Monitorim
i pikave tė kalimit Kufitar tė
Vlorės (Port) dhe tė Himarės,(Port)
02.02.2007
Nė kuadėr tė projektit Mbi
respektimin e tė drejtave tė
emigrantėve dhe tė personave tė
kthyer,nė datat 29-30 janar 2007 u
organizua njė tur vėzhgimi nė pikat
e kalimit kufitar tė Vlorės (Port)
dhe tė Himarės,(Port).
Nė Pikėn e Kalimit Kufitar tė Portit
Vlorė u kryen takime me Komandantin
e P.K.K. tė Portit
Pėrsa i pėrket infrastrukturės, kjo
pikė nuk kishte infrastrukturė tė
mirė. Policia kufitare nė port
kishte njė furgon nė dispozicion,
por kishte mungesa nė ambjentet e
nevojshme pėr tė intervistuar
personat e kthyer.
Nė kėtė pikė kufitare ishte dhuruar
nga IOM njė kontenier qė duhej tė
shėrbente pėr qėllimin e
intervistimit dhe akomodimit tė
pėrkohshėm tė emigrantėve dhe/ose
personave tė kthyer nė bazė tė
marrėveshjes sė ripranimit dhe
azilkėrkuesve, por aktualisht ky
kontenier pėrdorej si zyrė, nė
kushtet e mungesės sė ambjenteve tė
mjaftueshme pėr policinė.
Stafi policor nuk ishte i plotėsuar
dhe punohej me orare tė zgjatura.
Pėr tu pėrmendur ėshtė fakti qė
shumica e kontrollorėve dhe stafit
tjetėr policor ishin femra, tė cilat
kryenin intervistat nė rastet e
personave tė kthyer.
Numri i personave tė kthyer nga
policia italiane ishte shumė i
vogėl, rreth 25-30 persona nė
muaj.Ata intervistohen nga
punonjėsit e policisė kufitare,
kontrolloheshin dhe regjistroheshin
nė sistemin TIMS, dhe mė pas
shoqėroheshin nė komisariatin e
qytetit pėr verifikime tė mėtejshme
nė rastet kur ishte e nevojshme. Nė
komisariat u merren shenjat e
gishtave dhe komunikohet me
komisariatet e rretheve ku personat
e kthyer kishin banimin. Pėr
personat qė nuk kishin precedentė
kriminalė lejoheshin tė shkonin nė
vendbanimin e tyre, ndėrsa nė rastet
kur personat dilnin me precedentė
penalė vazhdonte procedura e
mėtejshme ligjore.
Policia kufitare kishte bashkėpunim
shumė tė mirė me misionin Italian
Interforza, me anė tė tė cilit bėhej
i mundur verifikimi i tė gjithė
personave dhe parandalimi i trafikut
ilegal.
Nė portin e Himarės u krye njė takim
me titullarin e kėsaj pike. Nė port
nuk kishte trafik personash. Linja e
tragetit qė kishte funksionuar me
Greqinė kishte njė vit qė ishte
mbyllur. Nė kėtė port kishte vetėm
transport mallrash.
Nė pėrfundim tė kėtij monitorimi
pėrfaqėsuesit e Komitetit dolėn me
disa rekomandime:
-
Tė negociohet pėr krijimin e
ambjenteve tė pėrshtatshme tė
punės pėr punonjėsit e policisė
kufitare dhe tė migracionit.
-
Tė shikohet mundėsia e
pėrshtatjes sė njė dhome pėr
trajtimin dhe intervistimin e
emigrantėve dhe personave tė
kthyer.