KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

MISIONI I KSHH-së

Misioni kryesor I KSHH-së është vëzhgimi I respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe reagimi për rivënien e tyre në vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre; përmirësimi I legjislacionit dhe praktikës për zbatimin e ligjit nëpërmjet oponencave dhe rekomandimeve si në fazën e draftimit të tyre, ashtu edhe gjatë zbatimit të tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...


   

 

Tė respektohet parimi i prezumimit tė pafajėsisė dhe liria e shtypit

 

12.04.2007 

Para disa ditėsh, kryeministri i vendit, akuzoi median tė lidhur me mafian. Kjo deklaratė nuk u shoqėrua me ndonjė tė dhėnė konkrete ose tė specifikuar lidhur me kėto akuza. KSHH mendon se akuza ishte tepėr e rėndė dhe si e tillė do tė duhet tė jepeshin sqarime bindėse.

Me keqardhje konstatojmė se e njėjta deklaratė u bė edhe nė seancėn parlamentare tė datės 10 Prill 2007. Tėrheq vėmendjen fakti se edhe nė kėtė rast nuk u pėrmend asnjė emėr, asnjė media dhe as ndonjė fakt. Nė fjalėn e tij, veē tė tjerave kryeministri u shpreh se “mafia po penetron nė media thellėsisht”.

KSHH mendon se deklarata tė tilla janė sa tė nxituara aq edhe shqetėsuese, sepse nėse situata do tė ishte e tillė, pėr goditjen e kėsaj veprimtarie me rrezikshmėri kaq tė theksuar shoqėrore, do tė duhej tė angazhoheshin jo disa inspektorė tatimorė, por organet e specializuara tė luftės kundėr krimit tė organizuar.

Nė kėto kushte, krijohet pėrshtypja e bazuar se nė rastin konkret ndodhemi para kundėrvėnies sė qeverisė ndaj medias qė ėshtė kritike, kur dihet se qeveria nė tėrėsi dhe funksionarėt publikė duhet tė jenė tolerantė edhe kur nė kritikat pėrkatėse mund tė ketė ndonjė teprim apo pasaktėsi. Kjo kushtėzohet nga posti qė ata zėnė (tė zgjedhur apo tė emėruar) nga pėrgjegjėsia qė ata kanė ndaj shtetasve tė tyre. Tė gjithė janė tė barabartė para ligjit dhe tė gjithė janė tė detyruar ta zbatojnė atė, por jo ēdo cėnim i tij ėshtė krim, jo ēdo mospėrmbushje e detyrimeve ligjore ėshtė veprimtari mafioze.

Nėse ka tė dhėna se gazetarė, media ose pronarė tė saj janė tė pėrfshirė nė veprimtari kriminale, ai qė ėshtė nė dijeni ose disponon tė dhėna pėr njė vepėr tė tillė, ėshtė i detyruar ta denoncojė atė nė organet kompetente.

KSHH edhe mė parė ėshtė prononcuar publikisht dhe ka bėrė thirrje pėr respektimin e parimit kushtetues tė prezumimimit tė pafajėsisė. Zbatimi i kėtij parimi ėshtė i detyrueshėm jo vetėm pėr organet e drejtėsisė, por edhe pėr administratėn publike. Ky ėshtė qėndrim konseguent i Gjykatės Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut dhe i Gjykatės sonė Kushtetuese.

KSHH vlerėson kontributin e ēmuar tė medias shqiptare nė pėrmbushjen e misionit tė saj pėr tė informuar publikun e gjerė dhe pėr tė qenė oponente konstruktive ndaj veprimtarisė shtetėrore. Liria e shtypit dhe e fjalės sė lirė nuk janė sllogane, por parime tė rėndėsishme tė sanksionuara nė Kushtetutėn tonė dhe dokumentet ndėrkombėtare. Zbatimi nė praktikė i parimeve tė mėsipėrme ėshtė element i rėndėsishėm vlerėsues pėr integrimin e vendit tonė nė Bashkimin Evropian. Nė njė shoqėri demokratike, roli i medias ėshtė i pazėvendėsueshėm.

 

 

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007