KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

MISIONI I KSHH-së

Misioni kryesor I KSHH-së është vëzhgimi I respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe reagimi për rivënien e tyre në vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre; përmirësimi I legjislacionit dhe praktikës për zbatimin e ligjit nëpërmjet oponencave dhe rekomandimeve si në fazën e draftimit të tyre, ashtu edhe gjatë zbatimit të tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...


   

 

Respektimi dhe mbrojtja e tė drejtave tė minoriteteve dhe grupeve tė cėnueshme pėr diskriminim

 

08.12.2007

Respektimi dhe mbrojtja e tė drejtave tė minoriteteve dhe grupeve tė cėnueshme pėr diskriminim ka qėnė dhe mbetet nė vėmendje tė Komitetit Shqiptar tė Helsinkit. Kohėt e fundit, KSHH kreu njė studim kėrkimor, nėn kėndvėshtrimin e rekomandimeve tė Komisionit Evropian kundėr Racizmit dhe Intolerancės (ECRI) lidhur me respektimin e tė drejtave tė Romėve dhe Egjyptianėve, tė dhėna nė raportin e tretė pėr Shqipėrinė. Disa nga pėrfundimet kryesore tė kėtij studimi janė:

  1. Qė nga botimi i Raportit tė Tretė pėr Shqipėrinė nga ECRI (viti 2004) janė bėrė disa pėrmirėsime pozitive nė legjislacionin penal, duke parashikuar si  rrethanė rėndėsuese kryerjen e veprės e shtyrė nga motive qė kanė tė bėjnė me gjininė, racėn, fenė, kombėsinė, gjuhėn, bindjet politike, fetare ose sociale. Gjithashtu, me ndryshimet e bėra parashikohet kryerja e veprės penale tė Torturės pėr arsye diskriminimi.
  2. Deri mė sot, nuk ka ligj tė posaēėm kundėr diskriminimit. Nė vitin 2006  ėshtė ndėrmarrė nisma nga aktorė tė shoqėrisė civile pėr hartimin tė projekt-ligjit kundėr diskriminimit, por projekti nuk ėshtė miratuar ende.
  3. Megjithė pėrpjekjet pėr rritjen e pėrfaqėsimit tė minoriteteve nė strukturat e ndryshme shtetėrore, komuniteti egjyptian nuk ka ende njė pėrfaqėsues nė Komitetin Shtetėror tė Minoriteteve me argumentin se nuk njihet si minoritet. Tė gjitha minoritetet e tjera kanė pėrfaqėsuesin e tyre pranė kėtij Komiteti. Ėshtė e rekomandueshme qė ky Komitet tė forcojė rolin e tij nė mbrojtje tė tė drejtave tė minoriteteve dhe tė grupeve tė tilla si egjyptianėt.
  4. Nė fushėn e arsimit ka progres lidhur me programet e reja tė edukatės shoqėrore, historisė etj. Pakicat, tolerenca, mirėkuptimi dhe bashkėjetesa kanė zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė tekstet e reja. Ėshtė ngritur njė grup pėr tė riparė pėrmbajtjen e tekstit tė historisė me qėllim qė tė hiqen shprehjet denigruese pėr  pakicat.  Megjithatė, procesi i rishikimit  te teksteve ka vonesa. Nuk ka tė dhėna nėse shtėpitė botuese bashkėpunojnė me pėrfaqėsues tė pakicave nė hartimin e kėtyre teksteve. Ndonėse tekstet vlerėsohen nga grupe ekspertėsh tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės (MASH), tė cilėt punojnė mbi bazėn e udhėzimeve dhe standarteve tė miratuara pėr aprovimin e teksteve tė historisė dhe marrėveshjeve qė MASH ka nė kėtė fushė, grupet e autorėve tė teksteve duhet tė informohen pėr rekomandimet qė ekzitojnė nė kėtė fushė.
  5. Prej kohėsh, nga ana e Avokatit tė Popullit dhe shoqėrisė civile ėshtė marrė nisma pėr amendimin e ligjit tė “Gjendjes Civile”, por deri tani nuk ėshtė asgjė.
  6. Deri mė sot nuk ka statistika qė tė evidentojnė gjendjen e frekuentimit tė  kopshteve nga fėmijėt Romė dhe kapacitetet thithėse tė institucioneve tė arsimit parashkollor pėr fėmijėt e kėtij komuniteti. Ndonėse hapja dhe funksionimi i kopshteve Romė ka qėnė njė nga masat prioritare qė ka gjetur mbėshtetjen e gjerė tė donatorėve tė huaj dhe vendas falė bashkėpunimit qė ato kanė patur me shoqatat Rome, mė shumė nisma duhen marrė nga organet e qeverisjes vendore.  Njėsitė e qeverisjes vendore kanė marrė masa pėr tė nxitur regjistrimin e fėmijėve Romė nė institucionet e arsimit parashkollor. Pėrvoja e Bashkisė sė Tiranės pėr tė rritur kapacitetet thithėse duke ulur pagesat pėr familjet nė nevojė ėshtė njė iniciativė pėr t’u pėrshėndetur, por nuk ka informacion pėr iniciativa  tė kėsaj natyre nga njėsitė e rretheve tė tjera tė qeverisjes vendore.
  7. Pėr vitin 2007, MASH u ka dhėnė prioritet investimeve qė synojnė komunitetin Rom pėrmes raundit tė granteve konkurruese. Njėsitė e qeverisjes vendore ku banon komuniteti Rom duhet tė jenė mė proaktive pėr tė thirrur fonde nga buxheti i shtetit pėrmes kėtyre projekteve.
  8. Fushatat sensibilizuese pėr pėrfshirjen e fėmijėve Romė kanė qenė tė pjesshme dhe jo gjithėpėrfshirėse. Nė to ka munguar koordinimi i mjeteve dhe forcave tė shoqatave me ato tė institucioneve arsimore. Ėshtė e nevojshme qė tė gjithė aktorėt qė punojnė nė kėtė fushė tė koordinojnė  pėrpjekjet e tyre.
  9. Megjithėse ėshtė parashikuar vendosja e sanksioneve pėr familjet qė nuk ēojnė fėmijėt nė shkollė, kjo masė pothuajse nuk ėshtė zbatuar. Pėr t’iu ardhur nė ndihmė nxėnėsve qė kanė braktisur shkollėn ėshtė inicuar projekti “Shansi i dytė”. KSHH-ja inkurajon nisma tė tilla dhe sugjeron qė ato tė shtrihen  nė ēdo zonė ku jeton minoriteti Rom.
  10. Nė kuadėr tė reformave pėr pėrmirėsimin e kurrikulės sė shkollės, ėshtė e rekomandueshme qė nė planet e reja mėsimore ku do tė pėrfshihen lėndėt me zgjedhje, MASh dhe komisionet e kurrikulave tė ftojnė pėrfaqėsues tė komunitetit Rom pėr tė tėrhequr mendimet e tyre lidhur me temat qė duhet tė pėrfshihen nė programe dhe pėr tė njohur mė mirė vlerat dhe kulturėn e minoriteteve.  
  11. Kohėt e fundit vihet re njė rritje e vėmendjes sė medias ndaj ēėshtjeve tė minoritetit Rom, ajo nuk ėshtė ende nė nivelin e duhur. Ka patur raste qė media, nė drejtim tė trajtimit tė ēėshtjeve tė minoritetit Rom dhe komunitetit Egjyptian, ose ngjarjeve qė mund tė ndodhin nė gjirin e tyre, nuk respekton etikėn gazetareske. Trajnimet e gazetarėve nė lidhje me ēėshtjen e minoriteteve nė Shqipėri nuk janė tė mjaftueshme. Ėshtė e rekomandueshme rritja e nivelit tė informimit tė gazetarėve lidhur me vlerat, kulturėn dhe traditat e minoriteteve dhe etikės profesionale tė trajtimit tė problemeve tė tyre.
  12. Minoritetit Rom dhe komunitetit Egjyptian kanė njė pėrfaqėsim tė ulėt nė jetėn publike. Pėrzgjedhja e tyre nė strukturat pėrfaqėsuese bėhet duke marrė nė konsideratė kryesisht aktivizimin e tyre nė parti politike, por minoriteti Rom dhe komuniteti Egjyptian nuk e sigurojnė lehtėsisht njė gjė tė tillė.  
  13. Zbatimi i masave pozitive-favorizuese nė punėsimin e minoriteteve nė pėrgjithėsi nuk realizohet.  Janė marrė disa masa pėr pėrfaqėsimin e tyre nė rradhėt e policisė, por pėrfaqėsimi lė pėr tė dėshiruar.
  14. Lidhur me ēėshtjen e “komunitetit egjyptian” deri mė sot, shteti nuk e ka njohur kėtė komunitet si njė grup minoritar, i cili meriton vėmendje tė veēantė. Megjithė rekomandimet e organizatave vendase dhe tė huaja, deri mė sot nuk ėshtė parashikuar njė strategji e veēantė pėr kėtė komunitet. Pavarėsisht nga fakti i mosnjohjes sė tyre si minoritet nga ana e shtetit, komuniteti egjyptian  ka nevojė pėr mbrojtje tė veēantė.

 

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007