar 118 tė deportuar.

 

Problemi kryesor mbetet infrastruktura. Pika kufitare e Morinės ka vetėm njė ndėrtesė tė vogėl qė pėrdoret nga policia kufitare dhe shėrbimi doganor. Si pasojė nuk ka vend ku personat e kthyer tė intervistohen. Intervistat zhvillohen nė njė zyrė tė vogėl tė oficerėve tė policisė kufitare.

 

Personat e kthyer qėndrojnė nė njė ambjent tė hapur nė Morinė deri nė 12 orė deri sa tė mbarojnė verifikimet. Gjithashtu mangėsi kishte pėrsa i pėrket transportit, pasi nuk ka njė mjet qė tė bėjė tė mundur transportin e tyre. Nė pikėn e Morinės nuk ka personel femra, megjithėse stafi ishte i plotėsuar. Nė rastet  kur paraqiten si persona tė kthyer femra ose tė mitur njoftohet zyra e antitrafiqeve e cila ėshtė mė e specializuar pėr tė trajtuar kėtė kategori personash. Intervistat me kėtė kategori bėheshin nė bazė tė plotėsimit tė njė pyetėsori tė hartuar nga sektori i anti trafiqeve.Nė komisariat kishte personel femra.

Njė problem tjetėr ėshtė ofrimi i ushqimit. Nė shumicėn e rasteve tė kthyerit ndihmohen nga policia kufitare me bukė dhe me ushqime, tė cilėt i paguajnė nga xhepi i tyre.

 

Ka raste kur persona tė kthyer kanė pretenduar pėr keqtrajtime nė vendet ku grumbullohen nė Serbi, pėrgjithėsisht ata mbahen nga 1 javė deri nė 1 muaj burg deri sa tė kthehen nė Shqipėri.

 

Nė pėrfundim tė kėtij monitorimi pėrfaqėsuesit e Komitetit  Shqiptar tė Helsinkit dolėn me disa rekomandime:

 

  1. Tė hartohet njė udhėzim, ose rregullore pėr kohėn e verifikimit tė tė kthyerėve, nė mėnyrė qė tė kthyerit tė mos qėndrojnė nė pikat pritėse mė shumė se 12 orė.

 

  1. Tė shikohet mundėsia pėr krijimin e njė ambjenti tė pėrshtatshėm pėr tė mbajtur dhe intervistuar personat e kthyer.

 

  1. Nė pikat e Kalimit Kufitar duhet tė ketė efektiv policie femėr, pėr tė intervistuar tė kthyerit femra, tė cilat mund tė jenė edhe viktima tė trafikut.

 

  1. Tė parashikohet njė buxhet i vogėl i ndihmės sė parė pėr personat e kthyer qė kanė nevojė pėr asistencė nė ushqim dhe transport. Shumė shpesh kjo ndihmė jepet nga tė ardhurat personale tė punonjėsve tė policisė.

 

 

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007