-
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KHH-ja) ėshtė
angazhuar nė vėzhgimin e ecurisė sė procesit
parazgjedhor nė disa zona zgjedhore tė bashkive:
Tiranė, Gjirokastėr, Fier, Durrės, Elbasan,
Shkodėr, Vlorė, Korēė dhe nė komunat e
Dropullit, Cepos dhe Odries, Belsh, Cėrrik,
Shirgjan, Bradashesh, Labinot Fushė, Drenovė,
Gjergjan, Spitallė dhe Shkozet.
-
Objekt i kėtij vėzhgimi ishin: shpallja e
listave paraprake dhe pėrfundimtare nė afatin e
pėrcaktuar nga ligji, vendosja e tyre nė vende
publike, tė dukshme dhe tė aksesueshme nga
zgjedhėsit, interesimi i zgjedhėsve pėr listat,
ushtrimi i tė drejtės sė ankesės ndaj
parregullsive nė lista, vėzhgimi i elementėve tė
fushatės elektorale, ngritja e komisioneve tė
qėndrave tė votimit dhe trajnimi i anėtarėve tė
tyre.
-
KSHH-ja
ėshtė e mendimit se ecuria e procesit zgjedhor
nė pėrputhje me ligjin dhe sipas standarteve
tė kėrkuara ndikojnė fuqimisht nė ushtrimin e
sė drejtės sė votės dhe nė realizimin e
zgjedhjeve sipas standartave tė kėrkuara.
-
Shpallja e listave paraprake dhe
pėrfundimtare ka paraqitur probleme.
Vonesa nė shpalljen e listave varionin nga 5
9 ditė dhe deri mė datė 30 janar 2007 kishte
qėndra votimi ku listat nuk ishin shpallur. Si
rrjedhim u reduktua koha e njohjes sė zgjedhėsve
me to dhe si pasojė edhe ankimet tek kryetari i
njėsive tė qeverisjes vendore dhe nė gjykatė.
-
Listat pėrfundimtare nuk janė shpallur nė afatin
e pėrcaktuar (8 shkurt 2007) nė shumicėn e KZQV-
ve tė vėzhguara. Votuesve u ėshtė kufuzuar edhe
mė shumė mundėsitė pėr verifikimin e emrave nė
liste dhe mundėsitė pėr tiu drejtuar gjykatės
-
Nė
pėrgjithėsi, vendosja e listave paraprake
dhe pėrfundimtare ėshtė bėrė nė vende tė
dukshme. Megjithatė, nė disa bashki dhe
komuna janė hasur probleme. Nė disa zona
listat janė vendosur nė ambjente tė brėndshme
tė shkollave, kopshteve, lokale private, posta,
etj, tė cilat nuk mund tė shihen fare gjatė
gjithė ditės ose qėndrojnė tė mbyllura nė pjesėn
mė tė madhe tė saj, duke i mohuar votuesve tė
drejtė e verifikimit tė emrave nė listė. Kjo
situatė ėshtė hasur nė shumė bashki dhe komuna.
-
Ka
patur raste qė listat janė shpallur nė vende
tė papėrshtatshme dhe kanė qėnė tė vėshtira
pėr tu lexuar pėr shkak tė vendosjes nė lartėsi
dhe distanca tė mėdha, me gėrma tė vogla, aspak
tė lexueshme dhe tė verifikueshme nga
zgjedhėsit, etj, ose janė janė vendosur nė
vėnde tė pambrojtura dhe listat janė grisur.
Nė njė qėndėr tė votimit nė Fier ishte vendosur
si listė paraprake, lista pėrfundimtare e
zgjedhjeve tė 3 korrikut 2005. Problem mbetet
dhe ndryshimi i vendeve nė tė cilat shpallen
listat paraprake, pasi kjo krijon problem
pasi shumė qytetarė janė mėsuar me vendet e
shpalljes sė listave tė votimit. Nė disa raste,
pronarėt e lokale private nuk kanė lejuar
afishimin e listave pėr disa arsye, ndėr tė
cilat pėrmėndet dhe pagesa.
-
Interesimi i zgjedhėsve pėr
listat
paraprake ishte
tepėr i ulėt dhe kjo
vihej re pothuajse nė tė gjitha zonat zgjedhore
tė vėzhguara. Interes mė tė lartė tregojnė tė
moshuarit tė cilėt gjenden pėrpara listave tė
votimit tė shpallura nė vendet e caktuara.
-
Nga vėzhguesit tanė kemi njoftime se interesimi
i zgjedhėsve edhe pėr listat pėrfundimtare ėshtė
relativisht i ulėt. Arsyet mund tė jenė tė
shumta. Ndoshta ata janė tė bindur se emri i
tyre figuron nė listė. Por nuk pėrjashtohet edhe
mundėsia qė ata ende nuk janė njohur me
procedurat ligjore lidhur me korregjimin e
listave.
-
Vonesat nė shpalljen e listave paraprake dhe ato
pėrfundimtare janė me pasoja tė dėmshme. Deri nė
ditėn e zgjedhjeve mbeten 4-5 ditė. Zgjedhėsit
duhet tė njihen me kėto lista dhe po tė jetė
rasti tė ushtrojmė tė drejtėn e ankimit, ndryshe
mund tė mbeten pa votuar.
-
Edukimi ligjor i votueve dhe
sensibilizimi i tyre ėshtė i ulėt.
Megjithė spotet televizive pėr edukimin zgjedhor
tė shtetasve tė inicuar nga KQZ-ja kanė qėnė tė
vazhdueshme, mendojmė se ai nuk ėshtė i kapshėm
dhe i kuptueshėm nga tė gjithė, sidomos nė
kushtet e ndryshimit tė kodit tė zgjedhor dhe tė
dokumentacionit tė votimit. Megjithėse KSHH-ja
botoi njė numėr tė konsiderueshėm
fletėpalosjesh, suplemente nė tre organe shtypi,
me gjuhė tė thjeshtė pėr ēėshtjet zgjedhore si
dhe kanė dhėnė sqarime pėr aspekte tė ndryshme
tė votimit, mendojmė se veprimtari tė tilla janė
tė pamjaftueshme.
-
Pothuajse nė tė gjitha bashkitė dhe komunat e
vėzhguara ka persona tė cilat ankohen se nuk
kanė gjetur emrat nė listat. Kjo ėshtė vėnė
re mė shumė nė bashkitė Gjirokastėr Vlorė,
Korēė, Shkodėr dhe Tiranė. Megjithatė, shtetasit
nuk kanė patur informacionin e duhur pėr tė bėrė
ankesė kėrkesė te Kryetari i bashkisė ose
njėsisė vendore ose komunės. Numri i ankesave tė
rregjistruara ka qėnė i ulėt nė tė gjitha
bashkitė dhe komunat e vėzhguara. Zgjidhja e
tyre nė shumicėn e rasteve nuk ka patur
probleme, pasi kanė qėnė ngaterrime nė emėr ose
mbiemėr, datėlindja, emri me mbiemrin, etj.
Nė disa raste ėshtė
refuzuar dhėnia informacioneve rreth numrit tė
ankesave nga disa njėsi bashkiake.
-
Nė
disa zona janė vėnė re qė listat pėrmbajnė emra
tė shtuar, tė personave tė vdekur, persona tė
larguar me banim nė qytete tė tjera. Kjo u vu re
nė Komunėn e Drenovės - Gjirokastėr, nė disa
zona tė Tiranės, etj. Problem mbetet fakti qė
persona tė tė njėjtės familje e gjejnė emrin nė
qėndra votimi tė ndryshme. Kjo ėshtė vėnė re mė
sė shumti nė Tiranė dhe nė Durrės.
-
Nga vėzhgimet dhe takimet me zgjedhėsit,
rezulton se mjaft zgjedhės nuk kanė tė qartė
ndryshimet qė janė bėrė nė Kodin Zgjedhor lidhur
me ēertifikatat e lindjes tė lėshuara para dhe
mbas datės 1 nėntor 2006. Sipas mendimit tonė,
mė problematike ėshtė procedura qė duhet tė
ndjekin votuesit qė kanė ēertifikata lindjeje tė
lėshuara para 1 nėntorit 2006. Del nevoja
urgjente qė media e shkruara dhe elektronike,
shoqatat joqeveritare dhe tė gjithė ata qė janė
ngarkuar drejtėpėrdrejtė ose jodrejtėpėrdrejtė
me zgjedhjet tua bėjnė tė qartė kėto ēėshtje
votuesve gjatė ditėve tė mbetura para ditės sė
zgjedhjeve. Puna individuale, shtėpi mė shtėpi
mund tė ishte mė e efektshme. Nė tė kundėrtėn
ditėn e zgjedhjeve mund tė ndeshemi me raste tė
papėlqyeshme dhe tė palejueshme.
-
Zyrat e gjendjes civile po punojnė me orar tė
zgjatur. Megjithatė vihen re rradhė tė gjata
sidomos nė Vlorė dhe Korēė.
-
Elementė me rėndėsi tė fushatės elektorale
janė posterat dhe krijimi i lehtėsirave
tė vendosjes sė tyre. Nė pėrgjithėsi
posterat janė vendosur jo vetėm nė vendet e
caktuara nga organet e qeverisjes vendore, por
mė sė shumti nė vende tė tjera tė pamiratuara.
Shumė prej tyre, tė vendosura nė vende tė
papėrshtatshme janė grisur ose janė vendosur
postera tė njė kandidati mbi atė tė kandidatit
tjetėr. Kjo vihet re pothuajse nė tė gjitha
zonat zgjedhore nė tė cilat ėshtė shtrirė
vėzhgimi. Vendosja dhe heqja e posterave janė
bėrė shkak pėr incidente mes simpatizantėve tė
forcave politike.
-
KSHH-ja po vėzhgon fushatėn e kandidatėve.
Nė pėrgjithėsi nė pjesėn e dytė tė saj ka
shpalosje alternativash, por ka edhe gjuhė
urrejtjeje, cėnim tė sė drejtės sė privatėsisė,
ka premtime tė ekzagjeruara, realizimi i tė
cilave nuk varet nga organet e qeverisjes
vendore. Ka incidente me spotet propagandistike.
Ndonėse organet e qeverisjes vendore sipas
ligjit caktojnė vendet publike vendime tė
tilla duhen respektuar. Ka njė tifozllėk dhe
militantizėm tė theksuar tė cilat e bėjnė
situatėn zgjedhore konfliktuale. Kandidatėn e
partive tė ndryshme politike kanė pėrdorur
kundėreklamėn pėr fushatėn e tyre. Nė ndonjė
zonė zgjedhore janė rregjistruar raste kur
drejtues tė institucioneve i kanė ushtruar
presion vartėseve tė tyre tė votojnė pėr njė
koalicion tė caktuar.
-
Transparenca financiare pėr fushatėn zgjedhore
nuk ėshtė bėrė ende publike. Kemi pėrshtypjen se
fushata shoqėrohet me shpenzime tė mėdha dhe
kandidatėn nuk po repsktojnė detyrimin ligjor
dhe Kodin e Sjelljes tė miratuar prej tyre.
-
Komisionet
zonale tė qėndrave tė votimit (KZQV-tė)
nė pėrgjithėsi kanė funksionuar. Por ka prej
tyre, ku anėtarėt jo nė tė gjitha rastet
ndodheshin nė vendin e caktuar tė punės.
-
Lidhur me funksionin e tyre ka edhe probleme tė
tjera shqetėsuese qė kėrkojnė zgjidhje tė
shpejtė, sidomos nė drejtim tė zbatimit tė
ligjit dhe mosbindjes sė urdhėrave partiake. Njė
rol tepėr tė rėndėsishėm nė kapėrcimin e
problemeve dhe situata konfliktuale luajnė
partitė politike. Nuk duhet nėnvlerėsuar roli i
pazėvendėsueshėm i komisioneve zgjedhore qė janė
tė ngarkuara me ligj tė administrojnė zgjedhjet.
Nėse ato do tė paraqesin mangėsi profesionale,
nėse anėtarėt e tyre do tė veprojnė si partiake
dhe nėn diktatin partiak (sic shpesh ka ndodhur
nė tė kaluarėn), vėshtirė tė arrihen standartet
e kėrkuara nė zgjedhjet e 18 shkurtit 2007.
-
Dje nė datėn 12
shkurt 2007, KQZ-ja dha alarmin: KQV-tė qė
duhet tė ngriheshin 10 ditė para datės sė
zgjedhjeve nuk janė ngritur nė pjėsėn mė tė
madhe tė vendit sepse partitė politike nuk kanė
paraqitur nė KQV-tė propozimet pėrkatėse. Nė tė
gjithė vendin ka 4721 qėndra votimi qė do tė
pėrbėhen nga
66094
antarė dhe sekretarė tė kėtyre komisioneve. Ende
nuk dihet kur do tė ngrihen kėto komisione dhe
si rrjedhim kur dhe si do tė bėhet ose do tė
arrihet tė bėhet trajnimi i tyre.
-
Partitė politike
flasin dhe bėjnė deklarata se zgjedhjet do tė
zhvillohen nė mėnyrė tė atillė qė tė arrihen
standartet ndėrkombėtare. Pavarėsisht nga
deklaratat e mėsipėrme, fakti se komisionet bazė
tė votimit nuk janė ngritur si dhe fakti tjetėr
se mundėsitė pėr trajnimin e tyre do tė jetė
mjaft i kufizuar, madje edhe formal nuk mund tė
mos reflektojė negativisht nė arritjen e
standarteve. Ndryshimet qė iu bėnė Kodit
Zgjedhor, siē dihet kanė rritur dhe e kanė bėrė
mė delikat rolin e KQV-ve nė kėtė process
zgjedhor.
-
Grupet e numėrimit
janė gjithashtu njė problem tepėr i rėndėsishėm.
Sipas udhėzimit tė KQZ-sė datė 18.01.2007,
subjektet zgjedhore pėrkatėse duhet tė paraqesin
propozimet e tyre pėr kėto grupe pune nė KQV-tė
10 ditė pėrpara ditės sė zgjedhjeve, ndėrsa sot
4 ditė para ditės sė zgjedhjeve propozime tė
tilla nuk janė bėrė.
-
Mosngritja e
komisioneve tė numėrit tė votave (Sipas ligjit
kėto grupe duhet tė ngrihen 2 ditė para ditės sė
zgjedhjeve). Afėrsisht 35000 persona duhet tė
identifikohen, verifikohen dhe tė trajnohen pėr
tė qėnė anėtarė tė kėtyre komisioneve.
Mungesa e trajnimit ose trajnimi
i shpejtuar, formal cėnon arritjen e
standarteve. Mjafton tė pėrmendim faktin se
antari i grupit tė numėrimit vec tė tjerave
duhet tė njohė edhe atė pjesė tė ligjit ku bėhet
fjalė se ēfarė konsiderohet fletė votimi e
vlefshme dhe ēfarė konsiderohet e pavlefshme.
Tė mos harrojmė se nė zgjedhjet e
mėparshme numri i fletėvotimeve tė pavlefshme ka
qėnė relativisht i madh.
-
Partitė
politike, pėr arsye tė ndryshme, vazhdojnė tė
tėrheqin dhe tė zėvendėsojnė nė KZQV-t anėtarė
tė propozuar prej tyre. Pasojat e lėvizjeve tė
tilla janė tė dėmshme, pasi zėvendėsuesit e
anėtarėve mbeten tė patrajnuar. Ndaj i bėjmė
thirrje partive politike qė tė veprojnė me
seriozitet dhe tė vlerėsojnė me pėrgjegjshmėri
njė situatė tė tillė.
-
Pjesėmarrja nė votime ėshtė njė moment qė
duhet tė vlerėsohet me vemendje tė veēantė.
Kėrkohet njė punė e gjithanshme ndėrgjegjėsuese.
Nė kėtė drejtim
mendojmė se po punohet relativisht pak.
-
Dje nė datėn 12
shkurt 2007, KSHH-ja e pa tė arsyeshme tė dalė
me njė deklaratė publike lidhur me disa
incidente qė kanė ndodhur gjatė fushatės.
Mund tė themi vetėm se
incidente tė tilla e acarojnė situatėn politike
dhe mund tė shoqėrohen me pasoja tė dėmshme.
Angazhimi i partive
politike dhe ai i forcave tė policisė sė shtetit
mund tė kontribuonin nė parandalimin e tyre.
-
Media e shkruar dhe roli i
saj nė fushata zgjedhore
ėshtė i mjaf i rėndėsishėm.
Nga monitorimi i disa mediave tė
shkruara gjatė periudhės 20 Janar 12 Shkurt
2007 ka rezultuar se: gazetat kryesore politike
partiake, tė pozitės dhe tė opozitės pėrdorin nė
mėnyrė sistematike gjuha e akuzave tė urrejtjes.
Nė artikujt qė shkruhen ngrihen nė mėnyrė tė
vazhdueshme akuza pėr mashtrime, korrupsion,
vjedhje e shpėrdorime tė pushtetit ndaj
kandiatėve pėr organet e qeverishjes vendore.
Gjuha e urrejtjes ėshtė e pėrqėndruar kryesisht
pėr dy kandidatėt kryesorė pėr Bashkinė e
Tiranės.
-
Nė
kuadėr tė pasqyrimit tė fushatės zgjedhore,
gjuha e urrejtjes ka gjetur vend edhe nė gazetat
jo-politike. Ata pasqyrojnė shqteėsimet e vėna
re nė fushatė, akuzat e ndėrsjella mes
kandidatėve, incidentet e ndodhura. Media e
shkruar nuk ka i ka kushtuar vemendjen e duhur
problemeve me listat.
-
Nė
prag tė afrimit tė ditės sė zgjedhjeve,
vullneti politik lė shumė pėr tė dėshiruar.
Ai nuk mund tė jetė shkopi magjik pėr zhgjidhjen
e ēėshtjeve, por nga ana tjetėr, me shkelje tė
ligjit nuk mund tė arrihet ose tė kėrkohen
zgjedhje tė lira dhe tė ndershme brenda
standarteve ndėrkombėtare.