KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

MISIONI I KSHH-së

Misioni kryesor I KSHH-së është vëzhgimi I respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe reagimi për rivënien e tyre në vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre; përmirësimi I legjislacionit dhe praktikës për zbatimin e ligjit nëpërmjet oponencave dhe rekomandimeve si në fazën e draftimit të tyre, ashtu edhe gjatë zbatimit të tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...


   

 

Trajnim i personelit tė rolit bazė dhe pėrfaqėsues tė sektorit civil nė institucionin e paraburgimit Lezhė

 

14.04.2007

Mė 12-13 Prill 2007, nė ambientet e institucionit tė paraburgimit Lezhė, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) organizoi sesionin e katėrt trajnues[1] tė fokusuar nė tre ēėshtje shumė tė rėndėsishme tė lidhura me mirė-menaxhimin e institucioneve penitenciare. Mė konkretisht, me trajtimin e pėrshtatshėm tė personave tė dobėt[2], kontaktet me botėn jashtė dhe programet ditore nė seksionin e paraburgimit Lezhė. Grupi i synuar ishte: personeli i rolit bazė me uniformė tė regjimit tė brendshėm si edhe pėrfaqėsues tė personelit civil si punonjės social/edukatorė dhe personeli mjekėsor[3]. Ekspertėt Z. Jan van den Brand dhe Z. Cees Boeij, tė dy Drejtorė tė Pėrgjithshėm nė shėrbimin e burgjeve holandeze ofruan ekspertizėn dhe pėrvojėn  tyre nė kėtė sesion. KSHH u pėrfaqėsua nga Znj. Edlira Papavangjeli, Koordinatore Programesh e cila moderoi kėtė veprimtari.

            Pjesėmarrėsit u pajisėn me njohuri pėr kategori tė ndryshme tė grupeve tė dobėta nė institucionet penitenciare dhe tiparet kryesore tė sjelljeve tė tyre. Ekspertėt theksuan se tė paraburgosurit e dobėt duhen identifikuar, diferencuar pėr t’u dhėnė njė kujdes,trajtim dhe mbrojtje tė pėrshtatshme nė pėrputhje me problemet e tyre. Ata duhet tė vėzhgohen sapo hyjnė nė institucion dhe ecuria e tyre duhet ndjekur nga afėr ditė pas dite. Nga ana tjetėr, ėshtė shumė e rėndėsishme qė personeli qė punon me personat e dobėt tė pėrzgjidhen, tė jenė tė kualifikuar dhe tė trajnohen vazhdimisht. Kjo do tė mundėsojė personelin tė identifikojė simptomat e personave tė dobėt nėpėrmjet kontakteve tė drejtpėrdrejta me ta. Rrjeti mbėshtetės i familjarėve, miqve tė tė paraburgosurve ėshtė gjithashtu i rėndėsishėm nė dhėnien e njė trajtimi tė drejtė pėr kėto kategori tė veēanta tė tė paraburgosurve. Kur numri i kėtyre personave tė dobėt ėshtė i konsiderueshėm, seksionet e veēanta krijojnė mundėsi pėr programe dhe trajtim tė posaēėm pėr kėta persona. 

 

Personat e privuar nga liria kanė tė drejtėn tė kenė kontakte me botėn jashtė. Ata duhet tė komunikojnė me avokatėt, familjarėt, tė afėrmit dhe miqtė nėpėrmjet korrespondencės, thirrjeve telefonike, tė presin vizita, tė mbahen tė informuar me tė rejat nėpėrmjet radios, TV, gazetave, revistave, bibliotekave nė institucion, tė pėrfitojnė leje, tė kenė kontakte me vullnetarė/pėrfaqėsues fetarė/OJF-tė. Ekspertėt shpjeguan ndikimet pozitive tė kontakteve tė rregullta me botėn jashtė tek tė paraburgosurit, si edhe nė klimėn e pėrgjithshme nė paraburgim. Autoritet e paraburgimit janė tė detyruar t’u krijojnė mundėsi paraburgosurve tė marrin pjesė nė njė program ditor me veprimtari. Kėto veprimtari duhet tė jenė ndėrtuese, shoqėrore dhe jo-shfrytėzuese. Qėllimi i programeve ditore ėshtė t’u krijojė mundėsi tė paraburgosurve pėr tė zhvilluar aftėsi dhe sjellje qė do tė pėrmirėsojnė perspektivėn e tyre pėr njė ri-integrim tė suksesshėm pas lirimit.  Programet bazė duhet tė konsistojnė nė: arsimim, trajnim profesional, punė, programe rehabilituese sociale dhe ri-integruese, rikrijuese, veprimtari fetare dhe kulturore, sporte etj. Ekspertėt sollėn njė shembull konkret tė njė programi ditor i cili mund tė pėrdoret nė institucionin e paraburgimit Lezhė.

 

Rekomandimet pėr DPB dhe institucionin e paraburgimit Lezhė: 1. Duhet tė ndryshohet rregullorja e institucionit tė paraburgimit Lezhė lidhur me takimet. Kėtu duhet tė pėrfshihen edhe personat e tjerė si miqtė e tė paraburgosurve pėrveē familjarėve dhe tė afėrmve tė tyre. Ky ndryshim ėshtė nė pėrputhje me Rregullat Evropiane tė Burgjeve, rregulli 24/1[4].2. Personeli duhet tė trajnohet nė mėnyrė tė vazhdueshme lidhur me trajtimin e pėrshtatshėm pėr personat e dobėt. 3. Humbja e kontaktit me botėn jashtė nuk duhet tė pėrdoret kurrė si njė masė disiplinore. Nė se i paraburgosuri ka thyer disiplinėn gjatė njė takimi, takimi tjetėr duhet tė realizohet nė kushte tė pėrcaktuara. 4. Tė paraburgosurit duhet t’u sigurohet sa mė shumė tė jetė e mundur njė program ne pėrputhje me nevojat e tyre individuale. Personeli duhet tė vlerėsojė nevojat e personave tė privuar nė mėnyrė tė vazhdueshme pėr tė pėrshtatur programet ditore me kėto nevoja.  

Pėrgatitur nga,

Edlira Papavangjeli, Koordinatore Programesh dhe Drejtuese e Projektit nė KSHH.


 

[1] Ky sesion pune u realizua nė kuadėr tė projektit tė KSHH-sė “Drejtimi i Paraburgimit nga kėndvėshtrimi i tė drejtave tė njeriut” financuar nga Fond i Demokracisė dhe tė Drejtave tė Njeriut, Departamenti i Shtetit, Sh. B. A.

[2] Tė dobėt si rrjedhojė e moshės, gjinisė, kombėsisė, gjuhės, fesė, bindjeve politike, gjendjes fizike dhe mendore, varėsisė, llojit tė krimit tė kryer, lloji dhe gjatėsia e dėnimit me burgim.

[3] Ky aktivitet ėshtė pjesė e trajtimeve qė KSHH po realizon gjatė periudhės 2006-2007 me administratėn e institucionit tė Lezhės. Qėllimi kryesor me kėtė veprimtari ėshtė tė krijohet njė model mirė-menaxhimi tė sistemit tė paraburgimit nė vendin tonė.

[4] Sipas tė cilit tė dėnuarit duhet tė lejohen tė komunikojnė sa mė shumė tė jete e mundur me letra, telefonata ose forma tė tjera tė komunikimit me familjarėt, personat e tjerė dhe pėrfaqėsues tė organizatave jashtė institucionit dhe tė kenė takime me kėta persona.  

 

 

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007