|
Komiteti Shqiptar i Helsinkit hap
klinikėn ligjore falas
Komiteti
Shqiptar i Helsinkit ėshtė njė organizatė pėr
mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut e cila ėshtė
themeluar nė 19 dhjetor tė vitit 1990
si Forumi pėr Mbrojtjen e lirive
dhe tė drejtave themelore tė njeriut. Nė 22 Mars
1992, organizata u anėtarėsua nė Federatėn
Ndėrkombėtare tė Helsinkit pėr tė Drejtat e Njeriut,
duke marrė dhe emrin qė ka sot.
KShH ka si pjesė tė misionit tė tij
mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut si dhe
rivendosjen e tyre nė rastet e shkeljeve tė
ndryshme. Kjo realizohet nėpėrmjet reagimeve
publike, letrave drejtuar autoriteteve shtetėrore,
verifikimeve nė vend, kėshillimeve ligjore, etj,.
Sipas vėzhgimeve tė organizatave tė
tė drejtave tė njeriut, mes tyre edhe KShH, shėrbimi
avokator falas nė Shqipėri lė pėr tė dėshiruar si nė
cilėsi ashtu dhe nė shtrirjen e shėrbimeve qė
ofrohen. Nisur nga kjo e fundit dhe nga kėrkesat e
adresuara nga qytetarėt, KShH ndėrmori njė
iniciativė tė re, hapjen e njė Klinike Ligjore pėr
ofrimin e shėrbimit avokator falas nė fushėn penale,
kryesisht pėr njerėzit nė nevojė dhe qė nuk kanė
mundėsi financiare pėr tė pėrballuar vetė
shpenzimet e avokatit, falė kjo mbėshtetjes
financiare tė Komitetit Suedez tė Helsinkit.
Objektivi kryesor i kėtij shėrbimi
ėshtė forcimi i shtetit ligjor nėpėrmjet mbrojtjes
mė tė mirė tė grupeve vulnerabėl, tė drejtat e tė
cilėve shkelen nga pėrfaqėsuesit tė institucioneve
shtetėrore.
-
Personat tė cilėt janė viktima
tė ushtrimit tė dhunės, trajtimeve dhe
degradimeve ēnjerėzore, nga organet e policisė,
personelin e vendeve tė paraburgimit dhe
burgjeve;
-
Personat tė cilėt janė viktima
tė diskriminimit nga punonjės tė institucioneve
shtetėrore nė pėrgjithėsi (pėrfshirė dhe romėt &
egjyptianet).
-
Cėnimi i tė drejtave tė
shtetasve si pasojė tė njė procesi jo tė
rregullt ligjor.
Shėrbimi i ri i ofruar nga KShH do
tė pėrfshijė Trajtimin, verifikimin dhe kėshillimin
ligjor tė ankesave tė adresuara nė KShH.
Risia qė KShH do tė sjellė pėrfshin
asistencėn ligjore qė u ofrohet qytetarėve pėr
plotėsimin e dokumentacionit pėr nė gjykatė,
adresimin e ankesave nė institucionet shtetėrore
kompetente, si dhe nė raste tė veēanta tė shkeljeve
flagrante tė tė drejtave tė njeriut Pėrfaqėsimin e
ēėshtjeve nė gjykatė.
Nė kėtė Klinikė ligjore do tė
angazhohen avokatė tė kualifikuar tė cilėt do tu
ofrojnė qytetarėve shqiptarė jo vetėm seriozitet,
cilėsi por dhe konfidencialitet.
Pėr herė tė parė nė Shqipėri ofrohet
njė shėrbim avokator i ri falas pėr rastet kur
pėrfaqėsues tė institucioneve shtetėrore kanė
ushtruar dhunė, torturė dhe trajtime tė tjera
ēnjerėzore, kur kanė diskriminuar si dhe kur kanė
shkelur tė drejtat e personit pėr njė proces tė
rregullt gjyqėsor.
Shėrbimi ligjor falas do tė jetė i
fokusuar nė Tiranė, por nuk do tė mungojnė dhe nė
disa rrethe ku veprojnė korrespondentėt e KShH-sė,
konkretisht nė Korēė, Shkodėr, Vlorė, Elbasan, Fier,
Gjirokastėr.
-
Nėpėrmjet linjes telefonike
-
Nėpėrmjet takimeve nė zyrė
-
Letrave drejtuar nė adresėn e KShH-sė
Nė
rastet kur mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga
institucionet shtetėrore objekt tė shėrbimit ligjor
falas ju ftojmė tė paraqiteni tek Komiteti Shqiptar
i Helsinkit nė adresat e mėposhtme:
Komiteti
Shqiptar i Helsinkit
Rr. Gjin
Bue Shpata, Pall 5/1
Ap.4,
Tiranė
Kutia
Postare 1752
Tel/Fax:
04 233671
Cel:
0355 68 20 23699
E-mail:
office@ahc.org.al
e.saliu@ahc.org.al
Pėr
mė shumė informacion mund tė konsultoheni me faqen
tonė tė internetit
www.ahc.org.al
[1]
Klinika ligjore ėshtė hapur nė kuadėr tė projektit
me titull Pėr njė mbrojtje mė tė mirė tė viktimave
tė tė drejtave tė njeriut nė Shqipėri, i cili ka
njė kohėzgjatje 1 vjeēare (Prill 2007 Prill 2008),
mbėshtetur financiarisht nga Komiteti Suedez i
Helsinkit |