KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

MISIONI I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...


   

 

Tė parandalohen incidentet

Tė zbatohet me rigorozitet ligji

12.02.2007

Edhe 6 ditė na ndajnė nga zgjedhjet e 18 shkurtit, por incidentet gjatė fushatės elektorale nuk pushojnė.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ėshtė i mendimit se atmosfera e acaruar ka nxitur dhe inkurajuar deri nė njė farė mase, qoftė edhe indirekt militantizmin ekstrem tė personave ose grupeve tė veēanta. Nė jo pak raste, fushata ėshtė shoqėruar dhe me gjuhėn e urrejtjes qė kandidatė apo pėrfaqėsues tė partive politike pėrdorin ndaj kundėrshtarėve tė tyre politikė.

Incidentet e ndodhura gjatė fushatės zgjedhore janė bėrė pengesė pėr zhvillimin normal dhe tė ligjshėm tė propagandės zgjedhore. Grisja dhe heqja arbitrare e posterave, fyerjet dhe kėrcėnimet ndaj kandidatėve tė veēantė, ndėrhyrja nė aktivitetet e kėtij apo atij subjekti, janė fenomene qė kėrkojnė vlerėsim serioz.

KSHH mendon se fushata ėshtė pjesė e rėndėsishme e procesit zgjedhor qė finalizohet ditėn e votimit. Nė kėtė vėshtrim, incidentet e kėsaj natyre nė prag tė votimit, e tensionojnė situatėn dhe mund tė ndikojnė negativisht nė zgjedhjet e lira dhe tė ndershme. Ėshtė kjo arsyeja qė KSHH u bėn thirrje tė gjitha subjekteve qė tė kontribuojnė nė zbutjen e kėsaj situate duke iu pėrmbajtur Kodit tė Sjelljes dhe duke u distancuar e duke dėnuar fenomene tė tilla qė i kundėrvihen synimit qė nė kėto zgjedhje tė arrihen standardet qė kėrkohen.

KSHH e shikon tė nevojshme gjithashtu t’u bėjė thirrje organeve tė depolitizuara tė Policisė sė Shtetit qė nė zbatim tė detyrave tė tyre dhe nė pėrputhje me ligjin, tė parandalojnė veprimet qė cėnojnė rendin dhe tė drejtat e shtetasve qė provokojnė grindje dhe konflikte. Nė raste tė tilla, sidomos gjatė fushatės zgjedhore, ndėrhyrjet e tyre tė shpejta dhe tė paanshme janė tė domosdoshme.

 

 

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007