Raport mbi sesionin e pestė
tė punės
ofruar administratės sė burgut tė Lezhės
18.07.2006
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), nė
datat 10-11 Korrik 2006, organizoi sesionin
e pestė tė punės me administratėn e burgut
tė Lezhės. Ky aktivitet u realizua nė kuadėr
tė projektit Reforma nė burgje dhe roli i
shoqėrisė civile nė Shqipėri, i cili ka pėr
qėllim tė rrisė shkallėn e ndėrgjegjėsimit
dhe tė njohjes sė tė drejtave tė njeriut dhe
zbatimit tė ligjeve nga ana e administratės
sė burgjeve. Objektivat specifike tė
aktivitetit ishin rritja e kapaciteteve
profesionale tė stafit tė nivelit tė mesėm
tė kėtij institucioni nė procesin e
menaxhimit tė burgjeve me njė fokus kryesor:
stafin me uniformė tė burgut tė Lezhės.
Gjithashtu, njė objektiv tjetėr i
aktivitetit ishte vlerėsimi i tė gjithė
sesioneve tė mėparshme tė punės sė
realizuara nga KShH-ja me administratėn e
burgut tė Lezhės. Nė kėtė sesion pune ofroi
ekspertizėn e tij eksperti i huaj Z. Jan van
den Brand, Drejtor i Marrėdhėnieve me Jashtė
nė Agjencinė Kombėtare Hollandeze tė
institucioneve tė Riedukimit si edhe nė tė
njėjtėn kohė ekspert i Kėshillit tė Europės
pėr Europėn Qendrore dhe Lindore. KSHH nė
kėtė aktivitet u pėrfaqėsua nga Znj.
Edlira Papavangjeli, Kordinatore Programesh.
Sesioni
i punės u pėrqėndrua nė disa ēėshtje shumė
tė rėndėsishme tė tilla si roli i stafit tė
sigurisė sė nivelit tė mesėm drejtues brenda
strukturės komunikuese tė institucionit
penitenciar. Struktura komunikuese nė burg
mund tė jetė ajo nga lart-poshtė, nga
poshtė-lart ose njė kombinim i kėtyre
strukturave ku roli i stafit tė nivelit tė
mesėm drejtues ėshtė shumė thelbėsor nė
pėrfshirjen e inputeve tė stafit tė nivelit
bazė dhe nė bėrjen prezent tė kėtij inputi
tek drejtuesit e nivelit tė lartė tė burgut
dhe nė reflektimin e tij nė procesin e
hartimit tė politikave dhe tė mirėmenaxhimit
tė institucionit penitenciar. Krahas
strukturės komunikuese, roli i stafit tė
nivelit tė mesėm drejtues ėshtė shumė i
rėndėsishėm nė plotėsimin e pėrgjegjėsive
ndaj tė dėnuarve, tė detyrave dhe
pėrgjegjėsive operacionale dhe ditore si
edhe pėrgjegjėsitė pėr stafin bazė gjė e
cila pėrfshin kontributin e stafit tė mesėm
nė procesin e rekrutimit tė stafit tė ri, nė
trajnimet dhe kurset e tjera profesionale tė
stafit tė nivelit bazė dhe nė tė ardhmen e
karrierės sė tyre profesionale. Nga
diskutimet me pjesėmarrėsit nė sesionin e
punės doli qartė se administrata nė burgun e
Lezhės zbatonte njė strukturė komunikuese tė
tipit tė kombinuar dhe nga stafi i nivelit
tė mesėm drejtues dhe ai i nivelit bazė
ėshtė bėrė njė punė e mirė nė plotėsimin e
pėrgjegjėsive ndaj tė dėnuarve dhe planeve
operacionale tė punės, por ende ka vend pėr
rritjen e kontributit tė stafit tė nivelit
tė mesėm drejtues nė procesin e rekrutimit
dhe tė zhvillimit tė pjesės tjetėr tė stafit
tė institucionit penitenciar.
Gjithashtu,
rezultatet e vlerėsimit tė pesė sesioneve tė
punės sė zhvilluara nga KShH-ja me
administratėn e burgut tė Lezhės ishin shumė
pozitive.
Nė pėrfundim tė sesionit
tė punės, disa nga rekomandimet specifike
pėr administratėn e burgut tė Lezhės ishin:
a) qėndrueshmėria e stafit tė rregjimit tė
burgut dhe tė paraburgimit duke shmangur
lėvizjet e vazhdueshme tė stafit nga njė
regjim nė njė tjetėr. Kjo do tė rrisė
pėrvojėn e tyre nė regjim dhe gjithashtu do
tė kontribuojė nė krijimin e njė strukture
gjithėpėrfshirėse dhe efektive brenda
regjimit; b) rritja e kontributit tė stafit
tė sigurisė sė nivelit tė mesėm drejtues dhe
trajnimet e mėtejshme tė stafit tė nivelit
bazė tė institucionit. Nė kėtė kontekst, njė
rekomandim specifik qė doli pėr Drejtorinė e
Pėrgjithshme tė Burgjeve ishte pėrfshirja e
testit psikologjik dhe intervistave gojore
nė procesin e rekrutimit tė stafit tė ri tė
cilat duhet tė organizohen nė institucionet
penitenciare pėrkatėse krahas vlerėsimit tė
dosjeve tė kandidatėve tė mundshėm nė
plotėsimin e kėrkesave dhe kritereve tė
pėrcaktuara.
[1] 75% e
stafit tė burgut tė Lezhės tė
trajnuar nga KShH-ja theksuan se ata
kanė pėrfituar maksimalisht nga kėto
sesione pune.