|
Pėr
progresin e kryer pėr Planin e Veprimit tė Qendrės
sė Trajnimit tė Burgjeve
14.12.2007
Nė datat 21-23 Nėntor 2007, Komiteti
Shqiptar i Helsinkit (KShH) organizoi njė sesion
pune pėr progresin e kryer pėr Planin e Veprimit pėr
2008-2010 tė Qendrės sė Trajnimit tė Burgjeve (QTB).
Duke konsideruar momentin kritik nė tė cilin ėshtė
QTB-ja dhe me qėllimin e transformimit nga sektor,
siē ėshtė aktualisht, nė njė qendėr bashkėkohore, ky
sesion pune kishte si qėllim pėrfundimtar dhėnien e
kontributit dhe mbėshtetjen e grupit shqiptar tė
punės pėr pėrmirėsimin dhe rregullimin nė detaje tė
versionit tė parė tė planit tė veprimit tė QTB-sė.
Ky sesion pune ishte nė vazhdimėsi tė misionit tė
vlerėsimit qė u krye nė Shtator, lidhur me
transformimin e QTB-sė. Grupi shqiptar i punės ishte
i pėrbėrė prej specialistėve tė sektorit tė
trajnimit, drejtorėve tė institucioneve penitenciare
me eksperiencė nė trajnime dhe pėrfaqėsues tė
nivelit tė mesėm dhe tė lartė nė Drejtorinė e
Pėrgjithshme tė Burgjeve (DPB).
Grupi shqiptar i punės u mbėshtet
pėrgjatė kėtij procesi nga ekspertė ndėrkombėtarė me
eksperiencė nė kėtė fushė si Znj. Vesna Babic,
Drejtoreshė e Departamentit tė Trajtimit nė
Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Burgjeve Kroate, Z.
Frank Borst, Zv/Drejtor i Qendrės sė Trajnimit tė
Burgjeve Holandeze dhe Z. Jan van den Brand, Drejtor
i Pėrgjithshėm i Burgjeve Holandeze. Znj. Edlira
Papavangjeli, Menaxhere e Programit moderoi kėtė
sesion pune.
Grupi shqiptar i punės u prezantua
nė detaje me sistemin e trajnimit dhe veēanėrisht,
me mėnyrėn se si ėshtė e organizuar qendra e
trajnimit, ēfarė programesh u ofrohen grupeve tė
ndryshme synuese, module dhe burime tė ndryshme
trajnimi tė kėtyre qendrave nė Kroaci, Holandė dhe
Austri. Kėto modele u pėrdorėn si pika reference pėr
grupin shqiptar tė punės pėr ta detajuar mė tej
Planin e Veprimit pėr QTB-nė shqiptare.
Ky sesion pune u fokusua tėrėsisht
nė hartimin e mėtejshėm tė Planit tė Veprimit duke
vendosur veprimtaritė dhe shėrbimet nė afatet kohore
pėr tė paktėn dy vitet e ardhshme. Megjithatė,
pėrgjatė vitit 2008 QTB-ja do tė zbatojė njė program
trajnimi prej 22 ditėsh pėr punonjėsit e sapo
pėrzgjedhur me uniformė, i cili do tė bazohet nė njė
program tė ri trajnimi me mundėsinė e kombinimit tė
praktikės nė institucionet penitenciare, nėn
mbikėqyrjen e instruktorėve tė caktuar. Ky vit pilot
do tė fokusohet gjithashtu nė hartimin e manualeve
udhėzuese pėr trajnerėt pėr zhvillimin e temave tė
kėsaj module trajnimi, si edhe njė program tė plotė
mėsimor pėr trajnimin bazė pėr tė gjithė punonjėsit
e sapo pėrzgjedhur nė sistemin e burgjeve.
Kohė do
ti jepet edhe analizės sė burimeve njerėzore tė
sektorit tė trajnimit me mundėsi pėr ristrukturimin
e qendrės nė terma tė burimeve njerėzore dhe
financiare. Mė tej do tė identifikohen nevojat pėr
trajnimin e trajnerėve tė QTB-sė dhe llojet e
kurseve qė ata do tė ndėrmarrin do tė planifikohen
pėr tu realizuar gjatė vitit nė vazhdim. Nė rast tė
njė fluksi tė punonjėsve tė sapo pėrzgjedhur, grupi
shqiptar i punės pa me interes alternativėn e
zhvillimit tė njė kursi prezantues njė javor i cili
do tė ndiqej nga njė trajnim bazė 22 ditor. Pėrgjatė
vitit 2009, si shtesė e trajnimit bazė, do tė
hartohen module tė tjera pėr kurse trajnimi
afatshkurtėr, duke synuar stafin civil nė
institucionet penitenciare dhe gjithashtu, zbatimi i
kėtyre programeve tė trajnimit do tė realizohet
pėrgjatė kėtij viti.
Gjithashtu, grupi i punės hartoi strukturėn me grupe
specifike tė temave tė programit mėsimor pėr
trajnimin bazė pėr punonjėsit e sapo pėrzgjedhur nė
institucionet penitenciare.
Detyra e radhės e kėtij grupi pune
do tė jetė pėrfundimi i Planit tė Veprimit duke
pasur parasysh punėn e kryer nė kėtė sesion pune dhe
sė dyti, grupi i punės do tė vazhdojė punėn pėr
shkrimin e moduleve udhėzuese pėr trajnerėt e QTB-sė
pėrgjatė procesit tė hartimit tė programit mėsimor
tė trajnimit bazė.
|