|
Tė drejtat e emigrantėve shqiptarė nė Greqi nėn
fokusin e KSHH-sė.
Organizatat e emigrantėvė kanė nevojė tė forcojnė
kapacitetet e tyre tė brendshme
Nė datat
27-30 Maj 2007, pėrfaqėsues tė KSHH-sė realizuan njė
vizitė nė Athinė. Qėllimi kryesor i vizitės ishte
vendosja e kontakteve me organizatat e emigrantėve
shqiptarė nė Greqi, identifikimi problemeve qė
kishin tė bėnin me respektimin e tė drejtave tė tyre
dhe takimi me organizata tė pavarura greke dhe
Monitoruesin Grek tė Helsinkit dhe institucionet
kushtetuese qė punojnė nė fushėn e tė drejtave tė
njeriut.
Pėrfaqėsuesit
e KSHH-sė realizuan takime me pėrfaqėsues tė
organizatave tė emigrantėve shqiptarė nė Athinė,
Ambasadėn Shqiptare nė Athinė, tė Avokatit tė
Popullit Grek dhe pėrfaqėsuesit e medias greke dhe
shqiptare nė Athinė.
Pjesė e
rėndėsishme e vizitės ishte takimi me Z. Panayote
Dimitras, zėdhėnės i Monitoruesit Grek i Helsinkit
me tė cilin e bisedua rastet konkrete tė shqiptarev
tė trajtuara nga kjo organizatė dhe mundėsitė e
bashkėpunimit nė tė ardhmen, ndjekja e rasteve tė
keqtrajtimit tė emigrantėve shqiptarė, etj.
Nga takimet e
marra, rezultoi se :
1. Nė
pėrgjithėsi ka pėrmirėsime nė respektimin e tė
drejtave tė emigrantėve shqiptarė nė Greqi.
Megjithatė, emigrantėt e kontaktuar ngritėn
shqetėsimin e legalizimeve dhe lejes sė qėndrimit tė
tyre, Sipas tyre, procedurat ishin tė tejzgjatura
dhe shumė tė shtrenjta dhe tė ndodhur nė kėtė
gjendje, emigrantėt nuk kishin mundėsi lėvizjeje pėr
nė Shqipėri.
2.
Problem i diskutuar nga ana e pėrfaqėsuesve tė KSHH-sė
ishte respektimi i tė drejtave tė personave qė
vuajnė dėnimin me burgim nė burgjet e Greqisė. Ky
shqetėsim u ngrit nga KSHH nisur nga ankesat e
shumta adresuar pranė tij.
3. Nga
takimet me pėrfaqėsues tė organizatave tė
emigrantėve mėsuan se nė Greqi janė krijuar disa
organizata tė emigrantėve shqiptarė. Vihej re se
kishte njė mungesė koordinimi dhe bashkėpunimi
ndėrmjet tyre. Si pasojė, nuk kishte njė pėrfaqėsi
unike e emigrantėve shqiptarė nė kontakt me
institucionet greke.
4.
Organizatat e emigrantėve vepronin mbi baza
vullnetare pėr shkak tė mungesės sė kapaciteteve pėr
aplikim projektesh. KSHH nuk pati kontakte me ndonjė
organizatė shqiptare e cila kishte mundėsinė e
aplikimit pėr projekte, megjithėse ato ishin tė
regjistruara sipas legjislacionit nė fuqi.
Vizita e
pėrfaqėsuesve tė KSHH-sė krijoi mundėsi pėr
vendosje tė kontakteve me organizatat e emigrantėve
shqiptarė , pėr rritjen e bashkėpunimit me
Monitoruesin Grek tė Helsinkit KSHH vendosi kontakte
tė drejtpėrdrejta me Avokatin Grek tė Popullit dhe
do tė adresojė raste konkrete pranė tij.
Gjithashtu, takime dhe intervista pėr problemet e tė
drejtave tė njeriut u dhanė edhe nė median shqiptare
dhe greke nw Athinw.
Me kėtė rast,
KSHH-ja pėrfton nga rasti tė falenderojė tė gjithė
pėrfaqėsuesit e organizatave tė emigrantėve nė
Athinė, pėrfaqėsuesit e Amabasadės sonė, gratė dhe
intelektualet me tė cilėt patėm takime,
pėrfaqėsuesit e institucionit tė Avokatit tė
Popullit nė Greqi dhe nė Shqipėri dhe pėrfaqėsuesit
e medias nė Greqi pėr takimet frytėdhėnėse dhe
mirėkuptimin e treguar nė tarjtimin e problemeve tė
ndryshme. |