KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

MISIONI I KSHH-së

Misioni kryesor I KSHH-së është vëzhgimi I respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe reagimi për rivënien e tyre në vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre; përmirësimi I legjislacionit dhe praktikës për zbatimin e ligjit nëpërmjet oponencave dhe rekomandimeve si në fazën e draftimit të tyre, ashtu edhe gjatë zbatimit të tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...


   

 

Tė respektohet autonomia akademike

05.12.2007

Komiteti Shqiptar i Helsinkit mbėshtet Deklaratėn e Asamblesė te Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė ku shprehet kundėrshtimi ndaj Projektligjit qė Kėshilli i Ministrave i ka dėrguar pėr miratim Kuvendit tė Shqipėrisė me propozim pėr ndryshime dhe shtesa nė ligjin “Pėr Akademinė e Shkencave tė Republikės sė Shqipėrisė”.

Pėr KSHH-nė, ėshtė i pakuptueshėm dhe i papranueshėm fakti qė, sipas kėtij projektligji, mosha e daljes nė pension tė Akademikeve tė ulet nga 75 nė 70 vjeē. Pėr mė keq akoma, projektligji u mohon atyre jo vetėm tė drejtėn e votės, por edhe pjesėmarrjen nė asamble, gjė qė bie ndesh me vendimin nr 36 DT 15/10/2007 tė Gjykatės Kushtetuese.

Vlen te theksohet se Vendimi i mėsipėrm shfuqizoi si tė papajtueshėm me Kushtetutėn frazėn “Pa tė drejtė vote” qė pėrmbante neni 8 i ligjit “ Pėr akademinė e shkencave” me arsyetimin se kjo “u mohon tė drejtėn e votės akademikeve mbi moshėn 75 vjeē me pasoja bllokimin e procesit te vendimmarrjes institucionale dhe respektimin e lirisė Akademike dhe tė autonomisė institucionale”.

KSHH konsideron gjithashtu tė padrejtė dhe tė pamotivuar riorganizimin e Akademisė sė Shkencave nė mėnyrė tė atillė qė e vė atė, qoftė edhe pėrkohėsisht nėn pėrzgjedhjen, drejtimin dhe tutelėn e ekzekutivit, siē parashikohet nė nenet 14/1, 14/2, 14/3, 14/4 dhe 14/5 tė Projektligjit. Vlen tė theksohet se sipas nenit 14/4 tė Projektit, Presidentit tė Republikės i jepen atribute qė nuk i ka. Ėshtė fjala pėr tė drejtėn e tij pėr tė emėruar kryesinė e Pėrkohshme tė Akademisė.  

Nė kėtė kėndvėshtrim KSHH e shikon tė nevojshme tė evidentojė faktin se Projektligji i mėsipėrm u hartua pa kaluar asnjė vit nga miratimi i ligjit Nr 9655 Dt 11/12/2006 “ Pėr Akademinė e Shkencave tė Republikės sė Shqipėrisė”, pa kaluar as dy muaj nga Vendimi Nr 36 Dt 15/10/2007 i Gjykatės Kushtetuese, fill mbas zgjedhjes sė Kryetarit tė ri tė Akademisė sė Shkencave dhe pa u konsultuar me grupet e interesuara.

KSHH mendon se Projektligji bie ndesh me frymėn dhe parimet e autonomisė dhe tė lirisė Akademike tė sanksionuara nė nenin 57 pika 7 e Kushtetutės ku thuhet se: “Autonomia e institucioneve tė arsimit tė lartė dhe liria akademike janė tė garantuara me ligj”

Nė fakt ky Projektligj, nuk garanton jo vetėm zbatimin e parimit tė mėsipėrm Kushtetues, por e cėnon atė nė mėnyre tė dukshme.

Pikėrisht pėr arsyet e mėsipėrme, KSHH i sugjeron Kuvendit tė Shqipėrisė tė mos e miratojė kėtė Projektligj.

 

 

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007