|

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Grupi
Shqiptar pėr tė Drejtat e Njeriut, Qendra pėr
Studimet Parlamentare, Fondacioni i Shoqėrisė sė
Hapur (SOROS), Shoqata pėr Kulturė
Demokratike,Qendra pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė
Fėmijėve nė Shqipėri, Koalicioni pėr Nxitjen e
Pjesėmarrjes sė Grave, tė Rinjve dhe Minoriteteve nė
Politikė, Qėndra pėr Nisma Ligjore Qytetare, Forumi
i mendimit tė lirė,
Instituti Shqiptar per Zhvillimin e
Sistemit te Zgjedhjeve,
Tiranė, mė 18 Janar 2007
THIRRJE
Tė
gjitha partive politike nė Shqipėri dhe kandidatėve
tė tyre pėr kryetar bashkie ose komune
Ne, organizatat nėnshkruese tė kėsaj
thirrje, pėrshėndesim zgjidhjen e krizės politike nė
tė cilėn ishte pėrfshirė vendi, zbutjen e atmosferės
politike qė rrezikonte zgjedhjet vendore nė vendin
tonė si dhe imazhin e Shqipėrisė nė botė.
Zgjedhjet e organeve tė qeverisjes
vendore do tė zhvillohen nė 18 shkurt 2007. Fushata
zgjedhore edhe pse ende e pazyrtarizuar, realisht ka
filluar.
Organizatat tona i bėjnė thirrje
partive politike dhe kandidatėve tė tyre qė tė
zhvillojnė njė fushatė zgjedhore tė ligjshme, tė
respektueshme dhe tė kulturuar.
Kanditatėt e forcave tė ndryshme
politike nuk duhet tu flasin zgjedhėsve me gjuhėn e
urrejtjes, me akuza tė ndėrsjellta deri edhe me
akuza tė pėrfshirjes nė veprimtari kriminale. Nė
takimet dhe veprimtaritė e tjera tė tyre, kandidatėt
duhet tė trajtojnė ēėshtje qė kanė tė bėjnė me
alternativat mė tė mira pėr tė ēuar mė pėrpara
arritjet e deritanishme dhe zgjidhjen e problemeve
shqetėsuese pėr qytetarėt dhe vendin.
Nga pėrvoja e viteve tė kaluara,
shpesh kandidatatėt kanė marrė pėrsipėr gjėra qė nuk
mund ti kryenin, ose kanė premtuar pėr gjera
realisht tė parealizueshme.
Ne kėrkojmė nga ju, mė tepėr
transparencė dhe njė konkurim me dinjitet, nėpėrmjet
paraqitjes sė alternativave dhe nje vizioni
largpamės pėr zhvillimin e qyteteve dhe komunave
ēka ndihmon nė zgjidhjen e problemeve tė qytetarėve
nė Shqipėri. Nė kėtė drejtim, etika e komunikimit
midis vetė kandidatėv si dhe kandidatėve dhe
qytetarėve ėshtė element i rėndėsishėm i demokracisė.
Ne kėrkojmė nga ju qė gjatė fushatės
elektorale tė respektoni tė drejtat e njeriut nė
pėrgjithėsi dhe ato tė fėmijėve nė veēanti. Partitė
politike dhe kandidatėt e tyre duhet tė marrin masa
qė tė shmangin pėrdorimin e fėmijėve si sfond pėr
fushatėn elektorale.
Zgjedhjet e lira dhe tė ndershme janė
njė test i rėndėsishėm pėr tė ardhmen e Shqipėrisė
dhe integrimin e vendit tonė nė Bashkimin Europian
dhe NATO. Pėr tė realizuar njė qėllim kaq madhor ne
besojmė se partitė politike nė Shqipėri dhe
kandidatėt e tyre mund tė japin njė kontribut me
vlerė. |