KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

MISIONI I KSHH-së

Misioni kryesor I KSHH-së është vëzhgimi I respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe reagimi për rivënien e tyre në vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre; përmirësimi I legjislacionit dhe praktikës për zbatimin e ligjit nëpërmjet oponencave dhe rekomandimeve si në fazën e draftimit të tyre, ashtu edhe gjatë zbatimit të tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...


   

 

Mė shumė vėmendje pėr respektimin e tė drejtave tė emigrantėve

 

16.08.2007

Me qėllim mbrojtjen, edukimin dhe sensibilizimin pėr respektimin e tė drejtave tė emigrantėve, KShH realizoi njė mision vėzhgimi nė pikėn kufitare tė Kakavijės tė rrethit tė Gjirokastrės. Qėllimi i misionit tė vėzhgimit ishte monitorimi i situatės sė respektimit tė tė drejtave tė emigrantėve shqiptarė nga ana e policisė vendase dhe ajo e huaj dhe evidentimi i problemeve kryesore qė hasen nė kėtė pikė kufitare. Metodologjia e ndjekur pėr vėzhgimin e situatės sė tė drejtave tė emigrantėve konstatoi nė realizimin e takimeve tė drejtpėrdrejta me drejtues tė lartė tė policisė, anėtarė tė stafit tė policisė kufitare dhe vėzhgimin nga afėr tė infrastrukturės sė ambjenteve pritėse dhe mjediseve tė tjera pėrreth. Gjithashtu, grupi i vėzhgimit mori takim dhe me emigrantė shqiptarė tė ndaluar pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit.

 

Disa nga pėrfundimet e dala nga vėzhgimi i kryer nė pikėn kufitare tė Kakavijės janė si mė poshtė:

 

  • Pėr shkak tė ardhjes sė emigrantėve shqiptarė pėr kalimin e pushimeve verore pranė familjeve tė tyre, fluksi i lėvizjeve nė pikėn kufitare tė Kakavijės ishte shtuar ndjeshėm. Gjatė fundjavės, fluksi i lėvizjeve tė qytetarėve dyfishohej duke shkaktuar rradhė tė gjata dhe vėshtirėsi tė shumta. Aktualisht, nė shfrytėzim ishin 5 sportele por numri i tyre nė ditėn nė vazhdim pritet tė rritej pėr t’i ardhur nė ndihmė lėvizjes sa mė tė shpejtė tė qytetarėve.

 

  • Infrastruktura e dhomave tė shoqėrimit linte shumė pėr tė dėshiruar dhe nuk plotėsonte as kushtet mė minimale tė qėndrimit. Banjot publike mungonin. Personat e ndaluar pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit qėndronin nė kushte tė rėnda. Ato ndodheshin nė gjendje tė rraskapitur dhe tė lodhur.

 

  • Ndaj tė miturve tė kthyer nuk sigurohej njė trajtim i veēantė nė krahasim me tė personat e tjerė madhorė. Pėr shkak tė mungesės sė ambjenteve tė nevojshme, tė miturit qėndronin nė njė ambjent tė pėrbashkėt me tė rriturit. Ndėrsa gratė qėndronin nė njė ambjent tė veēuar nga personat meshkuj tė kthyer qė nė shumicėn e rasteve ishte njė nga zyrat e personelit tė pikės kufitare.   

 

  • Vihej re mungesė e theksuar e informimit dhe sensibilizimit tė qytetarėve pėr rregullat ligjore tė kalimit tė ligjshėm tė kufirit. Qytetarėt nuk ishin tė ndėrgjegjėsuar pėr pajisjen me pasaportė dhe me vizė tė rregullt tė fėmijėve tė tyre duke filluar qė nga mosha 0 vjeē. Kjo shkaktonte pengesa dhe vėshtirėsi tė shumta sidomos pėr qytetarėt e ardhur nga qytete tė largėta tė vendit. Njė tjetėr shqetėsim i evidentuar ishte mosrespektimi nga ana e emigrantėve shqiptarė i kufizimit pėr tė hyrė dhe pėr tė dalė vetėm njė herė me dokumentin Veveos Blu.

 

  • Pothuajse e gjithė administrata e Drejtorisė sė Policisė sė rrethit tė Gjirokastrės dhe e policisė kufitare ishte e re dhe sapo ishte vendosur nė detyrė. Lėvizjet e herpashershme nga detyra e punonjėsve tė policisė, ndryshimet dhe vendosja e personelit tė ri policor tė patrajnuar nė pozicione tė rėndėsishme sidomos nė njė periudhė tė ngarkuar me fluks emigrantėsh mund tė sjellė vėshtirėsi dhe probleme.

 

  • Nga takimet e realizuara u vėrejt njė angazhim serioz i pėrfaqėsuesve tė policisė kufitare. Personeli policor punonte nė kushte jo tė mira dhe nė njė ngarkesė tė madhe pune.

 

  • Vihej re mangėsira nė njohjen e legjislacionit pėrkatės nga ana e administratės sė policisė kufitare. Kjo pėr shkak tė mungesave tė theksuara nė pajisjen me kuadrin ligjor vendas dhe atė ndėrkombėtar nė kėtė fushė.

 

Nė pėrfundim tė vėzhgimit pėr tė nxitur marrjen e masave konkrete, KShH i prezantoi organeve pėrgjegjėse shtetėrore konkluzionet e dala nga vėzhgimi, disa rekomandime dhe sugjerime kryesore me qėllim pėrmirėsimin e respektimit tė tė drejtave tė emigrantėve shqiptarė dhe personave tė huaj qė kalojnė pėrmes pikės kufitare tė Kakavijės.   

 

 

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007