|
NJOFTIM PĖR
SHTYP
Komiteti
Shqiptar i Helsinkit kontribuon pėr njė drejtim
human tė burgjeve shqiptare
Me qėllim
pėrmirėsimin e respektimit e tė drejtave tė
personave tė paraburgosur dhe tė dėnuar, rritjen e
shkallės sė njohurive pėr tė drejtat e njeriut nga
administrata e institucioneve penitenciare dhe e
standardeve tė menaxhimit, KSHH-ja nė bashkėpunim me
Ministrinė e Drejtėsisė dhe Drejtorinė e
Pėrgjithshme tė Burgjeve fillon zbatimin e
programit Drejtimi Human i Burgjeve.
Objektivat kryesorė
tė programit janė:
-
Zhvillimi i njė
sistemi tė plotė tė pėrzgjedhjes sė personelit
nė administratėn e burgjeve, trajnimi fillestar
dhe vazhdues i tij (me fokus tė veēantė nė
institucionet penitenciare qė do tė hapen sė
shpejti);
-
Forcimi i
kapaciteteve menaxhuese, funksionale dhe
programeve tė formimit fillestar dhe vazhdues i
Qendrės sė Trajnimit tė Burgjeve;
-
Trajnimi i stafit
tė nivelit tė lartė drejtues nė burgje si edhe i
grupit tė trajnuesve nga administrata e burgjeve
lokale;
-
Rritja e
kapaciteteve menaxhuese tė personelit tė lartė
drejtues tė institucioneve qė tė fillojnė sė
funksionuar sė shpejti, si ai i Fushė Krujės,
Korēės dhe Vlorės;
Pėr realizimin e
suksesshėm tė kėsaj nisme ėshtė i domosdoshėm
pėrkushtimi, vullneti i mirė dhe angazhimi konkret
nė tė gjitha veprimtaritė e planifikuara i
Ministrisė sė Drejtėsisė, i Drejtorisė sė
Pėrgjithshme tė Burgjeve, konkretisht i sektorėve
pėrkatės, si dhe i institucioneve tė tjera
penitenciare, tė cilėt do tė jenė edhe pėrfituesit
direkt i tė gjithė shėrbimeve qė ofron ky program.
Nė zbatimin e kėtij
programi do tė japin kontribut tė ēmuar ekspertė me
pėrvojė tė gjatė nė fushėn penitenciare tė Shėrbimit
Holandez tė Burgjeve, si edhe ekspertė kroatė,
ekspertė tė KSHH-sė, ekspertė nga fusha akademike
dhe e praktikės. Gjithashtu, Ministria e Drejtėsisė
dhe veēanėrisht Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve
dhe institucionet penitenciare, do tė ofrojnė
mbėshtetjen dhe kapacitetet e tyre tė plota pėrgjatė
gjithė procesit.
Ky program do tė
zgjasė pėr njė periudhė 18 mujore dhe mbėshtetet
financiarisht nga Delegacioni i Komisionit Evropian
nė Tiranė nė kuadėr tė projekteve CARDS 2004. Totali
i kontributeve tė programit ėshtė 478.198 Euro, nga
tė cilat 411.250 Euro ėshtė fond i akorduar nga
Komisioni Evropian.
Dy fjalė pėr
Komitetin Shqiptar tė Helsinkit
Komiteti Shqiptar i
Helsinkit (KSHH), organizata e parė jo-qeveritare
dhe jo-fitimprurėse ka nė misionin e tij mbrojtjen,
edukimin dhe ndėrgjegjėsimin e opinionit publik dhe
tė organeve shtetėrore pėr njė respektim mė tė mirė
tė tė drejtave dhe lirive themelore tė individit nė
vend. Njė nga fushat me pėrparėsi tė tij ka qenė dhe
mbetet respektimi i tė drejtave tė tė paraburgosurve
dhe tė dėnuarve me burgim dhe trajtimi i tyre sipas
tė gjitha standarteve ndėrkombėtare dhe
legjislacionit pėrkatės nė fuqi.
|