Monitorim nė Pikėn e Kalimit Kufitar
Qafė- Bllatė, Livadhja dhe nė Portin
e Sarandės
14.02.2007
Nė kuadėr tė projektit Mbi
respektimin e tė drejtave tė
emigrantėve dhe tė personave tė
kthyer,nė datat 7-9 shkurt 2007 u
organizua njė tur vėzhgimi nė pikat
kryesore tė kalimit kufitar tė
Sarandės, pėrkatėsisht nė Pikėn e
Kalimit Kufitar Qafė- Bllatė,
Livadhja dhe nė Portin e Sarandės.
Nė pikėn e GOS Livadhja u mor takim
me komandantin e kėsaj pike. Ky
repart shėrben pėr ruajtjen e vijės
kufitare dhe ėshtė i vendosur nė
thellėsi tė kufirit shqiptar. Ky
repart nuk ka nė varėsi ruajtje dhe
kontrolli pikė kalimi kufitar.
Punonjėsit e policisė kufitare tė
kėsaj pike ndalonin shtetasit
shqiptarė qė tentonin tė kalonin nė
mėnyrė ilegale kufirin pėr nė
Greqi.Sipas statistikave janė
ndaluar rreth 300 persona nė muaj,me
origjinė kryesisht nga zona tė
varfra tė Shqipėrisė. Kėta persona
regjistrohen dhe mė pas merren nė
pyetje nga punonjėsit e kėtij
reparti dhe shoqėrohen pėr nė
komisariatin e Sarandės. Pėrsa i
pėrket transportit ky repart
dispononte mjete tė mjaftueshme.
Probleme kishte nė organikė, e cila
nuk ishte e plotėsuar si dhe
mungonte personeli femėr.
Nė pikėn kufitare tė Qafė-Botės
kishte probleme tė theksuara tė
infrastrukturės. Nė kėtė pikė
kufitare nuk ishte vendosur ende
sistemi TIMS dhe cdo procedurė
kufitare kryhej me shkrim. Pritej qė
sė shpejti tė vendoseshin
kompjuterat, stafi i kėsaj pike po
trajnohej pėr pėrdorimin e sistemeve
kompjuterike. Ambjentet linin shumė
pėr tė dėshiruar, kjo pikė kufitare
pėrbėhej vetėm nga disa kontenierė
tė dhuruar nga donatorė tė ndryshėm.
Megjithėse njė pikė e rėndėsishme
kufitare qė lidh gjithė zonėn me
Greqinė, rruga pėr tė shkuar nė
Qafė- Botė ėshtė e paasfaltuar.
Pritej qė tė ndėrtohej njė pjesė e
rrugės, dhuratė nga qeveria greke.
Pėrsa i pėrket stafit tė punonjėsve
tė policisė, ishte i kompletuar dhe
me personel femėr.
Nė kėtė pikė kufitare ktheheshin pėr
kalim tė paligjshėm tė kufirit rreth
20-30 persona nė ditė. Kėta persona
intervistohen nė kushte tė vėshtira
dhe pasi bėheshin verifikimet
liheshin tė lirė. Mungojnė kushtet
mė minimale dhe tualetet. Policia
nuk kishte mjete tė mjaftueshme
transporti pėr tė kryer transportin
e tė kthyerve pėr nė Sarandė. Ata
dispononin vetėm njė makinė qė
shėrbente pėr tė transportuar
personat e ndaluar nga policia.
Nė portin e Sarandės u zhvillua njė
takim me komandantin e policisė
kufitare tė portit.Nė kėtė pikė
kufitare problemet kryesore kishin
tė bėnin me stafin e reduktuar si
dhe me ambjentet e pamjaftueshme qė
policia kufitare kishte nė
dispozicion. Megjithėse terminali i
ri ishte bashkėkohor dhe i
saporistrukturuar, nė tė ishin
parashikuar shumė pak ambjente pėr
policinė.
Efektivi i trupės policore ishte i
reduktuar dhe punohej me mbingarkesė
nė raste fluksesh. Pėr trajtimin e
emigrantėve nė raste fluksesh tė
kthimit tė tyre punohej sipas
urdhrave tė Drejtorit tė
Pėrgjithshėm tė Policisė pėr
lehtėsimin e dokumentacionit dhe
procedurave pėr ta. Nė terminalin e
portit janė hapur tre sportele tė
reja.
Numri i pėrafėrt i personave tė
kthyer nga policia greke pėr vitin
2006 ishte rreth 600 persona. Nė
asnjė rast nuk ka rezultuar tė ketė
pasur keqtrajtime nga ana e policisė
greke. Policia e portit kishte
caktuar njė punonjės tė policisė qė
ndiqte vetėm procedurėn e personave
tė kthyer. Personat e kthyer
plotėsojnė njė formular tip me tė
dhėnat e tyre kryesore, nė mungesė
tė vendosjes sė sistemit kompjuterik
qė pritej tė vendosej sė shpejti.
Problem mbetej krijimi i njė
ambjenti tė pėrshtatshėm, sepse
momentalisht kėta persona mbaheshin
nė njė dhomė tė vogėl tė pėrbashkėt
me stafin policor. Nė kushtet kur
ktheheshin vetėm disa persona nė
ditė kjo situatė mund tė manaxhohej,
por ishte e pamundur trajtimi normal
i tyre nė raste tė kthimit tė mė
shumė personave.
Pėrsa i pėrket personave tė kthyer
femra dhe tė mitur ato
intervistoheshin nga personel
policor femėr ose nga specialistė tė
antitrafiqeve tė komisariatit tė
Sarandės.
Nė pėrfundim tė kėtij monitorimi
pėrfaqėsuesit e Komitetit dolėn me
disa rekomandime:
-
Tė shikohet mundėsia e krijimit
tė njė fondi tė vogėl emergjence
pėr pikat kufitare me qėllim
ardhjen nė ndihmė tė personave
tė kthyer. Punonjėsit e policisė
kufitare shumė shpesh ndihmonin
me sa kishin mundėsi me tė
ardhurat e tyre.
-
Tė pėrshpejtohet puna pėr
pėrmirėsimin e kushteve nė pikėn
kufitare tė Qafė-Bllatės si
pėrsa i pėrket rrugės,
transportit dhe infrastrukturės.
-
Tė pėrshpejtohet puna nė
plotėsimin e stafit tė pikave
kufitare me efektivin e duhur.
-
Infrastruktura nė portin e
Sarandės ėshtė nė gjendje shumė
tė mirė falė dhe investimeve tė
bėra sė fundmi. KSHH sugjeron
shtimin e ambjenteve tė portit
nė dispozicion tė policisė
kufitare me qėllim pėrmirėsimin
e shėrbimit nga kjo polici.
Tiranė, mė 14.02.2007