KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

MISIONI I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...


   

 

Gjendje e rėndė nė vendet e paraburgimit Vlorė, Fier dhe Lushnje

 

 

 14.07.2006

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, nė kuadėr tė monitorimeve tė filluara nė vendet e paraburgimit, nė datat 10-12 Korrik 2006, kreu vėzhgime nė vendet e paraburgimit Vlorė, Fier dhe Lushnje. Nė pėrfundim tė kėtyre vėzhgimeve rezultoi se:

 

1.      Infrastruktura e institucioneve tė vėzhguara ishte tejet e amortizuar. Pajisjet, krevatėt, dyshekėt, ēarēafėt ishin tė vjetėruara. Kushtet higjeno-sanitare ishin tejet tė rėnda dhe pajisjet dhe ēarēafėt e papastėr. Njė pjesė e mjeteve higjieno-sanitare siguroheshin nga familjarėt e tė paraburgosurve. Kjo gjendje vjen nė kundėrshtim me Rregulloren e Ministrisė sė Drejtėsisė Nr. 3750/2, datė 23.07.2003 “Pėr organizimin e funksionimin e sistemit tė paraburgimit”.

 

2.      Norma e ushqimit e personave tė paraburgosur ishte nėn nivelin e pranueshėm. Pėrmbajtja e tij nuk kontrollohej nga mjeku. Njė gjendje e tillė bie ndesh me nenet 17 dhe 19 tė Rregullores sė mėsipėrme.

 

3.      Nė paraburgimin e Lushnjes dhe tė Vlorės mungonte mjeku. Kjo gjendje vjen nė kundėrshtim me nenin 29 tė ligjit “Pėr tė drejtat dhe trajtimin e personave tė dėnuar me burgim” dhe nenet 21- 23 tė Rregullores sė mėsipėrme.

 

4.      Nė vendet e paraburgimit vazhdon mbipopullimi edhe pse nė kėtė drejtim vėrehen pėrmirėsime. Ėshtė shqetėsues fakti se nė paraburgimin e Vlorės vazhdojnė tė jenė 37 tė paraburgosur mbi kapacitet, nė atė tė Fierit 40 persona, ndėrsa nė komisariatin e Lushnjes 24 persona. Njė gjendje e tillė sjell keqtrajtimin e tė paraburgosurve dhe shkakton cėnime tė rėnda tė tė drejtave tė tyre si mungesėn e klasifikimit tė persona tė paraburgosur sipas grupmoshave, llojeve tė veprave penale tė kryera si edhe veēorive intelektuale dhe psiqike tė tyre etj. Kjo situatė cėnon nenin 3 tė Konventės Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut “Ndalimi i torturės”, nenin 25 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, kėrkesat e ligjit Nr. 8328, datė 16.04.1998 “Mbi tė drejtat dhe trajtimin e tė dėnuarve me burgim” si edhe Rregulloren e Ministrisė sė Drejtėsisė Nr. 3750/2, datė 23.07.2003 “Pėr organizimin e funksionimin tė sistemit tė paraburgimit”. Gjithashtu, shqetėsues paraqitet fakti qė nė ēdo qeli gjendeshin 8 deri nė 10 persona, duke mos plotėsuar kėshtu kėrkesat ligjore lidhur me sipėrfaqet e banimit, kubaturat si dhe sistemin e ajrimit me qėllim sigurimin e njė jete sa mė normale.

 

5.      Vlen tė pėrmendet fakti se tė miturit nuk ishin vendosur nė njė seksion tė veēantė nga tė rriturit. Kjo bie ndesh me standartet ndėrkombėtare dhe kėrkesat e ligjit shqiptar sipas tė cilit tė miturit mbahen veēmas nga tė rriturit e paraburgosur.

 

6.      paraburgimet e Drejtorisė sė Policisė Fier dhe tė Komisariatit Lushnje kishte 7 tė dėnuar me vendim tė formės sė prerė tė gjykatės.  Mbajtja e tyre ėshtė shkelje e rėndė e ligjit Nr. 8331, datė 21.04.1998 “Per ekzekutimin e vendimeve penale”.

 

7.      Nė institucionet e vėzhguara kishte mungesa totale tė medikamenteve mjekėsore. Gjithashtu, nuk ekzistonte shėrbimi stomatologjik. Kėto mungesa bien ndesh me nenin 21 tė Rregullores sė Ministrisė sė Drejtėsisė qė kėrkon shėrbim shėndetėsor, vizita mjekėsore, shėrbim stomatologjik pėr tė paraburgosurit. 

 

8.      Personave tė paraburgosur qė qėndrojnė nė vendet e paraburgimit nė Fier dhe Lushnje u  ndalohej mbajtja e stilolapsave, radiove, gazetave, librave etj.                       

 

Megjithėse Komiteti Shqiptar i Helsinkit disa herė ka evidentuar faktin se Rregullorja Nr.1075, datė 15.09.1999 e miratuar nga Ministria e Brendshme duhej shfuqizuar, aq mė tepėr mbas miratimit tė Rregullores sė Ministrisė sė Drejtėsisė Nr.3750/2, datė 23.07.2003 “Pėr organizimin e funksionimin e sistemit tė paraburgimit”, ajo ende vazhdon tė zbatohet. Si pasojė, cėnohen rėndė tė drejtat e tė paraburgosurve. 

 

Vlen tė theksohet se nė nenin 75, tė ligjit Nr. 8328, datė 16.04.1998, “Mbi tė drejtat dhe trajtimin e tė dėnuarve me burgim” thuhet se: “Dispozitat e kėtij ligji zbatohen edhe ndaj tė arrestuarve dhe tė ndaluarve duke respektuar kufizimet e vendosura pėr ta me ligje tė tjera”. Kjo do tė thotė se asnjė kufizim lidhur me tė drejtat e tė paraburgosurve nuk mund tė vendoset  me Rregullore.

 

Duke marrė shkas nga konstatimet e kėtij vėzhgimi, Komiteti Shqiptar i Helsinkit e shikon tė nevojshme t’i drejtohet pėrsėri Ministrisė sė Drejtėsisė, Ministrisė sė Brendshme dhe Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Burgjeve qė tė marrin masa urgjente pėr pėrmirėsimin sa mė tė shpejtė tė gjendjes, gjė qė do tė ndihmonte nė respektimin e tė drejtave tė tė paraburgosurve nė pėrputhje me legjislacionin shqiptar dhe dokumentat ndėrkombėtare dhe do t’i japė fund shkeljeve tė konstatuara.   

 

 

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007