|
KSHH pėrshėndet nėnshkrimin e
marrėveshjes ndėrmjet pozitės dhe opozitės duke
kapėrcyer krizėn zgjedhore me pasoja tė rėnda
13.01.2007
KSHH pėrshėndet nėnshkrimin e
marrėveshjes ndėrmjet pozitės dhe opozitės duke
kapėrcyer krizėn zgjedhore me pasoja tė rėnda. Kjo
marrėveshje edhe pse tepėr e vonuar, vėrtetoi se
vetėm nėpėrmjet dialogut konstruktiv mund tė
zgjidhen edhe ēėshtje tė vėshtira qė kanė tė bėjnė
me interesa madhore. KSHH pėrshėndet me kėtė rast
kėmbėnguljen, durimin dhe pėrgjegjshmėrinė e lartė
tė Presidentit tė Republikės pėr kontributin e tij
tė veēantė nė arritjen e kėsaj marrėveshjeje. Ne
pėrshėndesim dhe vlerėsojmė gjithashtu edhe
interesimin dhe asistencėn direkte tė faktorit
ndėrkombėtarė.
KShH-ja konsideron tė domosdoshme
miratimin me urgjencė tė ndryshimeve tė Kodit
Zgjedhor pėr tė mundėsuar menjėherė zbatimin e
ligjit brenda afateve mjaft tė reduktuara zgjedhore.
Duke patur parasysh kohėn e shurtėr
qė na ndan nga data e zgjedhjeve, KSHH mendon se
parėsore janė: shpallja e listave tė zgjedhėsve,
regjistrimi nė KQZ i subjekteve zgjedhore, ngritja e
KZQV-ve dhe regjistrimi nė KZQV-tė i kandidatėve.
KShH-ja u bėn thirrje zgjedhėsve qė
tė tregojė interes pėr tu njohur me listat qė do tė
shpallen, tė kėrkojnė kur ėshtė rasti, korrigjimin e
tyre dhe tė ushtrojnė tė drejtėn kushtetuese pėr tė
marrė pjesė gjerėsisht nė votime, gjė qė do ti
shėrbente demokratizimit tė mėtejshėm tė organeve tė
qeverisjes vendore, si rrjedhim i interesave tė
popullit dhe integrimit tė vendit tonė nė strukturat
euro-atlantike.
Synimin pėr zgjedhje tė lira dhe tė
ndershme mund ta kompromentonte vazhdimi i
atmosferės sė acaruar politike gjė qė do tė vinte nė
pikėpyetje arritjen e standardeve qė kėrkohen.
Ėshtė pikėrisht kjo, arsyeja qė
KShH-ja e shikon tė nevojshme tu bėjė gjithashtu
thirrje partive politike dhe sidomos dy partive mė
tė mėdha tė zhvillojnė njė fushatė zgjedhore tė
kulturuar dhe pa eksese.
|